Banorët e Krushevës mund të përdorin sërish ujin nga ujësjellësi i qytetit për pije dhe nevoja shtëpiake, pas tre analizave laboratorike radhazi që kanë rezultuar të rregullta.
Qendra për Shëndet Publik në Prilep ka konfirmuar se uji është i sigurt nga aspekti bakteriologjik dhe kimik, me nivel të rregullt të klorit.
Pas këtyre rezultateve, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka kryer kontrollin përfundimtar dhe ka hequr ndalesën për përdorimin e ujit nga ujësjellësi i Krushevës.
Ndalimi ishte vendosur më 23 korrik, pasi gjatë një kontrolli rutinë ishin zbuluar baktere fekale në ujë. Ndërkohë, Qendra për Shëndet Publik njofton se uji nga çezmat publike përgjatë rrugës për në Krushevë ende nuk rekomandohet për pije, pasi analizat vazhdojnë të tregojnë ndotje bakteriologjike.

