Sot, duke filluar nga ora 13:00, në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të shpallet aktgjykimi në rastin “Drenica 1”, ku të akuzuar janë Sami Lushtaku dhe shtatë persona të tjerë.
Shpallja e vendimit vjen pas përfundimit të procesit gjyqësor në këtë rast, ndërsa pritet që trupi gjykues të bëjë publik vendimin për të gjithë të akuzuarit.

