Në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, sot duke filluar nga ora 13:30, do të mbahet seanca e radhës gjyqësore në rastin që lidhet me sulmin terrorist në kanalin “Ibër-Lepenc”.
Seanca vjen pas asaj të mbajtur një ditë më parë, gjatë së cilës janë dëgjuar dëshmitë e dëshmitarëve të propozuar në kuadër të procesit gjyqësor.
Gjykimi po vazhdon me administrimin e provave dhe dëgjimin e dëshmitarëve, ndërsa rasti ka të bëjë me sulmin terrorist ndaj infrastrukturës kritike në kanalin “Ibër-Lepenc”.

