By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kapet mall i padeklaruar me vlerë rreth 15 mijë euro në Vërmicë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kapet mall i padeklaruar me vlerë rreth 15 mijë euro në Vërmicë
TOP Momenti

Kapet mall i padeklaruar me vlerë rreth 15 mijë euro në Vërmicë

Momenti
Published: July 27, 2026

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mall të padeklaruar me vlerë të përafërt prej rreth 15 mijë eurosh gjatë një kontrolli rutinor në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë.

Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, rasti ka ndodhur më 23 korrik 2026, kur për kontroll është ndaluar një automjet i tipit Volkswagen që po hynte në Republikën e Kosovës.

Your browser does not support the video tag.

“Bazuar në analizën e rrezikut dhe procedurat standarde të kontrollit, është kryer kontrolli fizik i automjetit, gjatë të cilit janë zbuluar disa thasë të mbushur me mallra të natyrës komerciale, të cilat nuk ishin deklaruar pranë Doganës së Kosovës. Vlera e përafërt e mallrave të zbuluara vlerësohet të jetë rreth 15,000 euro”, thuhet në njoftim.

Dogana bëri të ditur se gjatë intervistimit, drejtuesi i automjetit kishte deklaruar se nuk posedonte mallra apo mjete monetare për t’i paraqitur pranë autoriteteve doganore.

“Gjatë intervistimit nga zyrtari doganor, drejtuesi i automjetit është pyetur nëse posedonte mallra ose mjete monetare për t’i deklaruar pranë autoriteteve doganore, mirëpo ai ka deklaruar se nuk kishte asgjë për të paraqitur”, thuhet më tej.

Sipas Doganës, në përputhje me Kodin Doganor dhe të Akcizave Nr. 08/L-247, mallrat janë ndaluar përkohësisht në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë, ndërsa ndaj rastit janë iniciuar procedurat administrative për përcaktimin e përgjegjësisë dhe ndërmarrjen e masave të parapara me ligj.

Dogana e Kosovës theksoi se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit, mbrojtjen e interesave fiskale të vendit, garantimin e konkurrencës së ndershme dhe parandalimin e kontrabandës, evazionit doganor dhe çdo forme të tregtisë së paligjshme.

Po ashtu, ajo u bëri thirrje të gjithë udhëtarëve dhe operatorëve ekonomikë që të respektojnë detyrimin ligjor për deklarimin e mallrave gjatë hyrjes dhe daljes nga territori doganor i Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

You Might Also Like

Gjykata shpall Aktgjykim për gjuhë të urrejtjes dhe mos durim të grupeve fetare
Krushevë, defekti në aparatin e klorit shkaktoi problemet me ujin
Zbulim me vlerë për trashëgiminë kulturore në Selenicë
Rama ndërpret marrëveshjen me BIRN-in e Jeta Xharrës për shfrytëzimin e hapësirës publike në Grand Hotel
Bastisje në Ohër, zbulohen lëndë narkotike te tre persona

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Kurti kërkon mbështetjen e Francës për integrimin euro-atlantik të Kosovës
TOP Momenti

Kurti kërkon mbështetjen e Francës për integrimin euro-atlantik të Kosovës

July 27, 2026
Haradinaj takohet me ministrin francez, shpalos ofertën e Aleancës për krijimin e institucioneve
TOP Momenti

Haradinaj takohet me ministrin francez, shpalos ofertën e Aleancës për krijimin e institucioneve

July 27, 2026
Kuçi: Masat për ruajtjen e objekteve ortodokse nga Policia e Kosovës propaganda serbe i paraqet si “persekutim”
TOP Momenti

Kuçi: Masat për ruajtjen e objekteve ortodokse nga Policia e Kosovës propaganda serbe i paraqet si “persekutim”

July 27, 2026
Ndërtimet pa leje në zonën e UNESCO-s do të rrënohen, Qyra: Mos ndërtoni në bregun e Liqenit të Ohrit
TOP Momenti

Ndërtimet pa leje në zonën e UNESCO-s do të rrënohen, Qyra: Mos ndërtoni në bregun e Liqenit të Ohrit

July 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?