By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Konjufca: LDK-ja ka vullnet më të madh për bashkëpunim, proceset e brendshme i takojnë asaj
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Konjufca: LDK-ja ka vullnet më të madh për bashkëpunim, proceset e brendshme i takojnë asaj
TOP Momenti

Konjufca: LDK-ja ka vullnet më të madh për bashkëpunim, proceset e brendshme i takojnë asaj

Momenti
Published: July 27, 2026

Pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kryeministri Albin Kurti iu drejtua me letër të gjitha partive që deri dje ishin në opozitë, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje për situatën politike.

Kështu ka deklaruar kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili tha se këtë herë ekziston një interesim më i madh për të shmangur shkuarjen në zgjedhje, krahasuar me proceset e kaluara.

Your browser does not support the video tag.

Sipas tij, vullneti i partive politike për të arritur një marrëveshje është më i sinqertë, gjë që ka çuar edhe në takimet me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“U pa se kësaj radhe ka një interesim tjetër në krahasim me zgjedhjet e kaluara. Vullneti i partive që të mos shkohet në zgjedhje është më i sinqertë”, tha Konjufca.

Ai u shpreh se PDK-ja ka mbajtur të njëjtat qëndrime që i ka pasur edhe më herët, ndërsa për LDK-në tha se ka vërejtur një qasje më bashkëpunuese.

“Sa i përket PDK-së, u pa një gjë e qartë: ata qëndrojnë në pozicionet që i kemi parë edhe më herët. Janë qëndrime të vjetra që i kemi parë edhe gjatë takimit me z. Kurti”, deklaroi ai.

Duke folur për zhvillimet e brendshme në LDK, Konjufca tha se ato janë çështje e kësaj partie dhe se nuk i takon Vetëvendosjes të ndërhyjë në proceset e saj të brendshme.

“LDK-ja e ka autonominë dhe pavarësinë e saj për të vendosur për gjërat e veta të brendshme. Ne nuk jemi këtu për të komentuar apo për t’i këshilluar, sepse LDK-ja është një parti që ekziston prej kohësh dhe besoj se ata dinë t’i rregullojnë punët e veta”, deklaroi ai.

Konjufca shtoi se pas takimit të Kurtit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, dhe presidenten Vjosa Osmani, diskutimi ka pasur një natyrë tjetër, çka, sipas tij, ka rritur optimizmin për një marrëveshje të mundshme.

“Pas takimit të z. Kurti me z. Abdixhiku dhe znj. Osmani ka pasur një tjetër natyrë diskutimi dhe kjo na ka bërë më optimistë që një zgjidhje mund të gjendet së shpejti”, tha Konjufca.

Ai përmendi edhe bllokadën pas zgjedhjeve të dhjetorit, duke thënë se atëherë kishte vlerësuar se qëllimi i disa palëve ishte shkuarja në zgjedhje të reja. /Telegrafi/

You Might Also Like

Videnoviq: “Bota serbe” e Vuçiqit është iluzion i copëtuar, Serbia duhet të largohet nga ndikimi rus
Gashi: Vendimet që merren të enjten në LDK, nuk janë vetëm për sot
ISHP-Maqedoni: Pesë raste të reja me ethet e Nilit Perëndimor të regjistruara në korrik
Ngritët aktakuzë ndaj personit që sulmoi me kallash autobusin në Pagarushë të Malishevës
Jetmir Rexhepi ia merr këngës në PodGo: Nuk do ta lë kulturën deri në fund të jetës

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

LDK thërret Kuvendin e Jashtëzakonshëm, caktohet data
TOP Momenti

LDK thërret Kuvendin e Jashtëzakonshëm, caktohet data

July 27, 2026
​Rihapet shqyrtimi gjyqësor ndaj Milorad Gjokoviqit, i akuzuar për krime lufte
TOP Momenti

​Rihapet shqyrtimi gjyqësor ndaj Milorad Gjokoviqit, i akuzuar për krime lufte

July 27, 2026
VLEN: Sipas një sondazhi të fundit jemi partia e parë te shqiptarët
TOP Momenti

VLEN: Sipas një sondazhi të fundit jemi partia e parë te shqiptarët

July 27, 2026
Abdixhiku takohet me ambasadorin gjerman, diskutojnë për konstituimin e institucioneve të Kosovës
TOP Momenti

Abdixhiku takohet me ambasadorin gjerman, diskutojnë për konstituimin e institucioneve të Kosovës

July 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?