By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Mbi dy vjet zvarritje, D+ publikon gjetjet për tenderin 3.8 milionë euro për sistemin e imazheve mjekësore
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Mbi dy vjet zvarritje, D+ publikon gjetjet për tenderin 3.8 milionë euro për sistemin e imazheve mjekësore
TOP Momenti

Mbi dy vjet zvarritje, D+ publikon gjetjet për tenderin 3.8 milionë euro për sistemin e imazheve mjekësore

Momenti
Published: July 23, 2026

Demokraci Plus (D+) ka evidentuar një sërë problemesh në një procedurë të prokurimit të Ministrisë së Shëndetësisë për furnizimin, implementimin dhe mirëmbajtjen e sistemit PACS, me vlerë të parashikuar prej 3.8 milionë euro.

Ky sistem mundëson ruajtjen, menaxhimin dhe shpërndarjen elektronike të imazheve diagnostikuese, siç janë ato nga rëntgeni, tomografia e kompjuterizuar (CT), rezonanca magnetike (MRI) dhe ekzaminime të tjera mjekësore, duke u mundësuar mjekëve qasje më të shpejtë në rezultatet diagnostikuese.

Your browser does not support the video tag.

Sipas raportit “Kostoja e procedurave të papërfunduara: rivlerësime të përsëritura dhe mungesa e kontratave”, procedura e nisur nga Ministria e Shëndetësisë në nëntor të vitit 2023 kishte për qëllim instalimin e një sistemi digjital për menaxhimin e imazheve mjekësore dhe lidhjen e spitaleve rajonale me Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

D+ thekson se procesi është zvarritur për shkak të ankesave, rivlerësimeve të përsëritura dhe vendimeve të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP).

Sipas raportit, pas publikimit të njoftimit për kontratë, MSh pranoi pesë oferta, por gjatë procesit të vlerësimit një pjesë e operatorëve ekonomikë u eliminuan. Komisioni vlerësues rekomandoi për dhënie të kontratës një ofertë me vlerë rreth 3.3 milionë euro, por vendimi u kundërshtua.

D+ ka konstatuar se “oferta e grupit të operatorëve ekonomikë PACS and Workflow System nuk plotësonte kërkesat e dosjes së tenderit, duke e shpallur atë përfundimisht të papërgjegjshme për disa arsye.”

Në raport thuhet se një prej problemeve ishte mosrespektimi i kërkesave teknike për sistemin PACS, mungesa e dokumentacionit të nevojshëm dhe mospërputhje lidhur me certifikimet e kërkuara.

Raporti i D+: Procedurat e prokurimit prej 22.5 milionë eurosh u shoqëruan me shkelje dhe zvarritje

Sipas D+, procedura u kthye disa herë në rivlerësim pas vendimeve të OShP-së, ndërsa aktiviteti i prokurimit mbeti i bllokuar për një periudhë të gjatë.

“Edhe pas më shumë se dy vjetësh nga publikimi i njoftimit për kontratë, procedura vazhdon të mbetet e papërfunduar, duke vonuar një vendimmarrje përfundimtare dhe duke dëmtuar mundësinë për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore përmes këtij investimi”, thuhet në raport.

Në raport, D+ ka dhënë edhe një sërë rekomandimesh për përmirësimin e procedurave të prokurimit publik.

Organizata rekomandon që autoritetet kontraktuese të emërojnë në komisionet e vlerësimit vetëm persona që përmbushin kërkesat ligjore dhe të shmangin angazhimin e personave në konflikt interesi.

Gjithashtu, kërkohet që vendimet për rishqyrtim të kërkesave të operatorëve ekonomikë të merren në fazën e vlerësimit të ofertave, në mënyrë që të shmangen eliminimet e padrejta dhe ankesat e panevojshme.

Raporti rekomandon po ashtu që ofertat me çmime jonormalisht të ulëta të trajtohen përmes një analize të plotë dhe të dokumentuar, duke verifikuar nëse sqarimet e operatorëve ekonomikë janë në përputhje me ofertat e paraqitura.

Një tjetër rekomandim është që autoritetet kontraktuese të caktojnë afate proporcionale për dorëzimin e ofertave, në përputhje me vlerën dhe kompleksitetin e kontratës, për të garantuar konkurrencë efektive dhe trajtim të barabartë të operatorëve ekonomikë.

D+ gjithashtu kërkon zbatimin efektiv të vendimeve të OShP-së dhe përfundimin në kohë të procedurave të prokurimit, duke shmangur rivlerësimet e përsëritura dhe eliminimet e njëjta që çojnë në zvarritje të pajustifikuara të procedurave.

Raporti përfshin monitorimin e pesë procedurave të prokurimit publik nga disa ministri, me vlerë totale të parashikuar prej 22.5 milionë euro. /Telegrafi/

You Might Also Like

“Ftesa e Përparim Ramës ishte politike”, Halil Thaçi thotë se Obiliqi e ka bërë zgjidhjen për mbeturinat
Analistët për Sejdiun: Marrëveshje e mirë, por votat mbeten sfidë
Modi thirrje Putinit t’i japë fund luftës në Ukrainë
Ushqyerja dhe koha e vakteve mund të ndikojnë në rrezikun e demencës
Pas vapës ekstreme, ekspertët klimatikë: Evropa të përgatitet për reshje të mëdha në shtator

LEXO GJITHASHTU

E zë rryma duke punuar në banesë, humb jetën 27-vjeçari shqiptar
E zë rryma duke punuar në banesë, humb jetën 27-vjeçari shqiptar
TOP Momenti
Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Katër vatra ende aktive
Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Katër vatra ende aktive
TOP Momenti
Zelensky: Putini ende dëshiron që lufta të vazhdojë, shtatori mund të ndryshojë shumë
Zelensky: Putini ende dëshiron që lufta të vazhdojë, shtatori mund të ndryshojë shumë
TOP Momenti
Japonia shënon rritje të lindjeve për herë të parë pas 11 vjetësh
Japonia shënon rritje të lindjeve për herë të parë pas 11 vjetësh
TOP Momenti
PDK i dorëzon sërish kërkesë Deharit për thirrjen e seancës
PDK i dorëzon sërish kërkesë Deharit për thirrjen e seancës
TOP Momenti

You Might Also Like

Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë
TOP Momenti

Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë

September 1, 2026
Kulla për Shehollin: Nuk më çudit aktiviteti i tij në Kosovë, ka edhe shumë të tjerë si ai
TOP Momenti

Kulla për Shehollin: Nuk më çudit aktiviteti i tij në Kosovë, ka edhe shumë të tjerë si ai

September 1, 2026
Salah shënon, asiston ylli i Kombëtares shqiptare
TOP Momenti

Salah shënon, asiston ylli i Kombëtares shqiptare

September 1, 2026
Vrasje e trefishtë në një poligon qitjeje në Malin e Zi
TOP Momenti

Vrasje e trefishtë në një poligon qitjeje në Malin e Zi

September 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?