By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Goditi me gurë dy vetura, arrestohet një person në veri të Mitrovicës – dyshohet edhe për 10 vepra të tjera penale
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Goditi me gurë dy vetura, arrestohet një person në veri të Mitrovicës – dyshohet edhe për 10 vepra të tjera penale
TOP Momenti

Goditi me gurë dy vetura, arrestohet një person në veri të Mitrovicës – dyshohet edhe për 10 vepra të tjera penale

Momenti
Published: July 22, 2026

Policia e Kosovës për rajonin e veriut më 20.07.2026 ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet M.P. (2001), i cili dyshohet se më 10.07.2026 ishte i përfshirë në dy raste të iniciuara në Stacionin Policor Mitrovicë Veri për veprën penale “Dëmtim apo asgjësim i pronës”.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se bazuar në hetimet e zhvilluara, i njëjti dyshohet se ka dëmtuar dy automjete duke i goditur me gurë.

Your browser does not support the video tag.

“Policia ka ndërmarrë veprime operative në terren për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit. Më 14.07.2026 ai kishte arritur t’i shmangej arrestimit. Pas kërkimeve intensive dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, më 20.07.2026 është bërë e mundur lokalizimi dhe arrestimi i tij në qytetin e Mitrovicës së Veriut. Gjatë arrestimit, i dyshuari ka tentuar sërish t’i shmanget arrestimit, por zyrtarët policorë kanë arritur ta neutralizojnë dhe arrestojnë”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se gjatë intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari ka pranuar se ka dëmtuar automjetet në fjalë.

“Personi i arrestuar kishte gjithashtu një urdhërarrest aktiv të lëshuar nga gjykata për veprën penale ‘Kanosje’. Po ashtu, në sistemin policor ai figuron si i dyshuar edhe në 10 raste të tjera penale, përfshirë veprat: ‘Vrasje’, ‘Nxitje e urrejtjes dhe mosdurimit’, ‘Sulm ndaj personit zyrtar’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, të cilat janë në procedurë pranë organeve të drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. /Telegrafi/


You Might Also Like

Një burrë nga Prilepi u gjet i vdekur me plagë në gjoks, shkaktuar nga arma e zjarrit
Arrestohet personi që kërcënoi në Kuvend Ramush Haradinajn
25 vjetori i masakrës së Lubotenit, Ahmeti: Të mos lejojmë që tragjedi të tilla të na përsëriten
Situatë e rëndë në rrethinat e Tiranës, zjarret po përhapen me shpejtësi në kodra dhe pyje
Qeveria në detyrë, ndan 100 mijë euro për DokuFest dhe miraton një sërë emërimesh

LEXO GJITHASHTU

OVL-UÇK dënon kërcënimet ndaj Ramush Haradinajt: Përgëzojmë Policinë dhe Prokurorinë për arrestimin e të dyshuarit
OVL-UÇK dënon kërcënimet ndaj Ramush Haradinajt: Përgëzojmë Policinë dhe Prokurorinë për arrestimin e të dyshuarit
Lajme
Ky është identiteti i personit të arrestuar si i dyshuar për kërcënim ndaj Ramush Haradinajt
Ky është identiteti i personit të arrestuar si i dyshuar për kërcënim ndaj Ramush Haradinajt
Lajme
Arrestohet personi që bëri thirrje për pushkatimin e Ramush Haradinajt
Arrestohet personi që bëri thirrje për pushkatimin e Ramush Haradinajt
Lajme
Pas përleshjeve në Kuvend, Kurti mbledh online Qeverinë në detyrë, marrin disa vendime
Pas përleshjeve në Kuvend, Kurti mbledh online Qeverinë në detyrë, marrin disa vendime
Lajme
PDK njofton për konferencë në ora 7:30 të mëngjesit, s’e tregojnë arsyen
PDK njofton për konferencë në ora 7:30 të mëngjesit, s’e tregojnë arsyen
Lajme

You Might Also Like

Prokuroria nis veprime urgjente pas kërcënimit ndaj Haradinajt në Kuvend
TOP Momenti

Prokuroria nis veprime urgjente pas kërcënimit ndaj Haradinajt në Kuvend

August 12, 2026
MASH: Kemi bashkëpunim të shkëlqyer me organizatat e nxënësve dhe të studentëve
TOP Momenti

MASH: Kemi bashkëpunim të shkëlqyer me organizatat e nxënësve dhe të studentëve

August 12, 2026
Nga “Panda” te rasti Rashkoviq: A po rikthehet modeli i njohur i propagandës së Beogradit?
TOP Momenti

Nga “Panda” te rasti Rashkoviq: A po rikthehet modeli i njohur i propagandës së Beogradit?

August 12, 2026
Policia gjen armatim dhe uniforma me simbole serbe pranë pronave të Nenad Rashkoviqit në Zubin Potok
TOP Momenti

Policia gjen armatim dhe uniforma me simbole serbe pranë pronave të Nenad Rashkoviqit në Zubin Potok

August 12, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?