By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Qeveria miratoi Ribalancin e plotësuar, MF: Sigurohen mjete për mbështetjen e grave fermerë dhe viktimave të dhunës në familje
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Qeveria miratoi Ribalancin e plotësuar, MF: Sigurohen mjete për mbështetjen e grave fermerë dhe viktimave të dhunës në familje
TOP Momenti

Qeveria miratoi Ribalancin e plotësuar, MF: Sigurohen mjete për mbështetjen e grave fermerë dhe viktimave të dhunës në familje

Momenti
Published: July 22, 2026

Qeveria në mbledhjen e saj miratoi Ribalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, ku implementohen amendamentet e miratuara, me të cilat sigurohen mjete shtesë për gratë e angazhuara në aktivitete bujqësore, mjete për krijimin e linjes nacionale SOS për mbështetjen e viktimave të dhunës në familje dhe dhunës gjinore, si dhe mjete për hapjen dhe vënien në funksion të dy qendrave të kujdesit për viktimat e dhunës në familje dhe dhunës gjinore.

Nga Ministria e Financave thonë se propozimi i ribalancit të plotësuar me amendamentet e përfshira pas debatit në Komisionin e Financave dhe Buxhetit në Kuvend dhe ndryshimet e propozuara do të parashtrohet në Kuvend për miratim.

Your browser does not support the video tag.

“Me ribalancin e buxhetit, të ardhurat e përgjithshme planifikohen në nivel prej 379.5 miliardë denarësh. Shpenzimet e përgjithshme janë projektuar në nivel prej 425.8 miliardë denarësh, me ç’rast mjetet shtesë janë destinuar drejt prioriteteve të përcaktuara qartë.
Me ribalancin janë siguruar mjete shtesë për subvencione në bujqësi, më shumë mjete për subvencione në transportin hekurudhor, për mbështetje të sportit, si dhe për standardin e studentëve dhe nxënësve”.

“Gjithashtu, është siguruar mbështetje shtesë për kategoritë e shtresave në nevojë të qytetarëve përmes mjeteve për kompensime sociale, shoqëritë mbrojtëse, kuzhinat popullore dhe masat për deinstitucionalizim, si dhe mjete shtesë për mbrojtjen shëndetësore. Me rebalancin sigurohen mjete shtesë për investime kapitale, në vlerë prej rreth 46 miliardë denarësh, që është rritje për 14.5% krahasuar me buxhetin fillestar. Në të njëjtën kohë, shpenzimet për mallra dhe shërbime janë zvogëluar”, thonë nga MF.

Me ribalancin, deficiti buxhetor është projektuar në nivel prej 46.3 miliardë denarësh, ose 4.1% e PBB-së. Rritja ekonomike është projektuar në nivel prej 3.5%.

You Might Also Like

Rama për dënimin e Sveçlës: Ministri që garanton rendin, u shpall fajtor për shkeljen e tij
​Vetëm 55.1% e kandidatëve kalojnë afatin e dytë të Maturës Shtetërore 2026
Arlinda Hasani Sinani është zv. guvernatore e re e Bankës Popullore të RMV-së
Haxhiu liron nga detyra 18 gjyqtarë serbë që kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022
Gashi Isufajt: Ka kaluar koha kur anëtarët kanë raportuar para kryeprokurorit, u përgjigjesh pyetjeve të anëtarëve

LEXO GJITHASHTU

Sadiku tregon pse u rreshtua pro Presidentit: S’jam përkrahës i Kurtit, as s’jam armik i 6 deputetëve që refuzuan marrëveshjen
Sadiku tregon pse u rreshtua pro Presidentit: S’jam përkrahës i Kurtit, as s’jam armik i 6 deputetëve që refuzuan marrëveshjen
Lajme
Përparim Rama për Sveçlën: Ai që duhet të garantojë rendin u shpall fajtor për shkeljen e tij, e turpshme
Përparim Rama për Sveçlën: Ai që duhet të garantojë rendin u shpall fajtor për shkeljen e tij, e turpshme
Lajme
Si e “paralajmëroi” Abdixhikun për situatën në LDK deputeti i VV’së një ditë para marrëveshjes
Si e “paralajmëroi” Abdixhikun për situatën në LDK deputeti i VV’së një ditë para marrëveshjes
Lajme
Isufaj i përgjigjet pyetjeve të anëtares së KPK-së për “rrjedhje informacionesh”: Integritetin tim s’e shes për kurrgjë, kjo po më kushton
Isufaj i përgjigjet pyetjeve të anëtares së KPK-së për “rrjedhje informacionesh”: Integritetin tim s’e shes për kurrgjë, kjo po më kushton
Lajme
Përplasje në KPK, Krasniqi e pyet Blerim Isufajn: Pse i shkove në zyrë Besim Kelmendit dhe i kërkove postin e Kryeprokurorit të Shtetit?
Përplasje në KPK, Krasniqi e pyet Blerim Isufajn: Pse i shkove në zyrë Besim Kelmendit dhe i kërkove postin e Kryeprokurorit të Shtetit?
TOP Momenti

You Might Also Like

Çka pas gjashtë votave të LDK-së kundër Sejdiut?
TOP Momenti

Çka pas gjashtë votave të LDK-së kundër Sejdiut?

September 2, 2026
Kompania “Balkan Energy” LLC – njoftim për likuidim, 02.09.2026
TOP Momenti

Kompania “Balkan Energy” LLC – njoftim për likuidim, 02.09.2026

September 2, 2026
Janevska: Në ditët e nxehta shkollat duhet të respektojnë protokollet, orët shkurtohen vetëm në fazën e verdhë
TOP Momenti

Janevska: Në ditët e nxehta shkollat duhet të respektojnë protokollet, orët shkurtohen vetëm në fazën e verdhë

September 2, 2026
Shefi i ri i BE-së në Kosovë nis mandatin, Schuebel: Koha për institucione funksionale
TOP Momenti

Shefi i ri i BE-së në Kosovë nis mandatin, Schuebel: Koha për institucione funksionale

September 2, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?