By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Shtete që vrasin
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Shtete që vrasin
TOP Momenti

Shtete që vrasin

Momenti
Published: July 21, 2026

Tre të vdekur në një autostradë pa sinjalistikë afër Shkupit dhe mbi 3000 të helmuar nga ujësjellësi në Gostivar – këta dy shembuj nuk janë të vetmit në Ballkan, ku papërgjegjësia e autoriteteve del vazhdimisht në sipërfaqe.

Nëse është plotësisht e vërtetë ajo që po raportojnë mediat për vdekjen e tre njerëzve nga Kosova në Maqedoninë e Veriut, atëherë kemi të bëjmë me një krim. Me një krim të paramenduar. Me një krim shtetëror.

Your browser does not support the video tag.

Sipas raportimeve të mediave, banorëve të fshatit Bllacë dhe familjarëve të viktimave, aksidenti fatal ndodhi si pasojë e mungesës së sinjalistikës. Televizioni Alsat njofton se rruga, si në pjesën e epërme, ashtu edhe në hyrje të autostradës, “nuk ka asnjë shenjë që tregon se hyrja është e ndaluar”.

Qeveria e Kosovës duhet të kërkojë një hetim të pavarur, të paanshëm dhe transparent për këtë aksident tragjik. Tre njerëz ishin nisur nga Kosova për të marrë një familjare në Aeroportin e Shkupit. Tani po kthehen në arkivole.

Your browser does not support the video tag.

Papërgjegjësia e autoriteteve në punët publike kudo në Ballkan është alarmante. Dhe shpesh është vdekjeprurëse.

Në janar të vitit 2024, një pjesë e pullazit të ndërtesës së Komunës së Prishtinës në Dragodan u rrëzua si pasojë e erërave të forta dhe plagosi rëndë një vajzë 23-vjeçare. Ekspertët konstatuan se objekti ishte ndërtuar jashtë standardeve.

Pallati i Drejtësisë në Prishtinë u inaugurua me solemnitet dhe pompozitet në vitin 2014. Që atëherë nuk kanë reshtur problemet: dimrit mban acar, verës shndërrohet në saunë. Për shkak të temperaturave të larta, disa punonjës me sëmundje kronike janë liruar nga puna. Por kjo nuk është zgjidhje.

Pakujdesia, papërgjegjësia, mungesa e kontrollit dhe e inspektimeve kushtojnë shtrenjtë – me jetë njerëzish dhe me miliona euro nga buxheti. Për vite me radhë kemi parë se autostrada që lidh Kosovën me Shqipërinë nuk është mirëmbajtur si duhet dhe sidomos natën kalimi nëpër të ka qenë një aventurë e rrezikshme. Jo të gjitha, por një pjesë e aksidenteve në rrugët e Kosovës do të mund të ishin shmangur po të ishte infrastruktura në nivelin e duhur. Nuk është. Dhe për këtë ka një adresë përgjegjëse: qeveria e këtij vendi.

Një shembull tjetër i papërgjegjësisë institucionale duket të jetë edhe helmimi i mbi 3000 qytetarëve të Gostivarit nga uji i ujësjellësit. Të hënën u arrestuan tre drejtues të Ndërmarrjes Publike “Komunalec”. Masa lidhet me dyshimet për ndotjen e ujit në sistemin e furnizimit të qytetit. Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ndaloi konsumimin e ujit në këtë komunë me shumicë shqiptare pasi qindra qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore për shkak të problemeve me stomakun. Në Gostivar tashmë është shpallur gjendje epidemike.

Më 1 nëntor 2024, në Novi Sad u shemb një pjesë e strehës së stacionit hekurudhor. Si pasojë humbën jetën 16 njerëz të pafajshëm. Rikonstruksioni i stacionit ishte kryer nga një kompani kineze me nënkontraktorë lokalë. Për mijëra qytetarë të Serbisë është e qartë se kjo tragjedi është pasojë e korrupsionit, keqqeverisjes dhe nepotizmit të Partisë Progresive Serbe (SNS), partisë së presidentit Aleksandar Vuçiq.

Afera e ashtuquajtur e inceneratorëve në Shqipëri rezultoi të ishte një skemë gjigante për plaçkitjen e buxhetit të shtetit. Vetëm projekti i inceneratorit të Tiranës u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë mbi 100 milionë euro, ndërsa objekti nuk u ndërtua kurrë. Paratë, natyrisht, përfunduan në xhepat e banditëve. Dëmin e paguajnë qytetarët. Plehrat nuk trajtohen sipas standardeve europiane. Kjo ka pasoja për shëndetin publik, cilësinë e ajrit dhe të ujit. Por kush bëhet merak në Ballkan për “detaje” të tilla?

Prej vitesh në Kosovë përsëriten aksidentet fatale në kantieret e ndërtimit. Punëtorët vdesin njëri pas tjetrit. Vetëm të hënën, Inspektorati Qendror i Punës ndaloi punimet në 13 vendpunishte në komunat e Prishtinës dhe Fushë Kosovës. Arsyeja ishte mungesa e masave elementare të sigurisë.

“Gjatë këtyre inspektimeve janë konstatuar shkelje të rënda të dispozitave ligjore, të cilat paraqesin rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e punëtorëve”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit.

Në Ballkan tragjeditë shpesh nuk janë fatkeqësi natyrore. Ato janë pasojë e korrupsionit, e papërgjegjësisë, e neglizhencës dhe e mungesës së llogaridhënies. Kur shteti nuk vendos sinjalistikë, nuk kontrollon cilësinë e ujit, nuk mbikëqyr ndërtimet dhe nuk mbron punëtorët, ai e ngarkon veten me faj për tragjeditë e përditshme. /Telegrafi/

You Might Also Like

Erërat e forta shkaktojnë dëme edhe në bletari në Klinë
LSDM: Mickoski po kërkon alternativë ndaj Evropës, siç është Rusia, Kina dhe India
Mediat serbe dezinformojnë për rrënimin e vilave ilegale në Ujman, aksionin e paraqesin si të drejtuar kundër serbëve
Conference League: Drita luan përballë skuadrës nga Malta
ASH: Sipas rezultateve të fundit mikrobiologjike situata në Gostivar është në përmirësim dhe në proces të stabilizimit

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Rrëzohet minarja e xhamisë në Plluzhinë të Skenderajt nga erërat e fuqishme
TOP Momenti

Rrëzohet minarja e xhamisë në Plluzhinë të Skenderajt nga erërat e fuqishme

July 21, 2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti pas rrëshqitjes në ballkon gjatë motit të lig, lëndohen edhe dy persona
TOP Momenti

Vdes një 61-vjeçar në Viti pas rrëshqitjes në ballkon gjatë motit të lig, lëndohen edhe dy persona

July 21, 2026
Kjo është gjendja e të lënduarës në aksidentin tragjik në Komoran
TOP Momenti

Kjo është gjendja e të lënduarës në aksidentin tragjik në Komoran

July 21, 2026
​Stuhi në komunën e Suharekës, dëme në qytet dhe fshatra
TOP Momenti

​Stuhi në komunën e Suharekës, dëme në qytet dhe fshatra

July 21, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?