By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Mulolli: Nuk duhet të formohet qeveria pa marrëveshje për presidentin, mund të kërkohet një dakordim më i gjerë politik
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Mulolli: Nuk duhet të formohet qeveria pa marrëveshje për presidentin, mund të kërkohet një dakordim më i gjerë politik
Lajme

Mulolli: Nuk duhet të formohet qeveria pa marrëveshje për presidentin, mund të kërkohet një dakordim më i gjerë politik

Momenti
Published: July 20, 2026

Fitim Mulolli – Drejtor i “POLCON” ka thënë se rezultati i zgjedhjeve ka prodhuar një shumicë të mjaftueshme për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së ardhshme të Kosovës, por sipas tij sfida kryesore mbetet zgjedhja e presidentit.

Duke folur në emisionin “Five”, Mulolli ka deklaruar se koalicioni i krijuar nga rezultati zgjedhor i ka votat e nevojshme për zgjedhjen e kryetarit ose kryetares së Kuvendit.

“Rezultati zgjedhor ka prodhuar një koalicion që ka votat e mjaftueshme për të kaluar kryetarin apo kryetaren e parlamentit me një seancë të vetme dhe të shumtë. Në anën tjetër, zgjedhjet prodhuan një shumicë të mjaftueshme për qeverinë e ardhshme të Republikës së Kosovës”, ka thënë Mulolli.

Your browser does not support the video tag.

Megjithatë, ai ka vlerësuar se çështja më e ndërlikuar mbetet zgjedhja e presidentit, duke theksuar se nuk duhet të ketë nxitim në formimin e institucioneve pa një marrëveshje politike.

“Ne të gjithë e dimë se aty ku kemi ngecur dhe mund të ngecim është tek çështja e presidentit apo presidentes. Konsituimi i Kuvendit nuk është urgjent dhe mendoj që një vendim i matur do të ishte që të mos emërohet qeveria pa pasur një marrëveshje politike për presidentin”, është shprehur ai.

Your browser does not support the video tag.

Sipas Mulollit, sistemi kushtetues dhe praktika politike e bëjnë të domosdoshme një marrëveshje më të gjerë për zgjedhjen e kreut të shtetit.

“Sistemi kushtetues dhe aspekti praktik e bëjnë të domosdoshme një marrëveshje më të gjerë politike për zgjedhjen e presidentit. Seanca konstituive mund të organizohet nesër, edhe qeveria mund të zgjidhet, por do të ngecim te presidenti”, ka deklaruar ai.

Ai ka paralajmëruar se nëse qeveria formohet pa një dakordim paraprak për presidentin, mund të humben disa mundësi për arritjen e një marrëveshjeje më të gjerë politike.

“Nëse ngutemi me themelimin e qeverisë pa pasur një marrëveshje për presidentin, do të humbin edhe disa opsione shtesë që do të ndihmonin në zgjedhjen e presidentit. Një prej tyre do të ishte një marrëveshje e zgjeruar, ku ndonjërës prej partive opozitare mund t’i ofrohej një qasje në qeveri, në mënyrë që të kemi një koalicion më të qëndrueshëm dhe të mos ketë zgjedhje të reja para katër vitesh”, ka thënë Mulolli.

Ai ka theksuar se afatet kohore janë një ndër arsyet kryesore pse duhet të ketë kujdes në hapat institucionalë.

“Arsyeja kryesore është afati kohor. 60-ditëshi nuk mund të shtyhet. Konstituimi i Kuvendit mund të shtyhet deri në një datë afër afatit 30-ditor, në mënyrë që të lejohet edhe opsioni i 25-30 ditëve të tjera”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje nuk do të duhej të ngutë me emërimin e qeverisë pa arritur një marrëveshje më të gjerë politike.

“LVV nuk do të ngutet me emërimin e qeverisë deri sa të ketë një marrëveshje më të gjerë politike që lejon hapësirë për të akomoduar interesat e njërës parti politike opozitare dhe për ta kaluar këtë çështje”, ka përfunduar Mulolli.

 

 

 

source

You Might Also Like

Zemaj: Obligim statutar mbledhja e nënshkrimeve, 1/3 e delegatëve mund të thërrasin mbledhje të jashtëzakonshme
Zemaj: Kuvendi i LDK-së duhet të mbahet sa më shpejt, kërkesa është për ndryshimin e kryetarit
Houthi-ët e Jemenit kërcënojnë me mbylljen e Bab el-Mandeb në embargo ndaj Arabisë Saudite
Zemaj i bën thirrje kryetarit të LDK-së të thërrasë Kuvendin e Jashtëzakonshëm: T’i hapim rrugë fitoreve të partisë
Mushkolaj: Thirrja e seancës do të shtyhet deri në afatin kushtetues, me logjikën se do të zgjidhet gjithçka

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Rusia dhe Ukraina sulmojnë njëra-tjetrën me dronë
Lajme

Rusia dhe Ukraina sulmojnë njëra-tjetrën me dronë

July 21, 2026
Rritet në 10 numri i viktimave nga sulmi rus ndaj një anijeje mallrash në Odesë
Lajme

Rritet në 10 numri i viktimave nga sulmi rus ndaj një anijeje mallrash në Odesë

July 21, 2026
Një grua humb jetën, katër persona lëndohen në aksidentin në Shushicë të Istogut
Lajme

Një grua humb jetën, katër persona lëndohen në aksidentin në Shushicë të Istogut

July 21, 2026
Mbi 900 viktima nga Ebola në Kongo, mbi 2.300 raste të konfirmuara
Lajme

Mbi 900 viktima nga Ebola në Kongo, mbi 2.300 raste të konfirmuara

July 21, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?