Avokati, Adrian Ibrahimi ka kritikuar mundësinë e revokimit të dorëheqjeve, duke e cilësuar si një çështje absurde, veçanërisht kur bëhet fjalë për vendime të marra para disa vitesh.
Ibrahimi, duke komentuar zhvillimet politike, ka thënë se dorëheqjet nuk mund të rikthehen pas një periudhe kaq të gjatë kohore.
“Revokimi i dorëheqjeve, sidomos pas një periudhe prej katër vitesh, është një çështje absurde. Një veprim i tillë do të krijonte një precedent shumë të rrezikshëm, i cili në të ardhmen do të mund të keqpërdorej edhe në situata të tjera. Kjo mënyrë e marrjes së vendimeve do të ishte problematike”, ka deklaruar Ibrahimi.
Sipas tij, një veprim i tillë do të krijonte paqartësi dhe do të ngrinte dilema për vlefshmërinë e vendimeve politike dhe institucionale.

