By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Pushteti i skandaleve, protesta e qytetarëve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Pushteti i skandaleve, protesta e qytetarëve
TOP Momenti

Pushteti i skandaleve, protesta e qytetarëve

Momenti
Published: July 9, 2026

Që prej ditës së parë të protestës, makineria e propagandës së pushtetit është përpjekur që ta delegjitimojë atë. Fillimisht me etiketime, më pas me teori konspirative, e së fundmi me qarkullimin e mesazheve që pretendojnë se protesta do të ndërpritet apo do të shtyhet për në vjeshtë. Objektivi është i qartë: të krijohet konfuzion, të demoralizohen protestuesit dhe të zhvendoset debati nga arsyet e protestës te vetë protesta.

Por, kjo është vetëm simptoma e një sëmundje të rëndë. Kemi një pushtet që po përpiqet që të kontrollojë narrativën e protestës. Ky fakt na dëshmon se beteja nuk zhvillohet më vetëm në terrenin politik, por edhe në atë informativ. Pikërisht këtu fillon historia e pushtetit të skandaleve.

Your browser does not support the video tag.

Shqipëria, prej më shumë se një dekade, në vend që ta shkruaj historinë përmes reformave po e shkruan përmes skandaleve. Viti pas viti ndryshojnë emrat, por jo modeli.

Nga CEZ-i te inceneratorët. Nga PPP-të te kullat. Nga Porti i Durrësit te investitorët strategjikë. Nga ndërtimi i rrugëve të arta te shitja e pasurive natyrore kombëtare. Nga patronazhistët te rrjedhja e të dhënave personale. Nga dosjet e manipulimit zgjedhor te AKSHI dhe cenimi i sigurisë kombëtare.

Çdo vit ka pasur aferën e vet. Çdo aferë ka prodhuar një tjetër. Dhe çdo skandal mbulohet nga skandali pasardhës.

Ky është modeli i qeverisjes. Pushteti kontrollon njëkohësisht vendimmarrjen politike, administratën, planifikimin urban, lejet e ndërtimit, fondet publike dhe narrativën mediatike. Këtu transparenca nuk është rregulli. Ajo është përjashtimi.

Institucionet nuk veprojnë si mekanizma kontrolli. Institucionet janë mekanizma formalizimi të vendimeve të marra diku tjetër. Demokracia nuk matet nga numri i zgjedhjeve që zhvillohen, por nga aftësia e institucioneve për t’i vendosur kufij pushtetit.

Shteti i së drejtës nuk provohet duke ndëshkuar qytetarin e zakonshëm. Ai testohet duke hetuar pa frikë pushtetin.

Pyetja që shtrohet këtu nuk është sa skandale ka prodhuar kjo qeverisje. Pyetja është më e dramatike: si ka mundësi që një vend të prodhojë kaq shumë skandale, ndërsa përgjegjësia politike nuk ekziston?

Pikërisht këtu fillon kriza e vërtetë e republikës. Duke i parë gjërat më në thellësi, ajo që po ndodh sot në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor nuk mund të lexohet thjesht dhe vetëm si një krizë klasike e korrupsionit apo e kapjes së institucioneve.

Studime të ndryshme e përshkruajnë këtë fazë si shfaqje të “autokracive digjitale”. Këtu kontrolli politik nuk ushtrohet më përmes censurës së hapur apo dhunës fizike, por përmes arkitekturës së informacionit.

Sot përdoret mbikëqyrja teknologjike, sistemet e kamerave inteligjente dhe inteligjenca artificiale. Rritja e kapaciteteve të përgjimit digjital, si dhe përdorimi i mjeteve të sofistikuara të manipulimit në rrjetet sociale, kanë krijuar një hapësirë publike ku informacioni është i bollshëm, ndërkohë e vërteta bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’u filtruar.

Në këtë model, dezinformimi nuk është vetëm importi i jashtëm. Ai është edhe prodhim i brendshëm politik. Një produkt i lidhur me nevojën për të kontrolluar agjendën publike dhe për të zhvendosur vëmendjen nga konfliktet e brendshme të pushtetit.

Kjo është ajo që disa raporte ndërkombëtare e përshkruajnë si “zonë gri demokratike”. Një sistem ku zgjedhjet ekzistojnë, por infrastruktura digjitale dhe komunikative e shtetit dhe aktorëve politikë e bën ndryshimin real të pushtetit gjithnjë e më të vështirë.

Ironia është se sot edhe përballë një proteste masive, pushteti flet me gjuhën e përçarjes. Demokracia nuk funksionon duke i ndarë qytetarët në të mirë dhe të këqij sipas qëndrimit ndaj qeverisë. Demokracia funksionon kur ka qytetar aktiv dhe të përgjegjshëm. Pikërisht, krijimi i kësaj kulture qytetare demokratike duhet të jetë trashëgimia më domethënëse e Revolucionit Flamingo.

Demokracia funksionon kur pushteti dëgjon kritikën, pranon përgjegjësinë dhe u përgjigjet pyetjeve me institucione e transparencë, jo me etiketime. Zemërimi i qytetarëve nuk shuhet duke tjetërsuar emrin e kundërshtarit. Zemërimi shuhet vetëm duke trajtuar thelbin e arsyeve që e kanë prodhuar atë.

Shteti ka monopolin e përdorimit të forcës. Pikërisht për këtë arsye standardi që i kërkohet organeve të rendit dhe sigurisë është më i lartë. Demokracia nuk testohet kur gjithçka është e qetë. Demokracia testohet në kohë krize. Pikërisht atëherë shihet nëse shteti i zbaton ndaj vetes të njëjtat standarde që u kërkon qytetarëve.

Mandati elektoral është themeli i qeverisjes demokratike. Ai është fillimi nuk është fundi i demokracisë. Ndërmjet dy zgjedhjeve parlamentare ekzistojnë mekanizma të ndërmjetëm. Llogaridhënia, dialogu publik, përgjegjësia politike dhe protestat janë pjesë e këtyre mekanizmave demokratike.

Në demokraci ekziston gjithmonë një rrezik. Rreziku që qytetarët të mos e kuptojnë qeverinë, ose që qeveria të mos i kuptojë qytetarët. Ne kemi qindra mijëra njerëz që po protestojnë tashmë prej muajsh. Në tilla kushte një qeveri normale demokratike nuk pyet vetëm “pse protestojnë?”, “kush proteston?”, por “pse nuk kemi dëgjuar?”.

Çështja e narkotrafikut dhe rolit të institucioneve shqiptare nuk është më vetëm një problem kriminal. Ai është tashmë një problem i strategjik i sigurisë kombëtare amerikane.

Shqipëria po diskutohet në Kongresin e ShBA-së për rrezikun e madh që mbart korrupsioni dhe krimi i organizuar. Alarmi është ngritur, sepse dobësimi i institucioneve demokratike mund të cenoj një aleat të NATO-s.

Pushteti që shkëputet nga drejtësia dhe vetëpërmbajtja, mund të fitojë beteja, por do të humbasë historinë. Sot, Shqipëria gjendet në një udhëkryq historik. Kjo sfidë duhet kthyer në forcë. Në një mundësi të artë për konsolidimin e shtetit të së drejtës.

You Might Also Like

LVV-ja kritikon kushtet në shkollën “Ismail Qemali”: Fëmijët në banka, mbeturinat nëpër klasa
Presidenca: Kryetari i ri i Kuvendit do të marrë postin e ushtruesit të detyrës së presidentit
Fëmija që u godit me thikë në Çair është ende në gjendje kritike
Agjencia e inteligjencës daneze paralajmëron se Rusia po përgatit “në mënyrë aktive” akte sabotimi
Kompania “EnArch” LLC – njoftim për likuidim, 03.09.2026

LEXO GJITHASHTU

Ministri kërcënon Iranin: Do të godasim infrastrukturën energjetike nëse sulmohet Izraeli
Ministri kërcënon Iranin: Do të godasim infrastrukturën energjetike nëse sulmohet Izraeli
Lajme
Ambasada e SHBA për “optimizimin” e forcave të KFOR-it: Të koordinohet ngushtë me të gjitha palët
Ambasada e SHBA për “optimizimin” e forcave të KFOR-it: Të koordinohet ngushtë me të gjitha palët
Lajme
Kurti në podcast me gjeneralin francez: Njerëzit në Kosovë e ndjejnë vetën autoktonë, që vijnë nga ilirët e lashtë
Kurti në podcast me gjeneralin francez: Njerëzit në Kosovë e ndjejnë vetën autoktonë, që vijnë nga ilirët e lashtë
Lajme
Qëlloi me armë në ajër nga vetura, arrestohet i dyshuari në Klinë, policia sekuestron revole a karikator
Qëlloi me armë në ajër nga vetura, arrestohet i dyshuari në Klinë, policia sekuestron revole a karikator
Lajme
Përplasjet në LDK, ish-deputeti Baxhaku i reagon Janina Ymerit: Po e tepron me arrogancë
Përplasjet në LDK, ish-deputeti Baxhaku i reagon Janina Ymerit: Po e tepron me arrogancë
TOP Momenti

You Might Also Like

Filipçe: Do të kërkojmë sërish që paga minimale të jetë 600 euro
TOP Momenti

Filipçe: Do të kërkojmë sërish që paga minimale të jetë 600 euro

September 3, 2026
Azemi: Në shkollën“Ismail Qemali” u tentua të ndërhyhet në grevë, punëtorët teknikë janë qe 45 ditë pa paga
TOP Momenti

Azemi: Në shkollën“Ismail Qemali” u tentua të ndërhyhet në grevë, punëtorët teknikë janë qe 45 ditë pa paga

September 3, 2026
Ymeri: Në videot propagandistike të LVV-së do ta shihni edhe Abdixhikun duke sulmuar deputetët e tij
TOP Momenti

Ymeri: Në videot propagandistike të LVV-së do ta shihni edhe Abdixhikun duke sulmuar deputetët e tij

September 3, 2026
Vazhdojnë përplasjet në LDK, Ymeri: Në videot propagandistike të VV-së do të shihni edhe deklaratat e Abdixhikut duke sulmuar deputetët e partisë së tij
TOP Momenti

Vazhdojnë përplasjet në LDK, Ymeri: Në videot propagandistike të VV-së do të shihni edhe deklaratat e Abdixhikut duke sulmuar deputetët e partisë së tij

September 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?