By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Paralajmërimi se mund të humben 40 milionë euro, KE: Ende nuk ka vendim për pezullimin e fondeve për Kosovën
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Paralajmërimi se mund të humben 40 milionë euro, KE: Ende nuk ka vendim për pezullimin e fondeve për Kosovën
TOP Momenti

Paralajmërimi se mund të humben 40 milionë euro, KE: Ende nuk ka vendim për pezullimin e fondeve për Kosovën

Momenti
Published: July 8, 2026

Komisioni Evropian ka bërë të ditur se ende nuk është marrë asnjë vendim për pezullimin e fondeve për Kosovën në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje.

“Kur bëhet fjalë konkretisht për Kosovën deri më tani nuk është marrë asnjë vendim për pezullimin e financimit”, thuhet në përgjigjen e një zëdhënësi të Komisionit Evropian për Telegrafin.

Your browser does not support the video tag.

Përgjigjja vjen pasi kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, deklaroi se Kosova rrezikon të humbë mbi 40 milionë euro nga Plani i Rritjes për shkak të mosrealizimit me kohë të disa reformave, duke theksuar se shkak për këtë është bllokada në Kuvend.

Komisioni Evropian sqaroi se Instrumenti për Reforma dhe Rritje është i bazuar në performancë dhe se fondet disbursohen vetëm pasi reformat të jenë zbatuar plotësisht.

Your browser does not support the video tag.

“Instrumenti për Reforma dhe Rritje është një instrument i bazuar në performancë, ku fondet lirohen vetëm pasi reformat të jenë zbatuar plotësisht”, thuhet në përgjigje.

Sipas Komisionit, deri më tani është shënuar progres i konsiderueshëm në zbatimin e reformave.

“Ne tashmë shohim progres domethënës: 78% e reformave në tri raundet e para të raportimit tregojnë ose përmbushje të plotë ose të paktën një nivel progresi, ndërsa vetëm 22% kanë mbetur pa përparim”, ka theksuar zëdhënësi i Komisionit Evropian.

Zulfaj për humbjen e mbi 40 milionë eurove nga BE-ja: Shkak është bllokada në Kuvend

Komisioni rikujtoi se, në rast se kushtet për pagesë nuk përmbushen sipas afateve të përcaktuara në Agjendën e Reformave, ai mund të mbajë pezull një pjesë ose tërësinë e fondeve përkatëse.

“Në përputhje me rregulloren për Instrumentin për Reforma dhe Rritje, kur një kusht për pagesë nuk përmbushet sipas afatit orientues të paraparë në Agjendën e Reformave, Komisioni mund të mbajë pezull një pjesë ose tërësinë e fondeve që i korrespondojnë atij kushti”, thuhet më tej në përgjigjen për Telegrafin.

Tutje, zëdhënësi bëri të ditur se përfituesit kanë një periudhë shtesë për përmbushjen e reformave.

“Përfituesit kanë një vit kohë për t’i përmbushur kushtet përpara se fondet të rishpërndahen. Gjatë vitit të parë të zbatimit, përfituesit kanë gjithsej dy vjet kohë për të ndërmarrë veprime përpara se fondet të rishpërndahen”, ka deklaruar ai.

Sipas Komisionit, periudha shtesë për hapat që duhej të përmbusheshin deri në mesin e vitit 2025 ka përfunduar më 30 qershor 2026, ndërsa për hapat e tjerë që duhej të përmbusheshin në fund të vitit 2024 dhe gjatë vitit 2025, afati përfundon në fund të vitit 2026.

Komisioni njoftoi se tani do të kryejë një vlerësim gjithëpërfshirës për të gjithë përfituesit e Planit të Rritjes.

“Siç theksohet në rregullore, kur hapat e reformave nuk përmbushen dhe periudha shtesë ka skaduar, fondet përkatëse mund të rishpërndahen te përfituesit e tjerë. Për hapat që kishin afat më 30 qershor 2026, Komisioni tani do të kryejë një vlerësim gjithëpërfshirës dhe objektiv për të gjithë përfituesit”, thuhet mes tjerash në përgjigjen e KE-së për Telegrafin.

Komisioni Evropian shtoi se për reformat që ende mbulohen nga periudha shtesë, partnerët duhet të intensifikojnë përpjekjet për zbatimin e tyre.

“Për hapat e tjerë që ende mbulohen nga periudha shtesë, Komisioni po u bën thirrje partnerëve të intensifikojnë përpjekjet për zbatimin në kohë të reformave para periudhave të ardhshme të raportimit. Reformat duhet të mbeten prioritet për përfituesit, në mënyrë që të përfitojnë maksimalisht nga ajo që ofron Plani i Rritjes”, kanë deklaruar nga Komisioni Evropian.

Kujtojmë se kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, në një konferencë për media kishte paralajmëruar se Kosova rrezikon të humbë mbi 40 milionë euro nga Plani i Rritjes për shkak të mosrealizimit me kohë të disa reformave.

Sipas tij, nga 13 hapat e Agjendës së Reformave që kishin afat shtesë deri më 30 qershor 2026, shtatë janë zbatuar, ndërsa gjashtë nuk janë përmbushur plotësisht.

Zulfaj tha se pesë nga këta hapa kërkonin miratimin e ligjeve në Kuvend, ndërsa njëri kishte të bënte me miratimin e Strategjisë për Luftimin e Krimit të Organizuar, e cila, sipas tij, nuk mund të miratohej nga një qeveri në detyrë.

Ai theksoi se pothuajse të gjithë hapat që nuk u realizuan brenda afatit lidhen me mosfunksionimin e Kuvendit, duke vlerësuar se kostoja e mosrealizimit në kohë të tyre llogaritet në mbi 40 milionë euro.

Megjithatë, Zulfaj sqaroi se shifra përfundimtare do të përcaktohet nga Komisioni Evropian, i cili do të vlerësojë edhe nëse do të merren parasysh nënhapat që janë zbatuar.

Zulfaj bëri të ditur se më 15 korrik Kosova do t’ia dorëzojë Komisionit Evropian raportin e katërt gjashtëmujor për zbatimin e Agjendës së Reformave, së bashku me kërkesën e parë për lirimin e fondeve për hapat e përmbushur deri në fund të qershorit.

Ai shtoi se, sipas vlerësimit paraprak të institucioneve, deri tani janë zbatuar 18 hapa të reformave, ndërsa vendimin përfundimtar për disbursimin e fondeve do ta marrë Komisioni Evropian brenda 90 ditëve nga dorëzimi i kërkesës. /Telegrafi/

You Might Also Like

Çfarë i ndodh në të vërtetë trupit tuaj kur fluturoni me aeroplan?
Raporti i OSBE-së zbulon sfidat që po ngadalësojnë drejtësinë për krimet e luftës
Trump: Armëpushimi me Iranin ka marrë fund, nuk dua të merrem më me ta
Lojëra fati dhe drogë, arrestohen tre persona në Fushë-Krujë, mes tyre një punonjës policie
Cakolli: Nga nesër nisin afatet kushtetuese për formimin e institucioneve të reja

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë
TOP Momenti

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

July 8, 2026
Aksident trafiku në Gostivar, lëndohet një person
TOP Momenti

Aksident trafiku në Gostivar, lëndohet një person

July 8, 2026
KQZ-ja certifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit
TOP Momenti

KQZ-ja certifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

July 8, 2026
“Ëndrra është ende gjallë”, Granit Xhaka reagon në rrjetet sociale pas kualifikimit në çerekfinale të Kupës së Botës
TOP Momenti

“Ëndrra është ende gjallë”, Granit Xhaka reagon në rrjetet sociale pas kualifikimit në çerekfinale të Kupës së Botës

July 8, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?