By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Shërbëtorët e popullit me jetë luksoze
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Shërbëtorët e popullit me jetë luksoze
TOP Momenti

Shërbëtorët e popullit me jetë luksoze

Momenti
Published: July 8, 2026

Më vjen një ndjenjë neverie dhe mjerimi për disa analistë, profesorë, apo moralistë që hapur apo tërthorazi, si hiena ose si dhelpra, bëjnë sikur nuk kuptojnë dhe formulojnë në thelb pyetjen idiote: Si u revoltuan kështu menjëherë xhanëm? Faktin që prej dekadash i kanë mbyllur veshët dhe sytë, por jo gojën, kujtojnë se pakënaqësia popullore nuk ka ekzistuar, nuk ka ardhur duke u rritur, dhe nuk ishte bërë një vullkan përvëlues. Tani bëjnë sikur gjejnë shkaqet, ndërkohë që shkaqet janë vetë ata. Ndërgjegjja e opinionit publik, sidomos ajo e revoltuara, nuk formohet në një sekondë, as pa arsye, as e nxitur dhe e mbajtur gjallë nga faktorë konspiracionistë. Ajo krijohet gradualisht deri sa ngjizet në një opinion publik të përbashkët. Pa dashur të pretendoj të jem shterues, kjo pakënaqësi që sot derdhet shesheve dhe rrugëve të kryeqytetit, në rrjete sociale, në shtëpitë dhe lagjet e mbarë vendit, u krijua dalëngadalë dhe i zuri vendin iluzioneve dhe utopive që se Shqipëria pas rrëzimit të diktaturës, tani, menjëherë, do të bëhej automatikisht si e gjithë Evropa!

1. Pakënaqësia erdhi dhe u forcua nga vetë realiteti shoqëror që në vend të vërtetonte propagandën, e kundërshtonte hapur atë. Zbrazje demografike, rrënim i shkollimit, degradim i infrastrukturave prodhuese të vendit, mbetje në vend për integrimin evropian, zgjedhje elektorale të manipuluara, klasë politike e vjetëruar dhe që nuk pranonte rrotacionin politik dhe vullnetin qytetar, degradim i kujdesit për shëndetin, papunësi, pra gjithçka e zezë që masa e qytetarëve mban mbi supe.

Your browser does not support the video tag.

2. Emigracioni u bë një urë lidhëse e përvojës së jetesës së masave të mëdha të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendi, nëpër vende evropiane dhe më gjerë, dhe njerëzve që jetojnë në Shqipëri. Opinioni publik mësoi prej këtej se jeta me dinjitet, liritë qytetare, shteti si shërbyes i qytetarëve, liria e fjalëve, etj., në Evropë nuk janë këto që na ofron në Shqipëri një klasë politike anadalloke.

3. Rrjetet sociale, aq shumë të anatemuara nga ana e propagandës së të gjitha regjimeve në Shqipëri, të shënjuara me gisht nga lloj-lloj skolastikësh injorantë, dëshmuan fuqinë e tyre si mediat e popullit, si kafene universale të popullit, ku ai qan hallet e tij. Pakënaqësia popullore gjen te rrjetet sociale vendin ku u mpiks.

Your browser does not support the video tag.

4. Kuvendi i degraduar i Shqipërisë gjithsesi i ka dhënë mundësi opozitës në luftën e saj për pushtet që të kritikojë qeverinë dhe të nxjerrë jo pak në pah korrupsionin dhe gjithçka antipopullore. Kjo nuk i duhet mohuar opozitës, sado që e gjitha kjo ishte një betejë llafesh pa asnjë rol politik praktik. Sikurse e kam thënë, për arsye të ndryshme opozita aktualisht nuk është në Kuvend një faktor politik, por vetëm ligjërues. Ky aspekt ligjërues gjithsesi e ndihmoi ndezjen e pakënaqësive popullore, kurse me veprimin e vet politik e bllokon atë.

5. Me kodet dhe ligjet antikueshtetuese popullsia ka kuptuar se vota në Shqipëri nuk vlen. Atë që opozita e konsideronte si blerje e votës e zhvleftësonte atë, por çdo blerje ka edhe një shitës, dhe shitja e votës ishte në vetvete një akt revolte popullore ndaj inflacionit të votës që edhe sot nuk vlen për asgjë. Kurse qeveria e kontrollon votën, aq sa i duhet, duke zgjedhur edhe ata deputetë opozitarë që dëshiron, me mekanizma që qytetarët i njohin mirë! Kur sistemi politik i ngjan një sistemi të mbyllur atëherë energjitë qytetare do të rrjedhin sidomos jashtë tij, jashtë politikës, në një revoltë dhe pakënaqësi popullore që përfshin në inatin dhe zemërimin e vet të gjithë klasën politike të vendit, madje jo vetëm atë.

6. Dihet se ndërgjegjja e pakënaqësisë dhe e revoltës ushqehet te masat sidomos nga skandalet dhe mëkatet e veset e klasave sunduese. Kështu ka qenë dhe kështu vazhdon të jetë. Sado të zbehta dhe të rralla akuzat e SPAK-ut, ato treguan se korrupsioni nuk ishte një artefakt i ligjërimit politik, por një realitet i prekshëm. Miliarda lekë të vjedhura, grabitura, keqmenaxhuara. Mos harrojmë se populli sheh se çfarë jete luksoze bëjnë ata që quajnë veten shërbëtorët e tij. Shërbëtori i ka hipur mbi qafë zotërisë dhe i thotë: Pa bëj si kalë! hingëlli duke trokëlluar!, duke e qëlluar me thembra në ije! Rrogat e deputetëve në stratosferë, administrata publike e mbushur me miq, patronazhistë, dhe miltantë, një pjesë e të cilëve edhe euforikë socio-politikë deri në idiotësi. Sherret brenda klasës sunduese politike, akuzat e ndërsjella qeveri – opozitë shpesh kanë qenë se kush ka qenë më vjedhës se tjetri, më i paaftë se tjetri, më plaçkitës votash se tjetri, më dhunues sheshesh dhe njerëzish se tjetri. Kjo histori e gjatë në dy a tri dekada një ditë rrënjosi idenë në popull se këta janë njësoj dhe e ka radikalizuar natyrshëm revoltën dhe opinionin publik të pakënaqur!

Masat e qytetarëve kuptuan se kishin ngelur të braktisura, i kishte braktisur pushteti, politika si e tillë që vetëm tjerr e tjerr në Kuvend e sallone mediash darkave, e ka braktisur nëpunësi.

1. Ah nëpunësi! Pa dëgjojeni qytetarët seç thonë, seç tregojnë me qindra e mijëra raste kur në zyrë të shtetit nuk mbaron dot asnjë punë pa i bërë lajka nëpunësit, pa i thënë: u sa i bukur dhe sa e bukur je, sa e mençme je, pa i premtuar se do t’ia dish për nder për shërbimin që po të bën, për të cilin ti e paguan me taksat e tua, dhe më në fund, më në fund, duke i dhënë në dorë lekun që ai apo ajo ta kërkon me sy, me fjalë, me sjelljen e vet.

2. Revolta dhe opinioni publik i pakënaqur nuk erdhi sepse qytetarët lexuan traktatet teorike të Lokut, Spinozës, Rusoit, por sepse i mësoi jeta, sepse ndihen të braktisur në spitale, në farmaci, në zyra hipotekash ku pronat i merr sipas ligjit që e ka bërë vet deputeti, politikani dhe u thotë të tjerëve pastaj : A kam shkel gjë ligjin? Çfarë keni populistë? Një popull i zhveshur nga çdo pronë që akumulohet në duart e atyre që caktohen me vendime politike ose thjesht sepse kanë aftësinë të jenë kukulla për të fshehur pronarin e vërtetë, kthejnë mbrapsht te politikani a administratori një më një lekët që fitojnë gjoja me tenderët.

Pa shpresë, i braktisur, i keqpërdorur, i paguar sikur i jepet lëmoshë, i fyer në çdo zyrë, lënë veshur me rroba të përdorura, ofruar ilaçe mjekësore jo rrallë të padobishme, i lënë një shi dhe diell, duke parë ndriçimin pasuror të atyre që i thonë çdo ditë: Jemi shërbëtorët e tu!, i zhgënjyer, kur pas 35 vjetësh premtimet janë shkelur me këmbë, kur pasuritë natyrore falen, shiten, doroviten për interesa personalë, kur i thuhet: Rri aty se ti nuk di, di unë! – çfarë i mbetet tjetër ndërgjegjes qytetare, opinionit publik, veç të jetë i pakënaqur, veç të revoltohet? /Gazeta “Panorama”/

You Might Also Like

Çfarë i ndodh në të vërtetë trupit tuaj kur fluturoni me aeroplan?
Raporti i OSBE-së zbulon sfidat që po ngadalësojnë drejtësinë për krimet e luftës
Trump: Armëpushimi me Iranin ka marrë fund, nuk dua të merrem më me ta
Lojëra fati dhe drogë, arrestohen tre persona në Fushë-Krujë, mes tyre një punonjës policie
Cakolli: Nga nesër nisin afatet kushtetuese për formimin e institucioneve të reja

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë
TOP Momenti

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

July 8, 2026
Aksident trafiku në Gostivar, lëndohet një person
TOP Momenti

Aksident trafiku në Gostivar, lëndohet një person

July 8, 2026
KQZ-ja certifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit
TOP Momenti

KQZ-ja certifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

July 8, 2026
“Ëndrra është ende gjallë”, Granit Xhaka reagon në rrjetet sociale pas kualifikimit në çerekfinale të Kupës së Botës
TOP Momenti

“Ëndrra është ende gjallë”, Granit Xhaka reagon në rrjetet sociale pas kualifikimit në çerekfinale të Kupës së Botës

July 8, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?