Shemsi Jashari, ish-kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës thotë se përgjegjësia për krijimin e institucioneve i takon subjektit fitues të zgjedhjeve, duke theksuar se Kushtetuta dhe baza ligjore ofrojnë mundësinë për nisjen e konsultimeve.
Jashari, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, kritikoi Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se mungesa e vullnetit politik ka penguar gjetjen e një zgjidhjeje.
Megjithatë, Jashari thotë se në rast se ka vullnet politik nga partia fituese e zgjedhjeve të 7 qershorit atëherë do të zgjidhjet çështja e krijimit të institucioneve.
“Qytetarët e kanë ofruar zgjidhje duke votuar subjektet politike në këtë masë që janë votuar dhe baza ligjore dhe Kushtetuta e Kosovës i jep mundësi subjektit fitues si përgjegjëse për krijimin e institucioneve të bëjë veprimet e saj të fillojë konsultimet për krijimin e institucioneve për proceset që na presin dhe të gjendet zgjidhja nëse gjithmonë ekziston vullneti i munguar tash e dy vjet nga VV-ja dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Nëse ka vullnet mund të gjendet zgjidhje ndërsa nëse vazhdohet me kokëfortësi dhe me projektin e ‘zhagitjes’ për krijimin e institucioneve kam drojën se do ta kemi prap situatën e njëjtë sikur gjatë dy viteve të fundit”, u shpreh Jashari.

