By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Promovohet Kodi i sjelljes etike të deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Promovohet Kodi i sjelljes etike të deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut
TOP Momenti

Promovohet Kodi i sjelljes etike të deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Momenti
Published: July 7, 2026

Sot në Kuvend u mbajt promovimi i Kodit të Sjelljes Etike të Deputetëve, i cili paraprakisht është miratuar nga deputetët. Në këtë aktivitet mbajtën fjalim Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Kilian Val, Drejtori i lartë rezident i NDI-së në Maqedoninë e Veriut dhe udhëheqës i ekipit të Programit Zviceran për Mbështetje Parlamentare (PSP), Robert Skot Hejzlet, përfaqësuesja e Njësisë për Qeverisje Demokratike dhe Barazi Gjinore pranë ODIHR-it, Ajla Van Heel Merdanoviq; si dhe kryetari i Komisionit për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit, Mile Lefkov.

Në fjalimin e tij, Kryetari Gashi theksoi se Kodi Etik, para së gjithash, përfaqëson një marrëveshje morale që deputetët e lidhin midis tyre dhe me qytetarët që i përfaqësojnë.

Your browser does not support the video tag.

“Meqenëse konsideroj se nuk duam që ky dokument të përfundojë në arkivat e Kuvendit pas votimit, jemi mbledhur këtu për ta trajtuar atë si një zotim të përbashkët: që interesi publik do të mbetet gjithmonë mbi interesin personal; që debati politik do të zhvillohet mbi bazën e argumentit dhe jo të fyerjes; që dallimet politike nuk do të shndërrohen në armiqësi personale; dhe se dinjiteti i Kuvendit do të mbrohet çdo ditë, me përgjegjësi dhe përkushtim”, theksoi Gashi.

Ai shprehu mirënjohje për deputetët dhe grupet parlamentare, partnerët ndërkombëtarë dhe Shërbimin e Kuvendit, i cili me angazhimin dhe përkushtimin e tij profesional dha kontribut të rëndësishëm në çdo fazë të procesit të përgatitjes së Kodit.
Në fjalimin e tij, ambasadori Val theksoi se “Kodi Etik jo vetëm që u ofron deputetëve një mjet praktik për ballafaqim me çështjet etike nga jeta reale, por përfaqëson gjithashtu hap konkret drejt një pune parlamentare mëtransparente, më të përgjegjshme dhe më të besueshme në shtet.

Your browser does not support the video tag.

Robert Skot Hejzlet theksoi se Programi Zviceran për Mbështetje Parlamentare i ka ofruar Kuvendit mbështetje të vazhdueshme gjatë gjithë procesit kompleks të hartimit dhe finalizimit të kësaj rregullative për integritetin që nga viti 2019. “Kjo është një nga shumë fushat ku Zvicra ka qëndruar përkrah Kuvendit si një partner i qëndrueshëm dhe i besueshëm në reformat demokratike”, tha Hejzlet.

Ajla Van Heel Merdanoviq e theksoi rëndësinë e integritetit parlamentar si një mjet për përforcimin e besimit të qytetarëve në etikën e vendimmarrjes parlamentare.

“Qëllimi ynë i përbashkët është të mbështesim procesin e përparimit të etikës parlamentare. Na gëzon fakti që sot shohim rezultatin e bashkëpunimit shumëmujor ndërpartiak. Është për t’u përshëndetur edhe përfshirja e perspektivës gjinore në këtë Kod”, theksoi Merdanoviq.

Në fjalimin e tij, Mile Lefkov theksoi se ky Kod Etik është një dokument i rëndësishëm për rikthimin e besimit në Kuvend.

Ai nënvizoi se ky dokument dëshmon se Kuvendi di ta pranojë ekspertizën ndërkombëtare. Ajo që e bën këtë Kod të veçantë është se ai përfshin mekanizma konkretë për zbatimin e tij: formimin e një grupi pune me përbërje paritare që do të kujdeset për zbatimin e Kodit Etik, emërimin e një këshilltari për këshillim konfidencial të deputetëve, si dhe miratimin e një udhëzuesi, në hartimin e të cilit sërish do të shfrytëzohet ekspertiza ndërkombëtare.

You Might Also Like

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për therje me thikë në Rahovec
Therja me thikë në Rahovec, kërkohet paraburgim për të dyshuarin
​Hamza takon eurodeputetin Terras, flasin për funksionalizimin e institucioneve
Qoku: Për VLEN-in e rëndësishme është që diaspora të mund të votojë
Avokati Sallahu: Supremja ua njeh veteranëve të UÇK-së pensionin e moshës dhe atë të veteranit

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Kroacia planifikon rritjen e trupave në KFOR, Anushiq: Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor mbetet kyç
TOP Momenti

Kroacia planifikon rritjen e trupave në KFOR, Anushiq: Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor mbetet kyç

July 7, 2026
Policë serb do të patrullojnë në qytetin e Ohrit deri në fund të gushtit
TOP Momenti

Policë serb do të patrullojnë në qytetin e Ohrit deri në fund të gushtit

July 7, 2026
Testi i arritshmërisë, Gjini: Nuk prodhon rezultate pozitive, të hiqet
TOP Momenti

Testi i arritshmërisë, Gjini: Nuk prodhon rezultate pozitive, të hiqet

July 7, 2026
Ndalohen nëntë persona, kapen me lëndë narkotike
TOP Momenti

Ndalohen nëntë persona, kapen me lëndë narkotike

July 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?