By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Nis Universiteti Veror Ndërkombëtar në Prishtinë me mbështetjen e BE-së për arsimin e lartë dhe rininë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Nis Universiteti Veror Ndërkombëtar në Prishtinë me mbështetjen e BE-së për arsimin e lartë dhe rininë
TOP Momenti

Nis Universiteti Veror Ndërkombëtar në Prishtinë me mbështetjen e BE-së për arsimin e lartë dhe rininë

Momenti
Published: July 6, 2026

Studentë, profesorë, diplomatë dhe përfaqësues të institucioneve u mblodhën të hënën në mbrëmje në oborrin e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, ku u hap zyrtarisht edicioni 2026 i Universitetit Veror Ndërkombëtar.

Programi i sivjetmë, që mbahet nga 6 deri më 17 korrik, bën bashkë rreth 300 pjesëmarrës nga Kosova, rajoni, BE-ja dhe vende të ndryshme të botës për dy javë shkëmbimi akademik, diskutimi dhe dialogu ndërkulturor.

Your browser does not support the video tag.

Rreth 30 për qind e pjesëmarrësve janë studentë ndërkombëtarë.

Hapja e këtij viti shënoi edhe nisjen e aktiviteteve të përbashkëta mes BE-së në Kosovë dhe Universitetit të Prishtinës në kuadër të Universitetit Veror Ndërkombëtar.

Duke përshëndetur pjesëmarrësit, rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Arben Hajrullahu, iu drejtua studentëve dhe të ftuarve të mbledhur në ceremoninë hapëse.

“Ne kemi një mision jo vetëm për të studiuar tema të ndryshme me rëndësi të madhe, si inteligjenca artificiale, trashëgimia kulturore, drejtësia, filozofia, ekonomia dhe të tjera, por edhe për ta shfrytëzuar këtë mundësi të artë për të krijuar miqësi të reja, për të ndërtuar ura të reja dhe për të hedhur bazat e bashkëpunimit të ri dhe afatgjatë ndërmjet studentëve dhe stafit akademik, duke rritur mirëkuptimin e ndërsjellë dhe duke kontribuar për paqe dhe stabilitet,” tha Hajrullahu.

Fjalë rasti mbajtën zëvendësministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Pёrparim Kryeziu, si dhe ushtruesi i detyrës së shefit të BE-së në Kosovë, Boguslaw Gertruda.

Duke folur në emër të BE-së në Kosovë, Boguslaw Gertruda nënvizoi rëndësinë e investimit në rini dhe në arsimin e lartë, duke veçuar programe si Erasmus+, Horizon Europe dhe programin e bursave master të bashkëfinancuar nga BE-ja, Young Cell Scheme, si mundësi të rëndësishme për studentët, studiuesit dhe profesionistët e rinj nga Kosova.

“Për BE-në, arsimi është investim në kapitalin njerëzor dhe një faktor kyç për të ardhmen e suksesshme të Kosovës. Investimi në të gjithë ciklin arsimor, nga edukimi në fëmijërinë e hershme deri te arsimi i lartë, është thelbësor për ndërtimin e një të ardhmeje të hapur, demokratike dhe gjithëpërfshirëse për Kosovën dhe për Evropën,” tha Gertruda.

Kryeziu tha se universitetet verore u ofrojnë studentëve një hapësirë të rëndësishme për mësim, shkëmbim dhe këndvështrime të reja.

“Universitetet verore ofrojnë një mjedis të shkëlqyeshëm për të takuar njerëz të rinj, për të shkëmbyer ide dhe për të fituar perspektiva të reja që shkojnë përtej mureve të klasës,” tha Kryeziu.

Ndër vite, Universiteti Veror Ndërkombëtar është shndërruar në një pikëtakim të rëndësishëm për studentë dhe akademikë nga vende dhe fusha të ndryshme studimi, duke lidhur komunitetin akademik të Kosovës me partnerë rajonalë, evropianë dhe ndërkombëtarë.

Edicioni i sivjetmë përfshin kurse në shkencat sociale, drejtësi, ekonomi, arte, edukim, arkitekturë, inxhinieri, mjekësi, gjuhësi, histori, bujqësi, veterinari dhe arkeologji.

Si pjesë e aktiviteteve të lidhura me programin e këtij viti, BE-ja në Kosovë do të mbështesë diskutime publike, masterklasa me ekspertë dhe ngjarje kulturore me fokus te angazhimi i të rinjve, vlerat evropiane, përfshirja gjinore në arsim, si dhe kornizat ligjore të BE-së që lidhen me inteligjencën artificiale dhe teknologjinë. Team Europe po ashtu do të prezantojë mundësitë për arsimim për kosovarët në shtetet anëtare të BE-së.

Si partneri më i fuqishëm i Kosovës dhe ofruesi më i madh i asistencës financiare, me më shumë se 3.7 miliardë euro mbështetje që nga viti 1999, Bashkimi Evropian vazhdon të investojë në arsimin e lartë, angazhimin e të rinjve dhe bashkëpunimin ndërkombëtar akademik në Kosovë.

You Might Also Like

Tensionet gjatë protestës së djeshme para Kryeministrisë -arrestohen 13 persona, mes tyre 3 prej organizatorëve
Kontroll aksionar i Stacionit të Policisë për Mbikëqyrjen Kufitare të Liqenit të Ohrit, u gjetën disa rrjeta peshkimi dhe një sasi më e madhe peshku të kapur
Ende nuk dihet kur ministri Jeton Shasivari do t’i takojë studentët
Zhduket një person në Prizren, rasti po hetohet
​Mbrojtja e Sveçlës nuk pajtohet me shpalljen fajtor të tij, e quan të pazakontë vendimin e gjykatës

LEXO GJITHASHTU

Kallas: Sulmi i dyshuar rus në aeroportin e Lajpcigut ishte terrorizëm shtetëror, BE diskuton reagimin
Kallas: Sulmi i dyshuar rus në aeroportin e Lajpcigut ishte terrorizëm shtetëror, BE diskuton reagimin
Lajme
Hoxhaj reagon për dronin rus me eksploziv në Leipzig të Gjermanisë
Hoxhaj reagon për dronin rus me eksploziv në Leipzig të Gjermanisë
Lajme
Aksident i rëndë në aksin Vorë–Fushë-Krujë, dyshohet për një të vdekur
Aksident i rëndë në aksin Vorë–Fushë-Krujë, dyshohet për një të vdekur
Lajme
Granit Xhaka telefonon Mourinhon gjatë intervistës, momenti bëhet viral
Granit Xhaka telefonon Mourinhon gjatë intervistës, momenti bëhet viral
Lajme
Avokati i Sveçlës nuk pajtohet me shpalljen fajtor të tij, e quan të pazakontë vendimin e gjykatës
Avokati i Sveçlës nuk pajtohet me shpalljen fajtor të tij, e quan të pazakontë vendimin e gjykatës
Lajme

You Might Also Like

Arrestohet një person në Drenas, dëmtoi televizorin dhe kanosi pronarin e një lokali
TOP Momenti

Arrestohet një person në Drenas, dëmtoi televizorin dhe kanosi pronarin e një lokali

September 2, 2026
Daniela Dimovska merr drejtimin e Gjykatës Penale në Shkup: Prioritet do të jenë efikasiteti dhe ulja e numrit të lëndëve të vjetra
TOP Momenti

Daniela Dimovska merr drejtimin e Gjykatës Penale në Shkup: Prioritet do të jenë efikasiteti dhe ulja e numrit të lëndëve të vjetra

September 2, 2026
Arrestohet një person në Janjevë, dyshohet se hapi profile false në emër të një gruaje
TOP Momenti

Arrestohet një person në Janjevë, dyshohet se hapi profile false në emër të një gruaje

September 2, 2026
PDK dhe AAK vazhdojnë aksionin  para Qeverisë: Kosova nuk është e një individi dhe partie politike
TOP Momenti

PDK dhe AAK vazhdojnë aksionin  para Qeverisë: Kosova nuk është e një individi dhe partie politike

September 2, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?