By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Top Employers Institute: Grupi BALFIN certifikohet Punëdhënësi më i mirë i vitit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Top Employers Institute: Grupi BALFIN certifikohet Punëdhënësi më i mirë i vitit
TOP Momenti

Top Employers Institute: Grupi BALFIN certifikohet Punëdhënësi më i mirë i vitit

Momenti
Published: July 6, 2026

Grupi BALFIN është certifikuar si “Top Employer 2026” nga Top Employers Institute, autoriteti global në njohjen e ekselencës në praktikat e menaxhimit dhe zhvillimit të burimeve njerëzore. Certifikimi u jepet vetëm organizatave që i nënshtrohen dhe kalojnë me sukses një procesi rigoroz auditimi të pavarur, i cili vlerëson në thellësi praktikat në fusha si strategjia e burimeve njerëzore, zhvillimi i talenteve, mirëqenia, diversiteti dhe përfshirja.

Rëndësia e këtij vlerësimi qëndron pikërisht te natyra e tij si një standard ndërkombëtar dhe i pavarur, që tregon se ku qëndron realisht një kompani në raport me burimet njerëzore. Ky certifikim është një verifikim objektiv kundrejt kritereve më të larta globale për trajtimin dhe zhvillimin e punonjësve. Certifikimi “Top Employer 2026” dëshmon aftësinë e Grupit BALFIN për të krijuar një mjedis pune me performancë të lartë përmes strategjive të bazuara në mbështetjen e punonjësve. Ky vlerësim konfirmon se standardet e menaxhimit të burimeve njerëzore në Grupin BALFIN janë të krahasueshme me ato të organizatave më të mira ndërkombëtare.

Your browser does not support the video tag.

Sipas Drejtorit të Burimeve Njerëzore të Grupit BALFIN, Elvin Nosi, certifikimi nuk erdhi si rezultat i një nisme të re, por si formalizim i një pune dhe kulture të ndërtuar ndër vite. “Tërheqja, zhvillimi dhe mbajtja e talenteve është një nga sfidat më të mëdha për çdo organizatë sot. Në BALFIN, kjo ka qenë prioritet prej shumë vitesh,” thotë Nosi. “Mundësia për të lëvizur ndërmjet industrive dhe vendeve ku operojmë është një nga pikat tona më të forta. Certifikimi Top Employer është për ne, mbi të gjitha, një konfirmim se investimi te njerëzit dhe krijimi i mundësive për rritje mbetet rruga e duhur për të ardhmen.”

Duke operuar në 12 shtete të ndryshme dhe në sektorë të ndryshëm si tregti me pakicë, industri bankare, zhvillim i pasurive të paluajtshme, hoteleri, logjistikë, etj. BALFIN u ofron punonjësve diçka që pak organizata biznesi mund ta bëjnë: mundësinë për të ndërtuar karriera ndër-industriale dhe ndër-shtetërore brenda të njëjtit grup.

Your browser does not support the video tag.

Adrian Seligman, CEO i Top Employers Institute, komentoi: “Arritja e certifikimit Top Employer për vitin 2026, pasqyron përkushtimin e Grupit BALFIN për të ndërtuar një mjedis pune të shkëlqyer, që mundëson performancë të qëndrueshme biznesi. Përafrimi i fortë mes strategjisë së burimeve njerëzore dhe objektivave organizative, i kombinuar me angazhimin për përmirësim të vazhdueshëm, dëshmon ndikimin e praktikave transformuese të grupit. Jemi krenarë ta njohim BALFIN Group për kontributin e tij domethënës drejt një bote pune më të mirë.”

Themeluar në Vjenë në vitin 1993 nga Samir Mane, Grupi BALFIN është i pranishëm në 12 vende dhe dy kontinente, duke operuar në sektorin bankar, atë të pasurive të paluajtshme, tregtisë me pakicë, hotelerisë, menaxhimit të aseteve e të tjerë. Çdo sektor ndërvepron dhe forcon të tjerët, duke e kthyer diversifikimin në rritje dhe jo thjesht në shkallëzim. Me një EBITDA të konsoliduar prej 163 milionë eurosh dhe një fuqi punëtore prej rreth 5,500 profesionistësh, BALFIN Group bën bashkë stabilitetin financiar me një angazhim afatgjatë ndaj inovacionit, etikës dhe ndikimit social, të organizuar nëpërmjet Fondacionit Mane që nga viti 2023.

You Might Also Like

FSSH-Maqedoni: Kleksanat janë në listën pozitive nga 1 korriku, farmacitë janë të detyruara ta lëshojnë atë me recetë
Kuzeska: Votimi me postë është një përpjekje e re për manipulim
PTHP-Shkup: Propozohen masa paraprake ndaj tre personave të cilët dhunuan një të mitur
VLEN: Pas pesë vjet zvarritjesh, autostrada Shkup–Bllacë më në fund hyn në fazën e ndërtimit
Osmani nuk komenton nismën për shkarkimin e Abdixhikut: Jam deklaruar më herët për këto tema

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Arrestohen dy të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike në Podujevë
TOP Momenti

Arrestohen dy të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike në Podujevë

July 6, 2026
Gazetari nga Bosnja e Hercegovina, Milaviq: Samiti i NATO-s në Ankara ndër më të rëndësishmit e viteve të fundit, Ballkani nuk pritet të jetë në fokus
TOP Momenti

Gazetari nga Bosnja e Hercegovina, Milaviq: Samiti i NATO-s në Ankara ndër më të rëndësishmit e viteve të fundit, Ballkani nuk pritet të jetë në fokus

July 6, 2026
Ngritet kallëzim penal ndaj dy personave nga Shkupi, dyshohen për veprën penale “shmangie tatimore”
TOP Momenti

Ngritet kallëzim penal ndaj dy personave nga Shkupi, dyshohen për veprën penale “shmangie tatimore”

July 6, 2026
Një ecje mes krismave të armëve, alpeve dhe lumit – dhe një tjetër…
TOP Momenti

Një ecje mes krismave të armëve, alpeve dhe lumit – dhe një tjetër…

July 6, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?