By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Komuna e Çairit: Komisioni për vlerësimin e dëmeve nga stuhia është formuar në maj me vendim të Këshillit komunal
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Komuna e Çairit: Komisioni për vlerësimin e dëmeve nga stuhia është formuar në maj me vendim të Këshillit komunal
TOP Momenti

Komuna e Çairit: Komisioni për vlerësimin e dëmeve nga stuhia është formuar në maj me vendim të Këshillit komunal

Momenti
Published: July 4, 2026

Komuna e Çairit ka reaguar ndaj deklaratave të këshilltarëve komunalë të opozitës, duke theksuar se pretendimet për mungesën e një komisioni për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve nga reshjet e fundit nuk qëndrojnë.

Sipas Komunës, Komisioni për vlerësimin dhe përcaktimin e lartësisë së dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera është formuar me vendim të Këshillit të Komunës që në muajin maj, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Your browser does not support the video tag.

“Nuk presim të ndodhin fatkeqësi për të reaguar, por ndërtojmë mekanizma institucionalë paraprakisht për të siguruar gatishmëri dhe reagim të shpejtë”, thuhet në reagimin e Komunës.

Komuna njofton se menjëherë pas reshjeve të dendura, ekipet komunale, Shtabi i Krizave, ndërmarrjet publike dhe institucionet kompetente kanë dalë në terren dhe kanë ndërhyrë në të gjitha lokacionet ku është paraqitur nevoja.

Your browser does not support the video tag.

Paralelisht, sipas reagimit, ka nisur evidentimi i dëmeve, ndërsa komisioni do të vazhdojë procedurat e vlerësimit dhe përpunimit të tyre në përputhje me metodologjinë dhe afatet e përcaktuara me ligj.

Komuna thekson se kërkesa e opozitës për formimin e komisionit është e pabazuar, pasi ai tashmë ekziston dhe është miratuar nga vetë Këshilli Komunal, ku kanë marrë pjesë edhe këshilltarët e opozitës.

Në fund, Komuna e Çairit rithekson se mbetet e përkushtuar për trajtimin me seriozitet, profesionalizëm dhe transparencë të çdo rasti të paraqitur nga qytetarët, ndërsa kompensimi i dëmeve do të realizohet sipas procedurave ligjore dhe kompetencave institucionale.

Gjithashtu, u bën thirrje subjekteve politike që në situata që prekin qytetarët të kontribuojnë me informim të saktë dhe konstruktiv, duke shmangur krijimin e perceptimeve të pasakta.

You Might Also Like

Arrestohet 57-vjeçari në Shëngjin, dyshohet se shkaktoi zjarr që përfshiu sipërfaqe pyjore
Rikonstruimi i Qeverisë, Selmani skeptik: Problem mbetet borxhi publik
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 51-vjeçari me origjinë nga Gjakova
Serbia vazhdon arrestimin e qytetarëve të Kosovës, thirrje mërgimtarëve ta shmangin kalimin
QMK: Deri në ora 18:00 janë regjistruar 11 zjarre, aktualisht mbetet vetëm 1 aktiv

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Rama flet për median gjermane: Nuk kam ndërmend t’i them jo 4 miliardëve
TOP Momenti

Rama flet për median gjermane: Nuk kam ndërmend t’i them jo 4 miliardëve

July 4, 2026
Probleme teknike në pikën kufitare “Tabanocë”, krijohen kolona të gjata me automjete
TOP Momenti

Probleme teknike në pikën kufitare “Tabanocë”, krijohen kolona të gjata me automjete

July 4, 2026
KFOR-i zhvillon stërvitje në Pejë për rritjen e gatishmërisë operacionale
TOP Momenti

KFOR-i zhvillon stërvitje në Pejë për rritjen e gatishmërisë operacionale

July 4, 2026
Haxhiu: SHBA aleate e pazëvendësueshme e Kosovës
TOP Momenti

Haxhiu: SHBA aleate e pazëvendësueshme e Kosovës

July 4, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?