Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka shprehur vlerësimin për punën dhe profesionalizmin e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë.
Ajo këtë vlerësim e ka dhënë pas vizitës në AKI ku është pritur nga drejtori, Petrit Ajeti, dhe zyrtarë të tjerë të Agjencisë.
“Nga afër u njoha me punën, organizimin dhe prioritetet e këtij institucioni kyç për sigurinë e Republikës së Kosovës. Shpreha vlerësimin për profesionalizmin dhe përkushtimin e zyrtarëve të AKI-së në mbrojtje të sigurisë dhe interesave shtetërore. Fuqizimi i kapaciteteve të saj dhe bashkëpunimi ndërinstitucional mbeten thelbësore për një Republikë të sigurt dhe të përgatitur për sfidat e së ardhmes”, ka shkruar Haxhiu.

