By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​Kurti: Siguria ushqimore është jetike për shëndetin e qytetarëve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​Kurti: Siguria ushqimore është jetike për shëndetin e qytetarëve
TOP Momenti

​Kurti: Siguria ushqimore është jetike për shëndetin e qytetarëve

Momenti
Published: July 3, 2026

Siguria ushqimore është jetike për shëndetin e qytetarëve, tha kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të premten, një ditë pas mbylljes së qumështores Vita, të cilës iu vu dryni nga pronarët, ditën kur te kjo fabrikë zbritën inspektorët e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari për të inspektuar, siç thanë, standardet e sigurisë ushqimore.

Shefi në detyrë i qeverisë deklaroi se është e domosdoshme që të bëhen sa më shumë analiza të ushqimeve të cilat u servohen qytetarëve të Kosovës.

Your browser does not support the video tag.

Ai i bëri këto komente pas ngjarjes ku u shpallën 556 përfituesit e Skemës së Granteve për Investime – LOT 1, në kuadër të projektit “Mbështetje për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Sektorit të Bujqësisë në Zonat Rurale përmes Diversifikimit të Aktiviteteve”, i cili zbatohet në bashkëpunim ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë Gjermane përmes GIZ-it.

“Për Qeverinë e Kosovës, bujqësia nuk është vetëm një sektor tradicional, por është një nga shtyllat kryesore të zhvillimit dhe rritjes ekonomike, sigurisë ushqimore dhe ekonomisë prodhuese. Çdo investim në fermerët dhe prodhuesit tanë është një investim në një Kosovë që prodhon më shumë, përpunon, eksporton dhe krijon më shumë vende pune. Për neve bujqësia është edhe çështje e sovranitetit ushqimor. Çdo fermë që rrit prodhimin vendor e bën Kosovën më konkurruese dhe më pak të varur nga importet, dhe më të përgatitur për sfidat ekonomike në të ardhmen… Siguria ushqimore është jetike për shëndetin e qytetarëve. Që të bëjmë sa më parë, mundësisht aspak, analiza pacientësh në spitale, është e nevojshme që të kemi sa më shumë dhe gjithnjë e më shumë analiza ushqimesh që na servohen”, tha ai.

Your browser does not support the video tag.

Duke folur për grantet në këtë ngjarje, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, tha se ato do të ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e prodhimit dhe zhvillimin ekonomik të zonave rurale.

“Grantet që do t’iu jepen juve sot do të krijojnë një nxitje për prodhimin dhe produktivitetin tuaj. Ato do të mundësojnë investimet e planifikuara tash e një kohë të gjatë. Duke marrë parasysh këtë, grantet do të sigurojnë, shpresojmë, një nxitje të prekshme të ekonomisë bujqësore dhe rurale të Kosovës. Këto janë më shumë sesa grante. Kjo skemë dallon se shënon një formë të re të partneritetit midis vendeve tona. Për herë të parë, Qeveria e Kosovës i është bashkuar me fonde të dukshme të veta, duke financuar në shkallë të madhe nismat rurale”, potencoi diplomati gjerman.

Ndërkaq, ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, tha se procesi i ndarjes së këtyre granteve ka qenë transparent dhe konkurrues.

“Pas një procesi transparent, konkurrues dhe mbi të gjitha meritor të përzgjedhjes janë shpallur 556 përfitues, të cilët do t’i realizojnë këto investime në të gjitha komunat e Kosovës. Grantet individuale deri në 5 mijë euro do të mbështesin investime me potencial zhvillimor për Kosovën. Agroturizmi, prodhimi i mjaltit, përpunimi i produkteve bujqësore, kultivimi i bimëve mjekësore dhe aromatike, kultivimi i produkteve në zona rurale, shpeztaria dhe aktivitete të tjera në zona rurale”, theksoi Muja.

Qumështorja “Vita” në Istog u mbyll, të enjten, pas vendimit të marrë nga vetë kompania, si pasojë e kontrolleve zyrtare që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) zhvilloi në këtë kompani. /kp/

You Might Also Like

Një banor nga Shkupi edhe pse i gjallë është shpallur i vdekur për 25 vjet, institucionet fajësojnë njëra-tjetrën
​Edhe një qytetar i Kosovës arrestohet nga Serbia, akuzohet për “krime lufte”
Shitet Audi A6 e ish-kryetarit të Komunës së Strugës
Dhjetë vjet RYCO: Nga një ide te një brez që po formëson bashkëpunimin rajonal​
Mickoski: Mënyra e votimit për diasporën mund të negociohet

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Turkish Airlines e ndryshon “Priština” në “Prishtina” pas ankesës së ambasadës kosovare në Berlin
TOP Momenti

Turkish Airlines e ndryshon “Priština” në “Prishtina” pas ankesës së ambasadës kosovare në Berlin

July 3, 2026
Theret me thikë një person në Drenas, dërgohet për trajtim mjekësor
TOP Momenti

Theret me thikë një person në Drenas, dërgohet për trajtim mjekësor

July 3, 2026
Filipce: Nuk do të lejojmë grabitje zgjedhore, qëndrimi ynë është parimor
TOP Momenti

Filipce: Nuk do të lejojmë grabitje zgjedhore, qëndrimi ynë është parimor

July 3, 2026
Prokuroria Speciale ngre dy aktakuza për krime lufte
TOP Momenti

Prokuroria Speciale ngre dy aktakuza për krime lufte

July 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?