Një këmbësor që ishte goditur nga një veturë në Pejë më 23 qershor ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të rënda që kishte pësuar.
Aksidenti kishte ndodhur më 23 qershor rreth orës 20:30, kur një i dyshuar, shtetas i Kosovës, duke drejtuar veturën e tij, dyshohet se kishte goditur këmbësorin.
Më 2 korrik, mjekët kanë njoftuar policinë se viktima ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Pejë 23.06.2026-20:30. Është raportuar se me datën e lartcekur i dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar veturën e tij dyshohet se kishte goditur këmbësorin-viktimën mashkull kosovare i cili kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Me datë 02.07.2026 është raportuar nga mjekët kompetent se viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/

