By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: OEK dhe Riinvest: Kosova duhet të përfshihet në rrjetin rajonal të gazit për të forcuar sigurinë energjetike
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
OEK dhe Riinvest: Kosova duhet të përfshihet në rrjetin rajonal të gazit për të forcuar sigurinë energjetike
TOP Momenti

OEK dhe Riinvest: Kosova duhet të përfshihet në rrjetin rajonal të gazit për të forcuar sigurinë energjetike

Momenti
Published: July 2, 2026

Përfshirja e Kosovës në infrastrukturën rajonale të gazit natyror dhe rishikimi i Strategjisë së Energjisë ishin ndër rekomandimet kryesore që dolën nga debati “Gazi si burim i energjisë: Gjendja aktuale dhe perspektiva”, i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest.

Në debat, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve, komunitetit të biznesit, ekspertë, akademikë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, u vlerësua se Kosova duhet të ndërmarrë hapa konkretë për të siguruar furnizim të qëndrueshëm, të përballueshëm dhe afatgjatë me energji, duke diversifikuar burimet energjetike dhe duke zvogëluar varësinë nga importi.

Your browser does not support the video tag.

Pjesëmarrësit theksuan se mungesa e investimeve në kapacitete të reja energjetike ndër vite ka ndikuar në rritjen e kostove të energjisë për bizneset dhe qytetarët, duke dobësuar konkurrueshmërinë e ekonomisë së vendit.

Në këtë kontekst, u vlerësua se gazi natyror përbën një alternativë strategjike për rritjen e sigurisë energjetike dhe stabilitetit të sistemit energjetik. U theksua rëndësia e përfshirjes së Kosovës në rrjetin rajonal të gazit përmes lidhjes me terminalin LNG të Alexandroupolis nëpërmjet interkonektorit SKOPRI, si dhe ndërlidhjes me terminalin e planifikuar në Vlorë përmes projektit ALKOGAP, duke krijuar diversifikim të burimeve dhe rrugëve të furnizimit.

Your browser does not support the video tag.

Në përfundim të debatit, OEK dhe Riinvest prezantuan këto rekomandime:

Qeveria e Kosovës të angazhohet me prioritet për përfshirjen e vendit në rrjetin rajonal të gazsjellësit dhe ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme nga Hani i Elezit, me qëllim përdorimin e gazit natyror për prodhimin e energjisë elektrike, industrinë dhe sistemet e ngrohjes.

Të rishikohet Strategjia e Energjisë, duke përfshirë zhvillimin e infrastrukturës së gazit, ndërlidhjen me terminalin e Vlorës, si dhe mundësinë e gazifikimit të linjitit, me infrastrukturë të përshtatshme edhe për transportin e hidrogjenit të gjelbër në të ardhmen.

Të përshpejtohet zhvillimi i burimeve të ripërtëritshme të energjisë, në përputhje me objektivat e Agjendës së Gjelbër të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

Të thellohet bashkëpunimi energjetik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për optimizimin e sistemeve energjetike dhe shqyrtimin e investimeve të përbashkëta në kapacitete të reja prodhuese.

Oda Ekonomike e Kosovës dhe Instituti Riinvest ritheksuan se zhvillimi i infrastrukturës së gazit, diversifikimi i burimeve energjetike dhe bashkëpunimi rajonal janë parakushte për forcimin e sigurisë energjetike, rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës.

You Might Also Like

Ekipet e shpëtimit nxjerrin gjallë një roje sigurie pas tetë ditësh nga tërmetet në Venezuelë
Mustafa: Mbyllja e “Vitës” dëshmon luftën e Qeverisë ndaj sektorit privat
Taravari: Pa ndryshime kushtetuese nuk nisin negociatat me BE-në
Rrustemi: Refuzimi i LDK-së për bashkëqeverisje e çoi vendin në zgjedhje
​Mickoski: Nuk do të kandidojë për president, do të udhëheq një tjetër fitore të madhe ndaj LSDM-së në zgjedhjet e ardhshme

You Might Also Like

Afati i ri i ankesave në Supreme për rezultatin: Kandidatët e PDK-së nuk heqin dorë
TOP Momenti

Afati i ri i ankesave në Supreme për rezultatin: Kandidatët e PDK-së nuk heqin dorë

July 2, 2026
Bastisje në Demir Hisar, kapen nëntë pushkë, pistoleta dhe municione, janë ndalua katër persona
TOP Momenti

Bastisje në Demir Hisar, kapen nëntë pushkë, pistoleta dhe municione, janë ndalua katër persona

July 2, 2026
Gjykata e BE-së konfirmon gjobën 4,1 miliardë euro ndaj Google për Android
TOP Momenti

Gjykata e BE-së konfirmon gjobën 4,1 miliardë euro ndaj Google për Android

July 2, 2026
Legjenda e Spanjës dhe Arsenalit i var “këpucët në gozhdë”
TOP Momenti

Legjenda e Spanjës dhe Arsenalit i var “këpucët në gozhdë”

July 2, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?