By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gjykata e BE-së konfirmon gjobën 4,1 miliardë euro ndaj Google për Android
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gjykata e BE-së konfirmon gjobën 4,1 miliardë euro ndaj Google për Android
TOP Momenti

Gjykata e BE-së konfirmon gjobën 4,1 miliardë euro ndaj Google për Android

Momenti
Published: July 2, 2026

Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian ka lënë në fuqi gjobën rekord prej 4,1 miliardë eurosh ndaj kompanisë Alphabet (Google), për abuzim me pozitën dominuese në tregun e pajisjeve mobile me sistemin operativ Android.

Vendimi i gjyqtarëve në Luksemburg rrëzon ankesën e Google dhe kompanisë mëmë Alphabet, duke konfirmuar kështu vendimin e mëparshëm të Gjykatës së BE-së, e cila në vitin 2022 kishte ulur gjobën nga 4,34 miliardë në 4,125 miliardë euro.

Sipas Gjykatës së Drejtësisë së BE-së, Google ka shkelur rregullat e konkurrencës duke përdorur pozicionin e saj dominues në treg.

Your browser does not support the video tag.

Rasti daton në vitin 2018 dhe lidhet me kushtet që Google u ka vendosur prodhuesve të telefonave Android.

Komisioni Evropian kishte konstatuar se kompania kishte abuzuar me fuqinë e saj në treg, duke kërkuar që në pajisjet Android të parainstaloheshin Google Search dhe shfletuesi Chrome, si dhe duke vendosur kushte licencimi që favorizonin shërbimet e saj.

Your browser does not support the video tag.

Në këtë mënyrë, sipas Komisionit, Google forconte artificialisht pozicionin e motorit të saj të kërkimit dhe kufizonte konkurrencën.

Google e apeloi vendimin, por Gjykata e BE-së e rrëzoi, duke e konsideruar sjelljen e kompanisë si praktikë antikonkurruese në ekosistemin Android.

Një zëdhënës i kompanisë tha për Reuters se vendimi nuk merr parasysh investimet e bëra për ta mbajtur Android-in të hapur dhe falas.

Megjithatë, kompania theksoi se ka përshtatur marrëveshjet e saj për t’u përputhur me vendimin fillestar të vitit 2018.

Google është shprehur se mbetet e fokusuar në inovacion dhe bashkëpunim me partnerët dhe zhvilluesit.

Në total, gjatë viteve të fundit, Google ka marrë gjoba nga BE-ja për shkelje të rregullave të konkurrencës që arrijnë në rreth 11 miliardë euro.

Gjykata theksoi se instalimi paraprak i aplikacioneve krijonte një avantazh të padrejtë për Google, duke ndikuar në zgjedhjet e përdoruesve dhe duke kufizuar konkurrencën.

Sipas vendimit, nuk ishte e nevojshme të provohej se konkurrentët ishin po aq efikasë, pasi vetë praktikat e Google mjaftonin për të kufizuar tregun dhe për të forcuar barrierat e hyrjes për kompani të tjera.

Gjykata gjithashtu vlerësoi se marrëveshjet “anti-fragmentim” kufizonin përdorimin e versioneve alternative të Android, duke forcuar edhe më shumë pozitën dominuese të Google.

Në përfundim, vendimi konfirmon se praktikat e kompanisë kanë shkelur rregullat e konkurrencës në tregun digjital europian.

source

You Might Also Like

AUV: Gjatë inspektimit në “Vita”, u konstatuan mospërputhje, nuk është marrë vendim për mbyllje
Dushi: Përparim Rama, Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami janë përmendur për ta udhëhequr LDK-në
Kurti: “Rilindja” ishte shtyllë e emancipimit shoqëror dhe vetëdijes kombëtare
Gërvalla: Pakoja e reformës në drejtësi drejt finalizimit institucional
Ekipet e shpëtimit nxjerrin gjallë një roje sigurie pas tetë ditësh nga tërmetet në Venezuelë

You Might Also Like

Mustafa: Mbyllja e “Vitës” dëshmon luftën e Qeverisë ndaj sektorit privat
TOP Momenti

Mustafa: Mbyllja e “Vitës” dëshmon luftën e Qeverisë ndaj sektorit privat

July 2, 2026
Taravari: Pa ndryshime kushtetuese nuk nisin negociatat me BE-në
TOP Momenti

Taravari: Pa ndryshime kushtetuese nuk nisin negociatat me BE-në

July 2, 2026
Rrustemi: Refuzimi i LDK-së për bashkëqeverisje e çoi vendin në zgjedhje
TOP Momenti

Rrustemi: Refuzimi i LDK-së për bashkëqeverisje e çoi vendin në zgjedhje

July 2, 2026
​Mickoski: Nuk do të kandidojë për president, do të udhëheq një tjetër fitore të madhe ndaj LSDM-së në zgjedhjet e ardhshme
TOP Momenti

​Mickoski: Nuk do të kandidojë për president, do të udhëheq një tjetër fitore të madhe ndaj LSDM-së në zgjedhjet e ardhshme

July 2, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?