By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: PriBank zgjedh IPKO-n si partner strategjik për infrastrukturën kritike që mbështet sistemet e saj bankare
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
PriBank zgjedh IPKO-n si partner strategjik për infrastrukturën kritike që mbështet sistemet e saj bankare
TOP Momenti

PriBank zgjedh IPKO-n si partner strategjik për infrastrukturën kritike që mbështet sistemet e saj bankare

Momenti
Published: July 2, 2026

PriBank ka zgjedhur IPKO-n si partnerin e saj strategjik dhe të besueshëm për ofrimin dhe mbështetjen e infrastrukturës dhe shërbimeve kritike që mbështesin operimin e platformave të sistemeve bankare. Ky partneritet konfirmon përkushtimin e të dyja kompanive për të garantuar siguri, disponueshmëri të lartë dhe vazhdimësi të pandërprerë të shërbimeve bankare.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, IPKO ka projektuar dhe implementuar një zgjidhje të plotë “end-to-end”, të ndërtuar dhe të përshtatur sipas nevojave operacionale dhe kërkesave të sigurisë së PriBank. Nga infrastruktura fizike dhe lidhjet e komunikimit, deri te shërbimet e avancuara të sigurisë kibernetike dhe monitorimit, çdo komponent është dizajnuar për të ofruar performancë të lartë, disponueshmëri maksimale dhe mbrojtje të vazhdueshme të sistemeve kritike bankare.

Your browser does not support the video tag.

Zgjidhja e ofruar nga IPKO përfshin:

  • Colocation në një nga lokacionet më të sigurta dhe moderne të Data Center-it të IPKO-s, duke garantuar kushte optimale për hostimin e pajisjeve dhe sistemeve kritike;
  • Mbrojtje nga sulmet DDoS, për të siguruar disponueshmëri të vazhdueshme të shërbimeve dhe mbrojtje ndaj kërcënimeve kibernetike;
  • Shërbime të Qendrës së Operimeve të Sigurisë (SOC), me monitorim të vazhdueshëm dhe reagim proaktiv ndaj incidenteve të sigurisë;
  • Shërbime të avancuara të mbrojtjes së DNS (DNS Protection), duke rritur më tej nivelin e sigurisë së infrastrukturës digjitale;
  • Lidhje interneti të sigurta dhe me kapacitet të lartë, të përshtatura për nevojat e operacioneve bankare.

Kjo zgjidhje e integruar i mundëson PriBank të mbështetet në një infrastrukturë moderne, të sigurt dhe me disponueshmëri të lartë, duke garantuar vazhdimësinë e operacioneve kritike bankare dhe fleksibilitetin e nevojshëm për zhvillimin e mëtejshëm të shërbimeve të saj.

Your browser does not support the video tag.

“Ky projekt demonstron aftësinë e IPKO-s për të projektuar dhe implementuar zgjidhje të integruara që kombinojnë infrastrukturën moderne, lidhjet e sigurta të komunikimit dhe shërbimet e avancuara të sigurisë kibernetike. Duke integruar këto kapacitete në një zgjidhje të vetme, ne u mundësojmë klientëve tanë të operojnë me siguri, besueshmëri dhe disponueshmëri të lartë, ndërsa fokusohen në zhvillimin e biznesit të tyre”, theksoi András Páli, CEO i IPKO Telecommunications.

“Për ne, siguria, disponueshmëria dhe vazhdimësia e operacioneve janë thelbësore. Partneriteti me IPKO-n na mundëson të mbështetemi në një infrastrukturë moderne dhe shërbime të avancuara të sigurisë kibernetike, të ndërtuara për të përmbushur kërkesat e operacioneve tona kritike. Ky bashkëpunim na jep sigurinë dhe fleksibilitetin e nevojshëm për të vazhduar zhvillimin e shërbimeve tona bankare dhe për t’u ofruar klientëve një përvojë të besueshme”, theksoi Fatos Krasniqi, CEO i PriBank.

Ky partneritet forcon më tej rolin e IPKO-s si partner strategjik për institucionet financiare dhe bizneset që kërkojnë zgjidhje të avancuara teknologjike, infrastrukturë të besueshme dhe standardet më të larta të sigurisë kibernetike. Përmes portofolit të saj të avancuar të zgjidhjeve ICT, Data Center, Cloud dhe Cyber Security, IPKO vazhdon të mbështesë transformimin digjital të sektorit financiar në Kosovë, duke ofruar zgjidhje që garantojnë siguri, vazhdimësi dhe performancë të lartë për operacionet kritike të biznesit.

Rreth IPKO Telecommunications

IPKO Telecommunications është kompania lider në telekomunikacion dhe teknologji në Kosovë, duke ofruar shërbime të telefonisë mobile dhe fikse, internetit, televizionit digjital, si dhe një portfolio të avancuar zgjidhjesh ICT për biznese dhe institucione. Përmes shërbimeve të avansuara ICT si; Data Center, Cloud dhe Siguri Kibernetike, IPKO vazhdon të mbështesë transformimin digjital në Kosovë, duke ofruar zgjidhje që garantojnë siguri, vazhdimësi dhe performancë të lartë për operacionet kritike të biznesit.

You Might Also Like

Të shtëna me armë në Podujevë, dyshohet për persona të plagosur
IKD, KDI dhe FOL: Procesi për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të ri deri më tani i rregullt
Ndalohet një 61-vjeçar nga Shkupi, ka sulmuar fizikisht një polic
Dajë e nip të plagosur në Podujevë, Prokuroria me detaje të reja
Bilanci i fundit i protestës: 14 polic dhe 2 protestues kanë marrë ndihmë mjekësore deri tani

You Might Also Like

Mickoski: LSDM në koalicion me “Të Majtën” dorëzuan 13.000 amendamente, me qëllim që ta pengojnë votimin e mërgimtarëve tanë
TOP Momenti

Mickoski: LSDM në koalicion me “Të Majtën” dorëzuan 13.000 amendamente, me qëllim që ta pengojnë votimin e mërgimtarëve tanë

July 2, 2026
Picula: Gjendja në Serbi është bërë shqetësuese, do të pasojë një periudhë edhe më e vështirë
TOP Momenti

Picula: Gjendja në Serbi është bërë shqetësuese, do të pasojë një periudhë edhe më e vështirë

July 2, 2026
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e këtij  të dyshuari
TOP Momenti

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e këtij  të dyshuari

July 2, 2026
Misajlovski: Edhe pse ka presion serioz mbi buxhetin e mbrojtjes, nuk ka vonesë në pajisjet për Ushtrinë
TOP Momenti

Misajlovski: Edhe pse ka presion serioz mbi buxhetin e mbrojtjes, nuk ka vonesë në pajisjet për Ushtrinë

July 2, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?