Të shtëna me armë po raportohet të ketë ndodhur sot në qendër të Podujevës, ndërsa njësitet policore dhe ambulanca janë në vend të ngjarjes.
Kaltrina Shala, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës ka bërë të ditur për Telegrafin se pas pranimit te informatës nga Policia e Kosovës, Prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Renda, ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
“Lidhur me rastin ju njoftojme, pas pranimit te informates nga Policia e Kosoves, Prokurori kujdestar nga Departamenti per Krime te Renda, ka dale menjehere ne vendin e ngjarjes, me qellim te ndermarrjes se veprimeve hetimore per zbardhjen e rrethanave te kesaj ngjarje”, tha Shala.
Siç tha ajo deri më tani këto informata i posedojme. “Për më shumë informacione ju njoftojmë me kohë”.
Telegrafi po ashtu ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigje.
Ndërkaq, sipas raportimeve të para nga mediat loakle disa persona kanë mbetur të plagosur dhe janë parë të shtrirë në shesh mirëpo dyshohet edhe për të vdekur.
Lajmi në përditësim…
