By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dhuna në familje, tetë raste në 24 orët e fundit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dhuna në familje, tetë raste në 24 orët e fundit
TOP Momenti

Dhuna në familje, tetë raste në 24 orët e fundit

Momenti
Published: July 1, 2026

MPB Maqedoni njofton se pesë persona janë privuar nga liria, me një u zhvillua bisedë zyrtare, nga gjithsej tetë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit.

“Më 30.06.2026, në orën 21:30, në Prilep, nëpunës policorë të NJPB Prilep e privuan nga liria Z.D. (38) nga Prilepi, për shkak se i kishte bërë kërcënime babait të tij. Sipas denoncimit, gjatë kërcënimeve ai i kishte shkaktuar vetes lëndim me një send qelqi. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit”.

Your browser does not support the video tag.

“Më 30.06.2026, në orën 20:10, në Tetovë, nëpunësit policorë e privuan nga liria F.A. (28) nga Tetova, duke vepruar pas një denoncimi se rreth orës 19:25 kishte sulmuar fizikisht kunatën dhe vëllanë e tij. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës”.

“Më 01.07.2026, në orën 01:15, në SPB Shkup, një grua 44-vjeçare denoncoi se më 21.06.2026, në shtëpinë familjare në zonën e Karposhit, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, C.S. (45), ndërsa më 30.06.2026 ai kishte tentuar ta dëbonte nga shtëpia. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”.

Your browser does not support the video tag.

“Më 01.07.2026, rreth orës 03:40, në SPB Shkup, një grua 22-vjeçare denoncoi se më 30.06.2026, në zonën e Karposhit, ishte sulmuar fizikisht nga partneri i saj N.M. (32). Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”.

“Më 30.06.2026, në orën 19:00, në rajonin e Shkupit, nëpunëdit policorë të SPB Shkup e privuan nga liria M.N. (68), pas një denoncimi se në shtëpi kishte kërcënuar djalin e tij 40-vjeçar dhe familjen e tij, ndërsa me një send të fortë kishte tentuar ta sulmonte nipin e tij të mitur. Pas dokumentimit të rastit do të pasojë kallëzimi përkatës”.

“Më 30.06.2026, në orën 16:50, në Stacionin Policor Gazi Babë, nëpunës policorë të SPB Shkup zhvilluan bisedë zyrtare me J.F. (27) nga Shkupi, pas një denoncimi se në shtëpi kishte sulmuar fizikisht babanë e tij 62-vjeçar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit”.

“Më 30.06.2026, në orën 15:30, në Strumicë, nëpunësit policorë të SPB Strumicë e privuan nga liria A.V. (59) nga Strumica, pasi sipas denoncimit në shtëpinë familjare ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj bashkëshortes së tij dhe nënës së saj. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Strumicës dhe për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Strumicës. Pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës”.

“Po më 30.06.2026, në orën 19:30, në një fshat të rajonit të Strumicës, nëpunës policorë të SPB Strumicë e privuan nga liria një 22-vjeçar, banor të këtij fshati, pasi sipas denoncimit rreth orës 03:00, në fshatin Bansko, kishte sulmuar fizikisht një vajzë 26-vjeçare, me të cilën kishte qenë në lidhje dashurie. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Strumicës dhe për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Strumicës. Pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.

You Might Also Like

Policia apelon për kujdes pasi rruga Ferizaj–Gjilan është bllokuar nga reshjet e shiut
Intervistohen pesë kandidatë për Kryeprokuror të Shtetit
Lekaj: LVV nuk po bashkëpunon me partitë, po e mban bllokuar formimin e institucioneve
Kriza politike, Zulfaj: Kosova pritet t’i humbë mbi 40 milionë euro nga Plani i Rritjes
Rezultatet e intervistimit të pesë kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit

You Might Also Like

Toshkovski: Edhe gjatë fluksit të madh nëpër pikat kufitare, nuk do të pritet më shumë se një orë
TOP Momenti

Toshkovski: Edhe gjatë fluksit të madh nëpër pikat kufitare, nuk do të pritet më shumë se një orë

July 1, 2026
Osmani: Kosova dhe SHBA-ja, partneritet i pathyeshëm
TOP Momenti

Osmani: Kosova dhe SHBA-ja, partneritet i pathyeshëm

July 1, 2026
Specialja shtyn sërish datën e shpalljes së vendimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
TOP Momenti

Specialja shtyn sërish datën e shpalljes së vendimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

July 1, 2026
Profesori i ekonomisë: Rritja e pagës minimale mund të shtojë punësimin ilegal
TOP Momenti

Profesori i ekonomisë: Rritja e pagës minimale mund të shtojë punësimin ilegal

July 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?