By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kriza politike, Zulfaj: Kosova pritet t’i humbë mbi 40 milionë euro nga Plani i Rritjes
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kriza politike, Zulfaj: Kosova pritet t’i humbë mbi 40 milionë euro nga Plani i Rritjes
TOP Momenti

Kriza politike, Zulfaj: Kosova pritet t’i humbë mbi 40 milionë euro nga Plani i Rritjes

Momenti
Published: July 1, 2026

Kosova pritet të humbasë mbi 40 milionë euro nga Plani i Rritjes së Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kryenegociatori i Kosovës me Unionin Evropian dhe koordinatori Kombëtar për Instrumentin për Reforma dhe Rritje, Jeton Zulfaj, tha se për shkak të krizës politike nuk kanë arritur t’i miratojnë pesë ligje në Kuvendin e Kosovës.

Your browser does not support the video tag.

Sipas tij, për shkak se qeveria është në detyrë, nuk ka arritur të miratojë strategjinë për luftimin e krimit të organizuar, raporton KosovaPress.

Zulfaj në konferencë për media të mërkurën tha se miratimi i këtyre ligjeve ka qenë i paraparë në kuadër të reformave, afati i fundit i të cilave ka qenë 30 qershori i këtij viti.

Your browser does not support the video tag.

“Do t’i përmend hapat që nuk kanë arritur të zbatohen deri dje në kohë. Këto janë Ligji për Energji dhe Energji Elektrike, sistemi i kontrollit të ndihmës shtetërore, Ligji për Inovacion, legjislacioni kornizë dhe aktet ligjore për falimentimin dhe paaftësinë paguese. Pakoja e ligjeve të reformës në drejtësi, që janë gjithsej gjashtë ligje: Ligji për KPK-në, KGJK-në, Akademinë e Drejtësisë, përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, rekrutimin, vlerësimin e performancës dhe administrimin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial. Po ashtu edhe Strategjia për Luftimin e Krimit të Organizuar. Këta gjashtë hapa që nuk janë zbatuar, pesë prej tyre kanë të bëjnë me aprovimin e ligjeve në Kuvend. Hapi i mbetur, që është strategjia për luftimin e krimit të organizuar, është veprim i cili duhet të miratohet në Qeveri, por për arsye procedurale nuk mund të bëhet nga qeveria në detyrë. Me fjalë të tjera, pothuajse të gjithë hapat që nuk kanë arritur të zbatohen në afatin shtesë janë si pasojë e mosfunksionimit dhe bllokadës në Kuvend. Kostoja e përllogaritur e mosrealizimit me kohë të këtyre gjashtë hapave llogaritet të jetë mbi 40 milionë euro”, tha ai.

Megjithatë, ai shtoi se më 15 korrik do të dorëzojnë raportin e radhës në BE, ku do të kërkojnë lirimin e fondeve për zbatimin e disa reformave që, sipas tij, i kanë realizuar.

“Kosova ka kryer të gjitha obligimet, pavarësisht vonesave në ratifikimin e marrëveshjeve për shkak të bllokadës në Kuvend. Deri tani kemi dorëzuar tri raporte gjashtëmujore, ndërkaq më 15 korrik do të dorëzojmë raportin e katërt për zbatimin e Agjendës së Reformave, ku do të jetë raporti i parë zyrtar. Me këtë rast do të dorëzojmë kërkesën e parë për lirimin e fondeve për të gjithë hapat që kemi zbatuar deri më 30 qershor. Sipas vlerësimit tonë paraprak, deri në fund të qershorit të këtij viti kemi zbatuar 18 hapa të reformave. Pjesa tjetër e hapave të planifikuar për këtë vit janë në zbatim e sipër. Sipas Marrëveshjes për Instrumentin dhe rregullave të tjera të Planit të Rritjes, vendimin përfundimtar për këtë e merr Komisioni Evropian në fund të periudhës vlerësuese, e cila zgjat 90 ditë nga kërkesa jonë që do ta bëjmë më 15 korrik”, shtoi Zulfaj.

Krahas kësaj, ai theksoi se Kosova ka afat deri më 31 dhjetor të këtij viti t’i zbatojë 61 reforma të tjera, të cilat janë në vlerë prej 444 milionë euro.

Sipas tij, është tejet e rëndësishme që të formohen institucionet e reja dhe të mos ketë bllokada në Kuvend, pasi vendi po humbet financiarisht.

“Vëmendjen tash duhet ta mbajmë te hapat që e kanë për afat dhjetorin e këtij viti, ku bëjnë pjesë 61 hapa në vlerë prej 444 milionë euro. Në këta 61 hapa bëjnë pjesë edhe 22 hapa që për afat shtesë e kanë 31 dhjetorin e këtij viti, vlera e të cilëve është 131 milionë euro. Duhet të kemi Kuvend që funksionon në mënyrë që të arrijmë t’i përmbushim të gjithë hapat që skadojnë deri në fund të dhjetorit. Bllokada në Kuvend ka kosto financiare. Jo vetëm këto 40 milionë euro që humbin këtu, i kisha shtuar edhe 20 milionë euro të tjera nga dy palë zgjedhje të panevojshme që u shkaktuan. Jo vetëm që po humbet koha në këta 16 muaj, por po ka edhe kosto financiare”, deklaroi Zulfaj.

Ai përmendi edhe pritjet e tij nga presidenca e Irlandës, ku tha se shpreson që të shqyrtohet aplikacioni i Kosovës për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Unionin Evropian.

Dje, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka paralajmëruar se Kosova ka hyrë në një fazë ku vonesat në zbatimin e reformave në kuadër të Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian po rrezikojnë humbje të pakthyeshme financiare.

You Might Also Like

Haradinaj pret delegacionin nga SHBA në Gllogjan, nderon Daniel Serwer dhe Mario Marquez me medalje
Përmbytet reparti i Radioterapisë në Shkup, Stojkovski: Aparaturat janë fikur në kohë
Osmani: Kurrë më afër s’kemi qenë për ta kaluar PDK-në, hajde të punojmë bashkë ta arrijmë këtë
OVL-UÇK: Procesi në Hagë është politik, protestat do të vazhdojnë
Orhan Lopar mori pjesë në manifestimin e serbëve më 24 maj në Jabllanicë?

You Might Also Like

Goditet nga vetëtima vdes 26-vjeçari në Suharekë
TOP Momenti

Goditet nga vetëtima vdes 26-vjeçari në Suharekë

July 1, 2026
Ish-funksionarët e LSDM-së promovojnë një lëvizje të re, kritikojnë drejtimin e Venko Filipçes
TOP Momenti

Ish-funksionarët e LSDM-së promovojnë një lëvizje të re, kritikojnë drejtimin e Venko Filipçes

July 1, 2026
Policia apelon për kujdes pasi rruga Ferizaj–Gjilan është bllokuar nga reshjet e shiut
TOP Momenti

Policia apelon për kujdes pasi rruga Ferizaj–Gjilan është bllokuar nga reshjet e shiut

July 1, 2026
Intervistohen pesë kandidatë për Kryeprokuror të Shtetit
TOP Momenti

Intervistohen pesë kandidatë për Kryeprokuror të Shtetit

July 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?