By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kërkohet nga Interpoli, kolonelja serbe në pension: Dy pjesëtarë të xhandarmërisë nuk shkojnë në punë, por e ruajnë Radoiçiqin
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kërkohet nga Interpoli, kolonelja serbe në pension: Dy pjesëtarë të xhandarmërisë nuk shkojnë në punë, por e ruajnë Radoiçiqin
TOP Momenti

Kërkohet nga Interpoli, kolonelja serbe në pension: Dy pjesëtarë të xhandarmërisë nuk shkojnë në punë, por e ruajnë Radoiçiqin

Momenti
Published: July 1, 2026

A e mbron Xhandarmëria e Serbisë Millan Radoiçiqin? Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se është interesuar për këtë çështje.

Ai pretendoi se Millan Radoiçiqin, ndaj të cilit është lëshuar njoftim i kuq nga Interpol-i për shkak të sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, nuk e mbrojnë pjesëtarët e Xhandarmërisë së Serbisë.

Your browser does not support the video tag.

Këtë e pohoi edhe komandanti i këtij njësiti special policor, Radosllav Repac, shrkuan REL, transmeton KosovaPress.

Autoritetet në Serbi i hedhin poshtë raportimet e mediave se Radoiçiqi, si dhe ish-partneri i tij i biznesit nga Kosova, Zvonko Vesellinoviq, mbrohen nga pjesëtarë të Xhandarmërisë.

Nga ana tjetër, kolonelja policore në pension, Sllavica Radovanoviq, thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) se është “sekret publik” që pjesëtarë të Xhandarmërisë serbe ruajnë një kategori të caktuar personash që nuk u takon të kenë mbrojtje policore.

“Edhe informacionet e mia të brendshme e mbështesin këtë, se ekzistojnë me siguri dy persona nga Xhandarmëria që nuk shkojnë fare në punë, por e ruajnë Radoiçiqin”, thotë ajo.

Radovanoviq ka punuar për më shumë se 30 vjet në policinë serbe, ndërsa që nga viti 2021 është deputete opozitare.

“Askush në njësitin e Xhandarmërisë nuk guxon të pyesë se ku janë këta njerëz dhe pse nuk vijnë në punë”, shton ajo.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it nëse Radoiçiqi dhe Vesellinoviqi mbrohen nga Xhandarmëria dhe cila do të ishte arsyeja për një vendim të tillë.

Ndërkohë që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kërkojnë nga Beogradi që të ndjekë penalisht përgjegjësit për sulmin në Banjskë, në Serbi Radoiçiqi është i lirë dhe ka vendbanim të regjistruar në Beograd.

Ai e ka pranuar se ka organizuar sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023, kur u vra një polic i Kosovës. Gjatë këmbimit të zjarrit që pasoi u vranë edhe tre sulmues serbë.

Ndonëse Prokuroria në Beograd ka paralajmëruar aktakuzë për këtë rast, ajo ende nuk është ngritur.

Si Radoiçiqi ashtu edhe Veselilnoviqi janë nën sanksione të Shteteve të Bashkuara të Amerikës prej më shumë se katër vjetësh, për shkak të akuzave që lidhen me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Vuçiq gjatë një stërvitjeje të Xhandarmërisë në Lipovicë, afër Beogradit, tha se Radoiçiqi dhe Vesellinoviqi nuk mbrohen nga pjesëtarët e këtij njësiti.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ai tha se nuk e dinte që do të cilësoheshin si kriminelë ata “që ndiqen nga disa vende të tjera, ose nga ato që nuk janë madje as vende, por entitete”, për shkak të situatës në Kosovë.

Më pas ai iu drejtua komandantit të Xhandarmërisë serbe, Radosllav Repac, me pyetjen: “Pra, sa kuptova, Radosllav, ky nuk është më rast, apo është, gjithsesi?”

Repac u përgjigj se “Xhandarmëria nuk i mbron personat e përmendur”.

Një ditë më parë, Vuçiqi u kishte thënë gazetarëve se nuk kishte të dhëna të tilla, por edhe se Radoiçiqi nuk ishte në listën e të kërkuarve për shkak të krimit, por për shkak të Kosovës.

Në një video të publikuar nga autoritetet e Kosovës tre vjet më parë, shihen burra të armatosur, mes të cilëve edhe Radoiçiqi, dhe ata janë veshur me uniforma ushtarake kamuflazhi.Ata janë filmuar, sipas autoriteteve në Kosovës, në oborrin e manastirit në Banjskë, pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës.

Në kohën e sulmit, për të cilin ai ka marrë përgjegjësinë, Radoiçiqi ishte nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe e serbëve të Kosovës që mbështetet nga Beogradi.

Gjykata e Lartë në Beograd, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk i është përgjigjur pyetjes së REL-it nëse ndaj Radoiçiqit ende është në fuqi ndalesa për t’u larguar nga Serbia si dhe detyrimi për t’u paraqitur në polici.

Kjo gjykatë për herët të fundit e kishte konfirmuar për REL-in një informacion të tillë në muajin prill, ndërsa Prokuroria e Lartë Publike në Serbi nuk është deklaruar më.

Kjo prokurori nuk i është përgjigjur pyetjes së REL-it se cila është pengesa për ngritjen e aktakuzës, të cilën kryeprokurori në Serbi e kishte paralajmëruar se do të ndodhte në fund të vitit 2024 ose në fillim të vitit 2025.

Teksa Radoiçiqi, si organizator i sulmit, ndodhet i lirë në Beograd, në Prishtinë në muajin prill tre persona u dënuan nga Gjykata Themelore për sulmin në Banjskë: dy prej tyre me burgim të përjetshëm dhe një me 30 vjet burgim.

You Might Also Like

Kurti takohet Abdixhikun: Kur të kemi rezultate, kemi lajme për ju
Indiania që la Suedinë për Shqipërinë: Atje vendi është më i zhvilluar, por njerëzit janë shumë të ashpër
Dy persona humbin jetën në Shkodër, pasi ranë në kontakt me rrymën elektrike
Shpërthen bombula e gazit në një banesë në Lezhë, plagosen gjashtë persona
Gërvalla i përgjigjet BE-së për gjyqtarët serbë: Kosova nuk mund ta sakrifikojë shtetin ligjor

LEXO GJITHASHTU

Kurti pas takimit të paparalajmëruar me Abdixhikun: Kur të kemi rezultate, do të kemi lajme
Kurti pas takimit të paparalajmëruar me Abdixhikun: Kur të kemi rezultate, do të kemi lajme
Lajme
Shpërthen bombola e gazit në Lezhë, lëndohen gjashtë persona, mes tyre dy fëmijë
Shpërthen bombola e gazit në Lezhë, lëndohen gjashtë persona, mes tyre dy fëmijë
Lajme
Raportohet se Kurti e Abdixhiku janë takuar sërish për çështjen e Presidentit
Raportohet se Kurti e Abdixhiku janë takuar sërish për çështjen e Presidentit
Lajme
U aksidentua me 14 gusht në Jashanicë, vdes i riu në QKUK
U aksidentua me 14 gusht në Jashanicë, vdes i riu në QKUK
Lajme
Vendimi i KGJK’së për gjyqtarët serbë, Gërvalla kritika Brukselit: Kosova s’mund ta sakrifikojë shtetin ligjor për politikat ledhatuese të BE
Vendimi i KGJK’së për gjyqtarët serbë, Gërvalla kritika Brukselit: Kosova s’mund ta sakrifikojë shtetin ligjor për politikat ledhatuese të BE
Lajme

You Might Also Like

MASH gati për fillimin e vitit të ri shkollor
TOP Momenti

MASH gati për fillimin e vitit të ri shkollor

August 29, 2026
Kasami: Punëtorët e NPK-së tashmë me paga dhe kontribute të paguara
TOP Momenti

Kasami: Punëtorët e NPK-së tashmë me paga dhe kontribute të paguara

August 29, 2026
Sa mund të dënohet Fatmir Sheholli nëse shpallet fajtor?
TOP Momenti

Sa mund të dënohet Fatmir Sheholli nëse shpallet fajtor?

August 29, 2026
Aksident i rëndë në Finlandë, një qytetar i Kosovës humb jetën
TOP Momenti

Aksident i rëndë në Finlandë, një qytetar i Kosovës humb jetën

August 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?