By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Policia: Dy kërcënimet për bombë në Stacionin e Autobusëve u bënë nga i njëjti numër telefonik në Serbi
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Policia: Dy kërcënimet për bombë në Stacionin e Autobusëve u bënë nga i njëjti numër telefonik në Serbi
TOP Momenti

Policia: Dy kërcënimet për bombë në Stacionin e Autobusëve u bënë nga i njëjti numër telefonik në Serbi

Momenti
Published: June 30, 2026

Policia e Kosovës ka njoftuar se hetimet kanë zbuluar se dy kërcënimet e rreme për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë janë bërë nga i njëjti numër telefonik në Serbi.

Sipas Policisë, rasti i fundit është raportuar më 30 qershor 2026, rreth orës 07:48, kur Qendra Operative e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë ka pranuar një telefonatë në gjuhën serbe, në të cilën pretendohej në mënyrë të rreme se në Stacionin e Autobusëve ishte vendosur një mjet shpërthyes.

Menjëherë pas marrjes së informatës, Policia ka reaguar sipas procedurave operative, duke evakuuar qytetarët, siguruar perimetrin dhe angazhuar njësitë e specializuara, përfshirë Njësinë për Trajtimin e Mjeteve Shpërthyese, Njësinë K9, hetuesit policorë, si dhe ekipet e zjarrfikësve, autoambulancës dhe Drejtorisë së Emergjencave të Komunës së Prishtinës.

Your browser does not support the video tag.

Pas kontrollit të detajuar të objektit dhe zonës përreth, nuk është gjetur asnjë mjet i dyshuar shpërthyes dhe Stacioni i Autobusëve ka rifilluar punën normalisht.

Policia bëri të ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka autorizuar inicimin e rastit për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”.

Your browser does not support the video tag.

Sipas njoftimit, ky rast është ndërlidhur me kërcënimin e rremë të 22 qershorit 2026, i cili kishte në shënjestër po të njëjtin objekt.

“Hetimet intensive të zhvilluara nga Policia e Kosovës, përkatësisht nga Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, kanë rezultuar se të dy telefonatat janë realizuar nga i njëjti numër telefonik në Serbi. Gjithashtu, gjatë analizave teknike dhe hetimore janë siguruar prova dhe të dhëna të tjera elektronike që ndërlidhin këto raste me njëri-tjetrin dhe që tashmë janë pjesë e procedurës hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia theksoi se ka ngritur kapacitete të avancuara profesionale dhe teknike në fushën e hetimeve kibernetike dhe gjurmimit të komunikimeve kriminale, duke përfshirë edhe aktivitetin në rrjetet sociale.

“Përvoja ka dëshmuar se autorët që tentojnë të fshihen pas telefonatave anonime, aplikacioneve elektronike, profileve të rreme apo veprimit nga shtete të tjera identifikohen dhe asnjë autor nuk mbetet anonim”, thuhet më tej në komunikatë.

Në fund, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të përdorë të gjitha mjetet ligjore, profesionale dhe mekanizmat e bashkëpunimit ndërkombëtar për të identifikuar dhe sjellë para drejtësisë çdo person që tenton të cenojë sigurinë publike dhe të krijojë panik te qytetarët.

Gjithashtu, Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e dezinformatave dhe ka theksuar se çdo informacion që lidhet me sigurinë trajtohet me seriozitet maksimal, me qëllim mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së qytetarëve.

source

You Might Also Like

Dita e 31-të: Qytetarët mbi 12 orë protestë, pas Kuvendit tensione edhe përpara Kryeministrisë
Tahiri: Presidenti duhet të zgjidhet me konsensus, PDK nuk i nënshtrohet LVV-së
KPK-ja prezanton progresin e reformave prokuroriale para delegacionit të BE-së
Mesazhe nacionaliste nga Beogradi: Xhandarmëria serbe këndon për Kosovën para Vuçiqit
Tragjedi në Pakistan: Shembet çatia e një qendre mësimi, vdesin 14 fëmijë

You Might Also Like

Aksident trafiku në autostradën “Miqësia” në Maqedoni, lëndohen tre persona
TOP Momenti

Aksident trafiku në autostradën “Miqësia” në Maqedoni, lëndohen tre persona

June 30, 2026
Aksident trafiku në Kumanovë, humb jetën një 49-vjeçar
TOP Momenti

Aksident trafiku në Kumanovë, humb jetën një 49-vjeçar

June 30, 2026
Haradinaj: Marrëdhëniet Kosovë-SHBA nuk janë sfiduar kurrë më shumë se në vitet e fundit
TOP Momenti

Haradinaj: Marrëdhëniet Kosovë-SHBA nuk janë sfiduar kurrë më shumë se në vitet e fundit

June 30, 2026
Qeveria në detyrë themelon “Fondin e Konfiskimit”
TOP Momenti

Qeveria në detyrë themelon “Fondin e Konfiskimit”

June 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?