Një person ka humbur jetën mbrëmjen e së hënës në fshatin Zlipotok të Dragashit, pas një përleshjeje mes disa personave.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 23:15, ku viktima, mashkull kosovar, dyshohet se ka pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë gjatë rrahjes.
I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash, por mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij, transmeton Zeri.info.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari, po ashtu mashkull kosovar, ndodhet në arrati, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe kapjen e tij janë në vazhdim.
Siç kanë raportuar disa media, viktima e këtij rasti është Gazmen Tairovci, imam i këtij fshati./Zëri

