By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: 40-vjeçari i dyshuar për vrasjen e imamit në Dragash ende në arrati
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
40-vjeçari i dyshuar për vrasjen e imamit në Dragash ende në arrati
TOP Momenti

40-vjeçari i dyshuar për vrasjen e imamit në Dragash ende në arrati

Momenti
Published: June 30, 2026




Foto: Zëri / Ilustrim





Gazmen Tairovci, imami 47-vjeçar i fshatit Zlipotok i Dragashit mbrëmë është therur me thikë për vdekje.

Your browser does not support the video tag.




Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë për “Zërin”, se i njëjti është gjetur i shtrirë në tokë kur ka arritur policia në vendin e ngjarjes.

Your browser does not support the video tag.


“Më datë 29.06.2026, rreth orës 23:15, policia është njoftuar përmes telefonit se në fshatin Zlipotok, komuna e Dragashit, kishte ndodhur një rrahje mes disa personave. Me arritjen në vendin e ngjarjes, patrulla policore ka gjetur një person të shtrirë në tokë. Dyshohet se lëndimet i janë shkaktuar me një mjet të mprehtë. Pas arritjes së ekipit mjekësor nga QKMF Dragash, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës, G.T., mashkull rreth 47-vjeçar nga Zlipotoku i Dragashit”, ka treguar Bytyqi.


Bytyqi ka bërë të ditur se tashmë është identifikuar një 40-vjeçar si i dyshuar për këtë vrasje, por që i njëjti është akoma në arrati dhe se Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet për arrestimin e tij.


“I dyshuari është identifikuar si B.H., mashkull 40-vjeçar nga Zlipotoku. I njëjti ndodhet në arrati, ndërsa që nga mbrëmja e kaluar policia është duke ndërmarrë veprime intensive për lokalizimin dhe arrestimin e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të Stacionit Policor në Dragash, komandanti i stacionit, si dhe është njoftuar Njësia Rajonale e Hetimeve në Prizren, të cilës më vonë i janë bashkuar edhe njësi të tjera policore. Hetimet janë duke u zhvilluar në koordinim me prokurorin e shtetit”, ka treguar Bytyqi. /Zëri


source

You Might Also Like

Çdo qytetar i moshës madhore në Maqedoni mund të bëhet dhurues organesh, Kuvendi miratoi ndryshimet ligjore
Haziri: Kosova u penalizua në Samitin e NATO-s, shkak mungesa e stabilitetit institucional
Ndalohet profesoresha e Universitetit të Shtipit, i kërkoi studentit 300 euro për ta kaluar në provim
​SHSKUK vazhdon mandatin e Elvir Azizit për drejtor të përgjithshëm
Haxhiu takon zyrtaren e KE-së, kërkon hapjen e negociatave për anëtarësim

You Might Also Like

Protestuesit tentojnë të bllokojnë hyrjen e Kuvendit, përplasen me policinë
TOP Momenti

Protestuesit tentojnë të bllokojnë hyrjen e Kuvendit, përplasen me policinë

June 30, 2026
Aliu: Investimet në kujdesin shëndetësor parësor nënkuptojnë kushte më të mira për pacientët dhe punonjësit shëndetësorë
TOP Momenti

Aliu: Investimet në kujdesin shëndetësor parësor nënkuptojnë kushte më të mira për pacientët dhe punonjësit shëndetësorë

June 30, 2026
Banka ProCredit Maqedoni ua mundëson Apple Pay klientëve të saj
TOP Momenti

Banka ProCredit Maqedoni ua mundëson Apple Pay klientëve të saj

June 30, 2026
Një përvojë e paharrueshme në ngjarjen e madhe të Porsche Community në Shkup
TOP Momenti

Një përvojë e paharrueshme në ngjarjen e madhe të Porsche Community në Shkup

June 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?