By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Themelorja do të vendosë më 1 korrik për të ndalurit në Gazimestan
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Themelorja do të vendosë më 1 korrik për të ndalurit në Gazimestan
TOP Momenti

Themelorja do të vendosë më 1 korrik për të ndalurit në Gazimestan

Momenti
Published: June 29, 2026

Para Gjykatës Themelore në Prishtinë, të akuzuarit për veprën “shkaktim i trazirave dhe rrezikim i rendit dhe qetësisë publike” u deklaruan të pafajshëm, ndërsa vendimi në rastin e tyre do të merret më 1 korrik.

Gjatë shënimit të Vidovdanit në Gazimestan, afër Prishtinës, më 28 qershor, Policia e Kosovës ndaloi 37 persona, me arsyetimin se ata “provokuan masën duke brohoritur parulla provokuese me elemente të nxitjes së urrejtjes”.

Your browser does not support the video tag.

Një personi iu shqiptua gjobë, ndërsa 36 të tjerët u proceduan para gjykatës, por nuk u mbajtën në paraburgim.

Avokati Nikolla Todoroviq tha se të akuzuarve u janë konfiskuar dokumentet personale të identifikimit, si dhe se në mesin e të ndaluarve ka kryesisht serbë nga Serbia dhe vendet e rajonit.

Your browser does not support the video tag.

“Ka mjaft shtetas të huaj që nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre dhe njerëzit janë në vështirësi. Ata duhet të presin shpalljen e vendimit”, tha ai.

Serbët nga Kosova, nga Serbia dhe vendet e rajonit tradicionalisht mblidhen çdo 28 qershor në Gazimestan, për të përkujtuar Betejën e Kosovës, përkatësisht betejën kundër osmanëve më 1389.

Në hyrje të Gazimestanit, Policia e Kosovës u shpërndau vizitorëve një njoftim ku thuhej se nuk do të tolerohet “mbajtja dhe shfaqja e simboleve të ndryshme që përfaqësojnë ose nxisin urrejtje ndëretnike, fetare apo politike”.

Disa nga të pranishmit brohoritën “Kosova është Serbi” dhe kënduan këngë kushtuar Kosovës dhe Vidovdanit.

Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit e Kishës Ortodokse Serbe deklaroi se nuk e arsyeton dhe as nuk do ta arsyetojë kurrë çfarëdo thirrjeje për urrejtje, dhunë apo cenim të rendit publik, por se “këngët popullore, kujtimi i të parëve, veshja tradicionale dhe shprehja paqësore e identitetit fetar dhe kombëtar nuk mund të trajtohen, në vetvete, si rrezik për rendin publik”.

Kisha shprehu gjithashtu shqetësim për, siç tha, pretendimet se disa nga të ndaluarit ishin ekspozuar ndaj “keqtrajtimit fizik dhe psikologjik, shuplakave, goditjeve, fyerjeve, kërcënimeve, poshtërimit, si dhe pretendimeve se atyre u ishte kërkuar të brohorisnin ‘Kosova Republikë’, nën kërcënimin e rrahjes”.

“Këto pretendime duhet të hetohen dhe të verifikohen seriozisht. Edhe më shqetësuese janë pretendimet se një pjesë e veshjes tradicionale të njërit prej të ndaluarve ishte përdhosur dhe se disa personave u është ofruar ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftim.

Radio Evropa e Lirë nuk ka arritur t’i konfirmojë në mënyrë të pavarur pretendimet për keqtrajtim fizik dhe psikologjik të të ndaluarve. REL-i i është drejtuar Inspektoratit Policor të Kosovës me pyetje nëse ka pasur ankesa ndaj policisë gjatë shënimit të Vidovdanit në Gazimestan dhe nëse është iniciuar ndonjë hetim, por nga ky institucion ende nuk kanë kthyer përgjigje.

Gazimestani në Kosovë njihet gjithashtu për fjalimin që udhëheqësi i atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviq, mbajti atje në vitin 1989.

Ky fjalim shpesh përmendet si hyrje në konfliktet e armatosura që pasuan shpërbërjen e ish-Jugosllavisë.

Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë dënoi ndalimet gjatë shënimit të Vidovdanit në Gazimestan, duke vlerësuar se bëhet fjalë për “një akt të turpshëm dhe të padenjë represioni”.

Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit, njoftoi se ndalimet i konsideron si një përpjekje për frikësim dhe si dëshmi të “represionit të regjimit në Prishtinë”, duke shtuar se për rastin është njoftuar bashkësia ndërkombëtare.

You Might Also Like

Lewis Capaldi vjen për herë të parë në Kosovë, konfirmohet për Sunny Hill Festival
U fut për ta pastruar bunarin, vdes 75-vjeçari në Gjilan
Bogujevci viziton ekspozitën “Sy më Sy”
Malisheva prezanton sulmuesin azerbajxhanas
Miratohet nevoja për sjelljen e Kodit Zgjedhor me procedurë të shkurtuar

You Might Also Like

Rama: Fuqizimi i grave sjell zhvillim
TOP Momenti

Rama: Fuqizimi i grave sjell zhvillim

June 29, 2026
Nesër varrosen babë e bir që vdiqën tragjikisht në Deçan
TOP Momenti

Nesër varrosen babë e bir që vdiqën tragjikisht në Deçan

June 29, 2026
2Ton tregon datën e publikimit të këngës së re
TOP Momenti

2Ton tregon datën e publikimit të këngës së re

June 29, 2026
E dyshuara për vrasjen në Ferizaj erdhi nga Franca për qëndrim të përkohshëm, dalin detaje
TOP Momenti

E dyshuara për vrasjen në Ferizaj erdhi nga Franca për qëndrim të përkohshëm, dalin detaje

June 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?