By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Fati i aksit Trebenishtë – Qafë Thanë vendoset në korrik në mbledhjen e UNESCO-s në Korenë e Jugut
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Fati i aksit Trebenishtë – Qafë Thanë vendoset në korrik në mbledhjen e UNESCO-s në Korenë e Jugut
TOP Momenti

Fati i aksit Trebenishtë – Qafë Thanë vendoset në korrik në mbledhjen e UNESCO-s në Korenë e Jugut

Momenti
Published: June 29, 2026

Fati i aksit Trebenishtë – Qafë Thanë do të dihet në korrik, në mbledhjen vjetore të UNESCO-s në Korenë e Jugut, ku do të shqyrtohet i gjithë raporti për Rajonin e Ohrit.

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski për “Alsat” deklaroi se tashmë nuk shtrohet më pyetja nëse do të ndërtohet autostrada drejt Qafë Thanës dhe Shqipërisë, por nëpër cilën trase do të kalojë. Kjo vjen pas takimit të fundjavës në Ohër, ku ministrat, së bashku me kryetarët e komunave të Strugës dhe Ohrit, zhvilluan takim me dyer të mbyllura me 15 ambasadorë të vendeve anëtare të Komitetit të Përhershëm të UNESCO-s. Përveç vizitës në kampin e “Bechtel & Enka”, që po ndërtojnë autostradat, ata kanë inspektuar edhe trasenë Trebenishtë – Qafë Thanë.

Your browser does not support the video tag.

“Përshtypjet e para janë të mira, do të shohim se si do të jetë raporti në korrik. Ajo që do ta përcaktojmë së bashku me UNESCO-n është nëse do të jetë kjo trase apo ndonjë trase tjetër që do ta zgjedhim. Ata gjithmonë preferojnë që të shfrytëzohen trasetë tashmë të zhvilluara, në vend që të hapen të reja, në mënyrë që të mos dëmtohet mjedisi jetësor dhe trashëgimia natyrore. Prandaj, nëse do të vazhdojmë me trasenë e planifikuar nga Qeveria e kaluar apo me trase pjesërisht të zhvilluar, të cilën më pas do ta zhvillojmë më tej, është diçka që do ta vendosim bashkë me ta”, deklaroi Aleksandar Nikolloski.

Pas vendimit që pritet në korrik, Nikolloski thotë se Qeveria do të mund të fillojë punën për këtë projekt. Ai nuk është i mendimit që projekti të realizohet sipas planit ekzistues.

Your browser does not support the video tag.

“Nëse më pyetni mua, mendoj se ajo që është nënshkruar si marrëveshje nga Qeveria e kaluar nuk i përgjigjet realitetit, sepse Maqedonia nuk ka 200 aeroporte, por vetëm 2. Nuk ka lidhje me Aeroportin e Ohrit dhe nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me qytetin e Strugës. Nëse nesër do të ndërtojmë lidhje apo nyje rrugore, kjo është çështje tjetër, por ato nuk janë të përfshira në projekt dhe as në buxhet. Të lëmë Strugën të palidhur dhe Aeroportin e Ohrit, i cili i shërben të gjithë rajonit, të mos jetë i lidhur, nuk mendoj se është e duhur”, theksoi Aleksandar Nikolloski, ministër i Transportit.

Sa i përket lidhjes hekurudhore me Shqipërinë, Nikolloski thotë se UNESCO nuk e konteston më as këtë çështje. Aktualisht po punohet në një projekt për modernizimin dhe rehabilitimin e linjës hekurudhore nga Shkupi deri në Kërçovë, pas së cilës do të vijojë faza e dytë, ndërtimi i hekurudhës nga Kërçova, përmes Ohrit dhe Strugës, deri te kufiri me Shqipërinë.

You Might Also Like

Kosova emëron për herë të parë një grua atashe të Mbrojtjes në Shqipëri
VLEN i reagon Osmanit: Të japë përgjigje për vitet e kaluara nëpër postet më të larta shtetërore
47 raste me fruth në Kosovë, IKShPK bën thirrje për vaksinimin e fëmijëve
Milan Radoiçiq shfaqet në tubimin e Vuçiqit në Beograd
Mucunski: E mbyllëm temën me Sofjen, pres një përgjigje të përshtatshme

You Might Also Like

Vrasja në Ferizaj, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarës
TOP Momenti

Vrasja në Ferizaj, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarës

June 29, 2026
​Incidenti në Magurë, Daut Haradinaj viziton veteranin Bekim Metajn
TOP Momenti

​Incidenti në Magurë, Daut Haradinaj viziton veteranin Bekim Metajn

June 29, 2026
Haziri: Organet e LDK-së kanë nisur trajtimin e situatës paszgjedhore
TOP Momenti

Haziri: Organet e LDK-së kanë nisur trajtimin e situatës paszgjedhore

June 29, 2026
Kurti mori pjesë në ceremoninë e pranimit të Komandës së Grupit për Mbështetje Rajonale në Ballkan nga Koloneli Rorvik
TOP Momenti

Kurti mori pjesë në ceremoninë e pranimit të Komandës së Grupit për Mbështetje Rajonale në Ballkan nga Koloneli Rorvik

June 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?