By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: AKB: Kosovarët shpenzojnë rreth 195 milionë euro në turizmin e Shqipërisë vetëm gjatë fundjavave në sezonin maj–tetor
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
AKB: Kosovarët shpenzojnë rreth 195 milionë euro në turizmin e Shqipërisë vetëm gjatë fundjavave në sezonin maj–tetor
TOP Momenti

AKB: Kosovarët shpenzojnë rreth 195 milionë euro në turizmin e Shqipërisë vetëm gjatë fundjavave në sezonin maj–tetor

Momenti
Published: June 29, 2026

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), bazuar në studimin e realizuar gjatë periudhës 28 maj – 28 qershor 2026, konstaton se qytetarët e Kosovës vazhdojnë të jenë investitorët dhe konsumatorët më të mëdhenj të turizmit në Shqipëri.

Studimi i AKB-së, i cili përfshin pesë fundjava radhazi, tregon se mesatarisht rreth 25 mijë qytetarë nga Kosova kalojnë fundjavën në Shqipëri.

Your browser does not support the video tag.

Gjatë një qëndrimi prej 2–3 netësh, ata shpenzojnë mesatarisht të paktën 300 euro për person, duke përfshirë akomodimin, gastronominë, pijet, transportin, derivatet e naftës, taksën rrugore, argëtimin dhe blerjet.

Bazuar në këto të dhëna, rezulton se çdo fundjavë qytetarët e Kosovës shpenzojnë rreth 7.5 milionë euro në ekonominë shqiptare. Duke marrë për bazë sezonin turistik 1 maj – 30 tetor 2026, i cili përfshin 26 fundjava, rezulton se shpenzimet totale arrijnë në rreth 195 milionë euro, vetëm nga vizitat e fundjavës, pa përfshirë pushimet disa ditore apo javore gjatë verës.

AKB vlerëson se këto shifra dëshmojnë qartë se Kosova është partneri dhe tregu më i rëndësishëm për turizmin shqiptar, duke dhënë një kontribut të drejtpërdrejtë në zhvillimin e hotelerisë, gastronomisë, tregtisë, transportit dhe sektorëve të tjerë shërbyes.

Aleanca Kosovare e Bizneseve konsideron se është koha që ky bashkëpunim ekonomik të thellohet përmes investimeve të përbashkëta në turizëm, përmirësimit të infrastrukturës, lehtësimit të lëvizjes së qytetarëve, krijimit të ofertave të përbashkëta turistike dhe politikave që nxisin investimet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Turizmi nuk është vetëm një sektor ekonomik, por edhe një urë që forcon lidhjet kombëtare, zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve në të dyja shtetet.

Agim Shahini, Kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), deklaroi se Studimi ynë dëshmon qartë se qytetarët e Kosovës janë mbështetësit më të mëdhenj të turizmit shqiptar. Rreth 195 milionë euro që shpenzohen vetëm gjatë 26 fundjavave të sezonit maj–tetor përbëjnë një kontribut të jashtëzakonshëm për ekonominë e Shqipërisë. Ky është një partneritet ekonomik që duhet të vlerësohet, të mbështetet dhe të zhvillohet më tej përmes politikave të përbashkëta, investimeve strategjike dhe krijimit të kushteve edhe më të favorshme për lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe bizneseve. Kur fiton turizmi shqiptar, fitojnë edhe bizneset dhe qytetarët në të dy anët e kufirit. /Telegrafi/

You Might Also Like

Të mirat e pirjes së ujit me stomakun bosh
Ramadani: Qeveria bleu barna në Serbi edhe pas sulmit në Banjskë
“Miliona për mallra serbe”, Ramadani: Qeveria bleu barna nga Serbia pas Banjskës
BDI: VLEN vazhdon bashkëqeverisjen me ata që e glorifikojnë Ratko Mlladiqin
“Synohej shndërrimi i Kosovës në Kandahar”, Tërnava kërkon hetim për dokumentin “Top Secret” dhe pretendimet ndaj BIK-ut

LEXO GJITHASHTU

Kreu i BIK-ut kërkon hetime për “Top Sekret 2” që u gjet në telefonin e Shehollit: Të dihet nëse ekziston vërtetë dhe kush e hartoi
Kreu i BIK-ut kërkon hetime për “Top Sekret 2” që u gjet në telefonin e Shehollit: Të dihet nëse ekziston vërtetë dhe kush e hartoi
Lajme
Shamia në shkolla, imami Labinot Maliqi: Duhet të jetë zgjedhje e lirë e secilës vajzë
Shamia në shkolla, imami Labinot Maliqi: Duhet të jetë zgjedhje e lirë e secilës vajzë
TOP Momenti
Trump e “shkund” tregun e naftës, arrin marrëveshje historike me Venezuelën për mbi 65 miliardë fuçi
Trump e “shkund” tregun e naftës, arrin marrëveshje historike me Venezuelën për mbi 65 miliardë fuçi
Lajme
Majko: Spajiq të ofrojë prova për deklaratën e “sulmit” ndaj Malit të Zi, në të kundërtën i bie që foli me emocione
Majko: Spajiq të ofrojë prova për deklaratën e “sulmit” ndaj Malit të Zi, në të kundërtën i bie që foli me emocione
Lajme
Mbi 93 mijë persona në nevojë nga përmbytjet katastrofike në Nepal dhe Tibet
Mbi 93 mijë persona në nevojë nga përmbytjet katastrofike në Nepal dhe Tibet
Lajme

You Might Also Like

Dimitarieska-Koçoska: Po forcojmë kontrollin mbi paratë publike
TOP Momenti

Dimitarieska-Koçoska: Po forcojmë kontrollin mbi paratë publike

August 29, 2026
“Kosova si Kandahar” dhe rasti Sheholli – Myftiu Naim Tërnava me deklaratë publike
TOP Momenti

“Kosova si Kandahar” dhe rasti Sheholli – Myftiu Naim Tërnava me deklaratë publike

August 29, 2026
Bekim Hoxha, nga pozita e drejtorit ekzekutiv të AUV-it transferohen në Agjencinë Pyjore
TOP Momenti

Bekim Hoxha, nga pozita e drejtorit ekzekutiv të AUV-it transferohen në Agjencinë Pyjore

August 29, 2026
Shefi i Shtabit të KFOR-it viziton trupat në Mitrovicë, thekson praninë dhe gatishmërinë e misionit
TOP Momenti

Shefi i Shtabit të KFOR-it viziton trupat në Mitrovicë, thekson praninë dhe gatishmërinë e misionit

August 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?