By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Propaganda serbe përdori një fëmijë për dezinformim, videoja e demanton; Kuçi: Kopje e regjimeve gjenocidale
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Propaganda serbe përdori një fëmijë për dezinformim, videoja e demanton; Kuçi: Kopje e regjimeve gjenocidale
Lajme

Propaganda serbe përdori një fëmijë për dezinformim, videoja e demanton; Kuçi: Kopje e regjimeve gjenocidale

Momenti
Published: June 29, 2026

Grupe nacionaliste serbe kanë propaganduar sot se kinse një polic i Kosovës ka sulmuar një vajzë të vogël që ndodhej në duart e një personi (familjar i saj), gjatë manifestimit të “Vidovdanit” në Gazimestan. Në rrjetet sociale si “Telegram”, pretendohet se Policia e Kosovës ka arrestuar një prind me fëmijën e tij në krah. Por, krejt ndryshe ndodhi në të vërtetë.

Në videon që edhe vetë këto grupe e kanë shpërndarë, shihet zyrtari i Policisë së Kosovës teksa mundohet të qetësojë një fëmijë që po qante papushim derisa një person, po e mbante në duart e tij, transmeton KosovaPress.

Për shtrembërimin që iu bë kësaj videoje ka reaguar eksperti i çështjeve të sigurisë, Gurakuç Kuçi. Sipas tij, kjo luftë hibride kundër  Kosovës duhet të shërbejë si mësim që të rritet kontrolli ndaj propagandës dhe të forcohet bashkëpunimi me të gjitha mediat në Kosovë dhe më gjerë, duke përfshirë edhe ambasadat dhe rrjetet mediatike ndërkombëtare, të cilat mund të dëshmojnë të vërtetën dhe fytyrën destabilizuese të Serbisë.

Your browser does not support the video tag.

“Synimi i Serbisë me veprime të tilla është të mobilizojë masën kundër shqiptarëve, që ajo të jetë e përgatitur për krime të reja kur t’i jepet mundësia, ndërsa modeli i saj propagandistik është kopje e regjimeve më gjenocidale që kanë ekzistuar dhe që vazhdojnë të ekzistojnë në botë… Videoja tregon krejtësisht të kundërtën. Aty shihet se polici i Kosovës e mbron atë, por për dezinformuesit serbë as videoja nuk është e mjaftueshme, sepse makineria e tyre e baltës i ka këto lajme dhe ngjarje të përgatitura paraprakisht, duke e ditur saktësisht edhe kohën se kur duhet t’i publikojë dhe si duhet të reagojë”, ka shkruar ai në Facebook.

Siç ka thënë ai tutje, ky lloj i luftës hibride që u bë të dielën kundër Kosovës, është ndërtuar sipas modelit dezinformues rus.

Your browser does not support the video tag.

source

You Might Also Like

Pishinat jofunksionale të QKUK-së, themelohet Komisioni për vlerësimin e kushteve teknike
Hallkat elektronike, disa të dyshuar dëmtuan e i heqen ato
Serbët pretenduan se polici i Kosovës u soll keq me një fëmijë në Gazimestan, videoja tregon të kundërtën
Mbi 3,000 të lënduar nga dy tërmetet në Venezuelë
Vala rekord e të nxehtit trondit Evropën, Franca paralajmëron rritje të numrit të viktimave

You Might Also Like

Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria përballen me ditët më të nxehta në histori
Lajme

Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria përballen me ditët më të nxehta në histori

June 29, 2026
Vdesin tragjikisht babë e bir nga fshati Maznik i Deçanit, lajmi kumtohet nga kryetari i komunës
Lajme

Vdesin tragjikisht babë e bir nga fshati Maznik i Deçanit, lajmi kumtohet nga kryetari i komunës

June 29, 2026
Babë e bir humbin jetën në Deçan, dyshohet nga kontakti me rrymën gjatë larjes së veturës
Lajme

Babë e bir humbin jetën në Deçan, dyshohet nga kontakti me rrymën gjatë larjes së veturës

June 29, 2026
Një burrë vritet me armë zjarri në Ferizaj, dyshohet pas një përleshjeje
Lajme

Një burrë vritet me armë zjarri në Ferizaj, dyshohet pas një përleshjeje

June 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?