By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: LSH: Për dy vjet, VLEN realizoi platformën “Maqedonia përsëri e jotja”, ndërsa degradoi shqiptarët
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
LSH: Për dy vjet, VLEN realizoi platformën “Maqedonia përsëri e jotja”, ndërsa degradoi shqiptarët
TOP Momenti

LSH: Për dy vjet, VLEN realizoi platformën “Maqedonia përsëri e jotja”, ndërsa degradoi shqiptarët

Momenti
Published: June 28, 2026

Lidhja Shqiptare, e udhëhequr nga Ziadin Sela, ka reaguar me rastin e dyvjetorit të qeverisjes së koalicionit OBRM-PDUMM-ZNAM-VLEN, duke vlerësuar se gjatë kësaj periudhe janë realizuar dy objektiva kryesore: zbatimi i platformës së OBRM-PDUMM-së “Maqedonia përsëri e jotja” dhe rrënimi i Marrëveshjes së Ohrit në të katër shtyllat e saj themelore.Në reagim thuhet se VMRO-DPMNE ka arritur të realizojë pothuajse të gjitha premtimet e saj parazgjedhore, ndërsa partnerët shqiptarë në qeveri kanë luajtur rolin e mbështetësve të këtyre politikave.

“Për këto dy vite të qeverisjes OBRM-PDUMM – ZNAM-VLEN u arritën dy objektiva kryesore: implementimi në përpikmëri i platformës së VMRO-së ‘Maqedonia përsëri e jotja’ dhe rrënimi i Marrëveshjes së Ohrit në secilën nga katër shtyllat kryesore. OBRM-PDUMM arriti të realizojë të gjitha premtimet parazgjedhore dhe pikat e platformës së saj, duke filluar nga shkelja e legjitimitetit të shqiptarëve si hap i parë që i hapi rrugën çdo veprimi tjetër në të ardhmen”, thuhet në reagim.

Your browser does not support the video tag.

Lidhja Shqiptare rikujton premtimet e kryeministrit Hristijan Mickoski për shfuqizimin e mekanizmave të Marrëveshjes së Ohrit, duke pretenduar se ato tashmë janë realizuar përmes vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe iniciativave ligjore të Qeverisë.

“Kujtoni kur OBRM-PDUMM dhe kryeministri Hristian Mickoski u zotuan se do të largojnë Balansuesin dhe Badenterin. Përmes Gjykatës Kushtetuese shfuqizoi Balansuesin dhe po përmes së njëjtës gjykatë shfuqizon çdo ligj e vendim që është sjellë me Parimin e Badenterit. Kujtoni kur tha se do ta rikthejë shtetin dhe institucionet në duart e maqedonasve. Fillimisht këtë e bënë përmes largimit të mijëra shqiptarëve nga puna dhe nga pozicionet udhëheqëse, ndërsa tani tentojnë ta bëjnë përmes propozim-ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, ku përfaqësimi etnik eliminohet me ‘meritokraci’, ndërsa parimi i Badenterit me ‘Badenter të vogël’”, theksohet në reagim.

Your browser does not support the video tag.

Sipas Lidhjes Shqiptare, gjatë këtyre dy viteve janë ndërmarrë hapa edhe kundër përdorimit të gjuhës shqipe dhe kundër decentralizimit.

“Ju sulën edhe Gjuhës Shqipe. Nuk arritën ta shfuqizojnë përmes Gjykatës Kushtetuese falë rezistencës dhe protestës së opozitës, por e ndaluan në praktikë përdorimin zyrtar duke i detyruar edhe funksionarët shqiptarë të shkruajnë dokumentet vetëm në një gjuhë. Më tragjikja, i detyruan që edhe deklarativisht të distancohen dhe të mohojnë Gjuhën Shqipe. Me vendim Qeverie, gjatë këtij dyvjeçari u fshi diaspora shqiptare dhe për pasojë u ul numri i këshilltarëve shqiptarë, u zvogëluan mjetet për komunat nga buxheti i shtetit dhe nga kredia hungareze, duke goditur shtyllën e decentralizimit në përgjithësi dhe atij fiskal në veçanti. Në këtë temë u bë edhe rikthimi i emrave jugosllavë dhe komunistë, duke shfuqizuar vendimin e Këshillit Komunal të Tetovës për emrat shqip të shesheve dhe rrugëve”, thuhet më tej në reagim.Partia e Ziadin Selës vlerëson se me heqjen e Qeverisë teknike është cenuar edhe legjitimiteti politik i shqiptarëve në procesin e formimit të pushtetit.

“U hoq Qeveria teknike, e cila nuk do të jetë më pas zgjedhjeve të ardhshme. Edhe pse depolitizimi dhe parandalimi i ndërhyrjes së shtetit në zgjedhje nuk ndodhi, situata është bërë edhe më keq. Tashmë, pavarësisht se çfarë thotë qytetari shqiptar me votë, qeveria e fundit u formua me vullnetin e kryeministrit dhe jo me vullnetin e shqiptarëve”, thekson reagimi.Në fund, Lidhja Shqiptare adreson kritika të drejtpërdrejta ndaj VLEN-it, duke e akuzuar se gjatë dy viteve në pushtet ka vepruar në dëm të interesave të shqiptarëve.

“Ndërkohë ‘përfaqësuesit’ shqiptarë pa legjitimitet në këtë Qeveri, VLEN, gjatë dy viteve kanë pasur vetëm një rol, atë të vasalit, relativizuesit dhe avokatit të atyre që kanë shkelur dhe degraduar shqiptarët. Për disa kolltuqe e privilegje, VLEN ua shiti fëmijëve tanë të drejtën e punësimit, gjuhën amtare dhe çdo të drejtë tjetër që u takon në tokën e të parëve, duke i bërë të ndjehen si të huaj”, përfundon reagimi i Lidhjes Shqiptare me rastin e dyvjetorit të qeverisjes së koalicionit OBRM-PDUMM -ZNAM-VLEN.

You Might Also Like

Digjet një automjet në Qendër të Shkupit
Natasha Kandiq ngre dyshime për varr masiv të mundshëm në Pasuljanske Livade
Kafshohet nga nepërka, turistja nga Zelanda tregon si luftoi për mbijetesë në Valbonë
Avokati i popullit në Maqedoni lobon pro studentëve, kërkon test shqip në provimin e Jurisprudencës
Të hënën temperaturat në Kosovë deri në 38 gradë, apelohet për kujdes

You Might Also Like

Bekim Sali: Kemi realizuar për 24 muaj atë që nuk është bërë për 24 vite
TOP Momenti

Bekim Sali: Kemi realizuar për 24 muaj atë që nuk është bërë për 24 vite

June 28, 2026
Kishin mbetur të bllokuar në Kanionet e Gjipesë në Shqipëri, dalin detajet se si u nxorën dy turistët
TOP Momenti

Kishin mbetur të bllokuar në Kanionet e Gjipesë në Shqipëri, dalin detajet se si u nxorën dy turistët

June 28, 2026
Maqedoni, tetë zjarre në hapësira të hapura, tre prej tyre aktive
TOP Momenti

Maqedoni, tetë zjarre në hapësira të hapura, tre prej tyre aktive

June 28, 2026
“Momenti të japësh dorëheqjen”, Rama i përgjigjet Haçkaj: Kam nënshkruar me popullin deri në 2029
TOP Momenti

“Momenti të japësh dorëheqjen”, Rama i përgjigjet Haçkaj: Kam nënshkruar me popullin deri në 2029

June 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?