By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Nis pranimi i mbeturinave nga qytetarët në katër deponi sanitare të Kosovës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Nis pranimi i mbeturinave nga qytetarët në katër deponi sanitare të Kosovës
TOP Momenti

Nis pranimi i mbeturinave nga qytetarët në katër deponi sanitare të Kosovës

Momenti
Published: June 27, 2026

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli-Dalipi, ka njoftuar se ka nisur zyrtarisht pranimi i mbeturinave nga qytetarët në katër deponi sanitare të Kompanisë për Menaxhimin e Deponive të Kosovës (KMDK).

Sipas njoftimit të saj, qytetarët tashmë mund të deponojnë mbeturinat në mënyrë të ligjshme dhe të sigurt në deponitë sanitare në Mirash, Landovicë, Velekincë dhe Dumnicë.

Your browser does not support the video tag.

“Sot ka nisur zyrtarisht pranimi i mbeturinave nga qytetarët në deponitë sanitare të KMDK-së në Mirash, Landovicë, Velekincë dhe Dumnicë”, ka bërë të ditur Pacolli-Dalipi.

Ajo ka theksuar se kjo nismë synon të ofrojë një alternativë të rregullt për qytetarët dhe të ndikojë në uljen e hedhjes së mbeturinave në vende të palejuara.

“Tashmë qytetarët kanë një vend të ligjshëm dhe të sigurt për t’i deponuar mbeturinat”, ka deklaruar ministrja në detyrë.

Sipas saj, pranimi i mbeturinave nga qytetarët do të bëhet çdo të shtunë, në intervalin kohor nga ora 08:00 deri në 16:00, në të katër deponitë sanitare.

“Çdo të shtunë, nga ora 08:00 deri në 16:00, në këto katër deponi pranohen mbeturinat nga qytetarët, prandaj nuk ka më arsye apo justifikim që ato të hidhen në natyrë ose në deponi ilegale”, është shprehur Pacolli-Dalipi.

Në fund, ajo ka bërë thirrje për përgjegjësi të përbashkët në ruajtjen e mjedisit.

“Të gjithë kemi për detyrë që ambientin ta ruajmë e Kosovën tonë ta bëjmë të pastër e të gjelbër”, ka theksuar Pacolli-Dalipi. /Telegrafi/

You Might Also Like

Nga Kosova në Zvicër, SPEEEX hyn në një kapitull të ri të zgjerimit
Erion Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin
Analisti i sigurisë, Avni Islami: Serbia synon përçarjen fetare, por nuk do të arrijë ta destabilizojë Kosovën
Probleme teknike në Rinas, fiket sistemi i trafikut ajror
Amerikanët në Kuvend, analistët komentojnë rolin e ndërkombëtarëve në krizën politike

LEXO GJITHASHTU

Pacolli nënshkruan memorandum për banim social edhe me Kamenicën, ndahen 500 mijë euro
Pacolli nënshkruan memorandum për banim social edhe me Kamenicën, ndahen 500 mijë euro
Lajme
Ishte mbret nga mosha 3 vjeçare, vdes monarku tradicional më i ri në botë në moshën 34-vjeçare
Ishte mbret nga mosha 3 vjeçare, vdes monarku tradicional më i ri në botë në moshën 34-vjeçare
Lajme
Lirimi nga detyra i gjyqtarëve serbë, BE shpreh ‘‘keqardhje të thellë’’ për vendimin e KGJK’së: S’janë në përputhje me ligjet në Kosovë
Lirimi nga detyra i gjyqtarëve serbë, BE shpreh ‘‘keqardhje të thellë’’ për vendimin e KGJK’së: S’janë në përputhje me ligjet në Kosovë
Lajme
Privohen nga liria 16 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve
Privohen nga liria 16 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve
TOP Momenti
Ndër 100 gratë më me ndikim në onkologji në botë, Grenell uron ministren dhe popullin shqiptar: Evis Sala po bën ndryshim të madh…
Ndër 100 gratë më me ndikim në onkologji në botë, Grenell uron ministren dhe popullin shqiptar: Evis Sala po bën ndryshim të madh…
Lajme

You Might Also Like

MASH kërkon nga prindërit deklarata për subvencionimin e teksteve shkollore
TOP Momenti

MASH kërkon nga prindërit deklarata për subvencionimin e teksteve shkollore

August 28, 2026
Nga 1 shtatori, tetë trena në ditë mes Zelenikovës dhe Shkupit
TOP Momenti

Nga 1 shtatori, tetë trena në ditë mes Zelenikovës dhe Shkupit

August 28, 2026
Gradohen tre gjeneralët e rinj të FSK-së
TOP Momenti

Gradohen tre gjeneralët e rinj të FSK-së

August 28, 2026
OBRM-PDUKM: Qeveria aktuale ka rritur pagat më shumë se në kohën e LSDM-së dhe BDI-së
TOP Momenti

OBRM-PDUKM: Qeveria aktuale ka rritur pagat më shumë se në kohën e LSDM-së dhe BDI-së

August 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?