By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Si na rrezikon privatësinë inteligjenca artificiale
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Si na rrezikon privatësinë inteligjenca artificiale
TOP Momenti

Si na rrezikon privatësinë inteligjenca artificiale

Momenti
Published: June 27, 2026

Inteligjenca artificiale po e bën jetën më të lehtë, por njëkohësisht po e rrit edhe rrezikun për privatësinë e qytetarëve.

Brenda pak sekondash, algoritmet mund të mbledhin, të analizojnë dhe të profilizojnë të dhëna personale, duke e bërë vjedhjen e identitetit më të lehtë se kurrë më parë.

Your browser does not support the video tag.

Për këtë arsye, sipas Krenare Sogojeva Dermakut, komisionare e Agjencisë për Informim dhe Privatësi në Kosovë, problemi nuk qëndron te vetë inteligjenca artificiale, por te mënyra se si njerëzit e përdorin atë.

“Duhet të dimë kujt dhe ku po ia japim të dhënat tona. Rreziku fillon aty, jo pse e përdorim inteligjencën artificiale, por si e përdorim atë”, thotë Sogojeva Dermaku në podkastin 5 pyetje të Radios Evropa e Lirë.

Ajo thekson se qytetarët shpesh ndajnë shumë më tepër informacion sesa e kuptojnë, duke u ekspozuar ndaj rreziqeve, që shkojnë nga mashtrimet financiare deri te keqpërdorimi i identitetit.

“Sa më shumë që publikojmë, aq më shpejt algoritmet arrijnë të na identifikojnë. Rreziku më i madh është vjedhja e identitetit. Dikush mund ta përdorë emrin, fotografinë dhe të dhënat tona, për të vepruar në emrin tonë ose edhe për të kryer vepra penale”, shprehet Sogojeva Dermaku.

Ngarkimi i një fotografie, i një dokumenti apo edhe i një bisede me chatbot-ët e inteligjencës artificiale mund të duket i padëmshëm. Por, sipas Sogojeva Dermakut, çdo informacion që u jepet këtyre platformave mbetet pjesë e sistemeve të tyre.

Komisionarja për Informim dhe Privatësi shton se ajo që dikur kërkonte muaj të tërë për të mbledhur të dhëna personale, sot mund të realizohet “brenda sekondës”.

“Nuk pyetet ChatGPT për gjithçka. Nuk postohen në ChatGPT të gjitha”, paralajmëron ajo.

Si udhëheqëse e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Sogojeva Dermaku tregon se institucioni ka përfunduar së fundmi një raport vlerësues mbi gjendjen e Kosovës sa i përket inteligjencës artificiale dhe mbrojtjes së të dhënave personale.

Sipas saj, edhe vendet më të zhvilluara evropiane ende po përballen me vështirësi në zbatimin e rregullave për inteligjencën artificiale.

“Ne po bëjmë vlerësimin, që të dimë si t’i drejtojmë objektivat dhe prioritetet tona, në mënyrë që qytetarët të jenë të mbrojtur dhe të informuar, para së gjithash”, thotë ajo.

Sogojeva Dermaku shton se Agjencia vazhdon të trajnojë dhe certifikojë zyrtarë publikë për mbrojtjen e të dhënave personale dhe për përdorimin e sigurt të teknologjive të reja.

You Might Also Like

Nga Kosova në Zvicër, SPEEEX hyn në një kapitull të ri të zgjerimit
Erion Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin
Analisti i sigurisë, Avni Islami: Serbia synon përçarjen fetare, por nuk do të arrijë ta destabilizojë Kosovën
Probleme teknike në Rinas, fiket sistemi i trafikut ajror
Amerikanët në Kuvend, analistët komentojnë rolin e ndërkombëtarëve në krizën politike

LEXO GJITHASHTU

Pacolli nënshkruan memorandum për banim social edhe me Kamenicën, ndahen 500 mijë euro
Pacolli nënshkruan memorandum për banim social edhe me Kamenicën, ndahen 500 mijë euro
Lajme
Ishte mbret nga mosha 3 vjeçare, vdes monarku tradicional më i ri në botë në moshën 34-vjeçare
Ishte mbret nga mosha 3 vjeçare, vdes monarku tradicional më i ri në botë në moshën 34-vjeçare
Lajme
Lirimi nga detyra i gjyqtarëve serbë, BE shpreh ‘‘keqardhje të thellë’’ për vendimin e KGJK’së: S’janë në përputhje me ligjet në Kosovë
Lirimi nga detyra i gjyqtarëve serbë, BE shpreh ‘‘keqardhje të thellë’’ për vendimin e KGJK’së: S’janë në përputhje me ligjet në Kosovë
Lajme
Privohen nga liria 16 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve
Privohen nga liria 16 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve
TOP Momenti
Ndër 100 gratë më me ndikim në onkologji në botë, Grenell uron ministren dhe popullin shqiptar: Evis Sala po bën ndryshim të madh…
Ndër 100 gratë më me ndikim në onkologji në botë, Grenell uron ministren dhe popullin shqiptar: Evis Sala po bën ndryshim të madh…
Lajme

You Might Also Like

MASH kërkon nga prindërit deklarata për subvencionimin e teksteve shkollore
TOP Momenti

MASH kërkon nga prindërit deklarata për subvencionimin e teksteve shkollore

August 28, 2026
Nga 1 shtatori, tetë trena në ditë mes Zelenikovës dhe Shkupit
TOP Momenti

Nga 1 shtatori, tetë trena në ditë mes Zelenikovës dhe Shkupit

August 28, 2026
Gradohen tre gjeneralët e rinj të FSK-së
TOP Momenti

Gradohen tre gjeneralët e rinj të FSK-së

August 28, 2026
OBRM-PDUKM: Qeveria aktuale ka rritur pagat më shumë se në kohën e LSDM-së dhe BDI-së
TOP Momenti

OBRM-PDUKM: Qeveria aktuale ka rritur pagat më shumë se në kohën e LSDM-së dhe BDI-së

August 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?