By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Mbahet testi i arritshmërisë, kopjohet sërish, brenda dy minutash testi në rrjete sociale
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Mbahet testi i arritshmërisë, kopjohet sërish, brenda dy minutash testi në rrjete sociale
TOP Momenti

Mbahet testi i arritshmërisë, kopjohet sërish, brenda dy minutash testi në rrjete sociale

Momenti
Published: June 27, 2026

Këtë të premte, nxënësit e klasave të nënta iu nënshtruan Testit të Arritshmërisë.

Si në të tilla testime të mëhershme, telefonat iu mblodhën.

Por pavarësisht masave që shkollat morën, testi arriti sërish të qarkullojë në rrjete sociale.

Your browser does not support the video tag.

Madje, këtë herë, nuk vonoi më shumë se dy minuta.

Një gjë e tillë po shihet shqetësuese.

“Fakti që testi në ora 10:02 del në rrjete sociale, kjo tregon seriozitetin e këtij procesi. Fajtor këtu nuk i kemi vetëm nxënësit, mund të jenë edhe faktorët e tjerë, është e dhimbshme si proces me u dëmtua gjithë ajo punë, gjithë ai angazhim qoftë prej Ministrisë e Drejtorisë së Arsimit i gjithë atyre që angazhohen”, tha drejtori i shkollës, “Emin Duraku”, Visar Osmani.

Megjithatë, Osmani thotë se në shkollën që ai udhëheq në kryeqytet, gjithçka shkoi në rregull.

“Si proces ka shkuar mirë, ka filluar me kohë dhe ka përfunduar në orarin e paraparë, pra çdo gjë ka shkuar sipas planifikimeve dhe nuk kam ndonjë shqetësim apo ndonjë vërejtje sa i përket qendrës tonë”, tha Osmani.

Në anën tjetër, sfida të tilla të kopjimit, vlerësohet se nxjerrin në pah organizimin jo të duhur.

“Ky është problem në organizim siç po shihet te Provimi shtetëror i Maturës, administratorët u caktuan drejtpërdrejtë nga Ministria, te Testi i Arritshmërisë është pak problem sepse administratorët vijnë nga Komunat dhe nuk janë nën kontroll qendror. Mirëpo, sido që të jetë, një organizim i mirë nuk do të duhet të lejonte që pyetjet e testit të dalin jashtë dhe të shpërndahen në rrjete sociale”, tha eksperti i arsimit, Dukagjin Popovci.

Më herët ishte kërkuar nga prindërit që ky test të anulohej i tëri.

Por sipas njohësit të arsimit, kjo nuk do ishte një zgjidhje e duhur.

“Heqjen e testeve nuk kisha thanë se shteti nuk ka shumë mundësi të mbledh informacion për gjendjen e sistemit të arsimit. Mirëpo, unë mendoj se duhet të përmirësohet menaxhimi i testit, nga ana tjetër të ngritet edhe vetëdija tekmësimdhënësit, te familjet në veçanti sepse është keq të thuhet por shpesh herë familjarët po bëhen bashkëpunëtorë, në këtë shpërndarje, kopjim”, tha ai.

Në mbarë Kosovën, Testit të Arritshmërisë iu nënshtruan rreth 23 mijë nxënës.

source

You Might Also Like

Ambasadori Guerot: Për hapjen e Urës së Ibrit duhen diskutime me të gjithë
Sot 13 kontrolle në Repartin e Pediatrisë në Tetovë, nuk ka fëmijë të hospitalizuar
MPB: 13 shoferë të arrestuar brenda 24 orëve për shkelje në trafik
Kurti pret përfaqësuesit shqiptarë nga Lugina: Serbia duhet të japë përgjigje për bllokimin e mbi 2 milionë eurove
Rinia e PDK-së rrethon Qeverinë me shirit rrezikshmërie: Albin Kurti po e rrezikon demokracinë dhe shtetin

LEXO GJITHASHTU

Kurti: Serbia ka bllokuar mbi 2.1 milionë euro për shqiptarët e Luginës, ato duhet të zhbllokohen
Kurti: Serbia ka bllokuar mbi 2.1 milionë euro për shqiptarët e Luginës, ato duhet të zhbllokohen
Lajme
19-vjetori i vrasjes së Triumf Rizës, nesër zbulohet lapidari përkujtimor
19-vjetori i vrasjes së Triumf Rizës, nesër zbulohet lapidari përkujtimor
Lajme
Kurti takon Donjeta Sadikun: Më tha se medaljen e artë ia ka dedikuar Kosovës, fitorja e saj është historike, do mbahet mend gjatë
Kurti takon Donjeta Sadikun: Më tha se medaljen e artë ia ka dedikuar Kosovës, fitorja e saj është historike, do mbahet mend gjatë
Lajme
Ministri i Financave në Nepal: Do nevojiten deri në 5 miliardë dollarë për rindërtimin e zonave të prekura
Ministri i Financave në Nepal: Do nevojiten deri në 5 miliardë dollarë për rindërtimin e zonave të prekura
Lajme
Policia ka gjetur 669 trupa në të gjithë Nepalin, rreth 2500 persona ende rezultojnë të zhdukur
Policia ka gjetur 669 trupa në të gjithë Nepalin, rreth 2500 persona ende rezultojnë të zhdukur
Lajme

You Might Also Like

Kurti bën homazhe në Han të Elezit: Gjaku i dëshmorëve është në themelet e Republikës
TOP Momenti

Kurti bën homazhe në Han të Elezit: Gjaku i dëshmorëve është në themelet e Republikës

August 29, 2026
VLEN: BDI heshti kur duhej të fliste, ndërsa sot bën moral për shqiptarët
TOP Momenti

VLEN: BDI heshti kur duhej të fliste, ndërsa sot bën moral për shqiptarët

August 29, 2026
​Bllokada institucionale rrezikon mbi 100 milionë euro nga BE-ja, ekspertët: Pasojat prekin ekonominë dhe integrimin
TOP Momenti

​Bllokada institucionale rrezikon mbi 100 milionë euro nga BE-ja, ekspertët: Pasojat prekin ekonominë dhe integrimin

August 29, 2026
Gjendet një mortajë pranë kanalit të ujërave në Vlorë
TOP Momenti

Gjendet një mortajë pranë kanalit të ujërave në Vlorë

August 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?