By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Muriqi flet për madhështinë e Fenerbahçes
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Muriqi flet për madhështinë e Fenerbahçes
TOP Momenti

Muriqi flet për madhështinë e Fenerbahçes

Momenti
Published: June 26, 2026

Vedat Muriqi e vlerëson maksimalisht kthimin te Fenerbahçe. Sulmuesi kosovar u kthye te gjiganti turk pas një periudhe të gjatë te Mallorca në Spanjë. Muriqi shkëlqeu në edicionin e kaluar dhe pasi Mallorca nuk siguroi mbijetesën në La Liga, u transferua te klubi i madh nga Stambolli.

Të premten ka dhënë një intervistë për televizionin e Fenerbahçes, ndërsa ka falënderuar të gjithë në klub që e vlerësuan të denjë për ta veshur sërish fanellën e klubit.

“Është burim krenarie të jem këtu. E dija që më ka munguar ky vend prej momentit kur erdha në klub, por tani e kuptoj se sa shumë më ka munguar. Më kanë dhënë një mundësi tjetër në këtë klub të madh. Ky klub i madh është si asnjë tjetër. Kam pasur mundësi dhe kam fituar përvojë në Evropë, por madhështia e Fenerbahçes është vërtetë diçka tjetër”, ka thënë Muriqi.

Your browser does not support the video tag.

Ai më pas ka folur për kushtet që i ka Fenerbahçe e që nuk i kanë shumë klube në Evropë.

Prizrenasi ka treguar se që në janar ishte kontakti i parë për kthim te Fenerbahçe. Ka folur edhe për rrjedhën e negociatave.

Your browser does not support the video tag.

“Po kthehem tjetër lojtar. Kam fituar përvojë. Kam parë shumë gjëra të ndryshme. Vedati 25-vjeçar ka shkuar, tani është një Vedat me më shumë përvojë. Por është një Vedat shumë më i uritur se kur ishte 25-vjeçar”.

Muriqi ka treguar se gjithë familja e tij e përkrah Fenerbahçen, e sidomos gruaja e tij.

Ylli i Kosovës ka folur për vështirësitë që kishte te Lazio dhe sukseset me Mallorcan.

“Qëllimi im është të shënoj sa më shumë gola të jetë e mundur. Asnjëherë nuk i vë synim vetes në fillim të edicionit. Qëllimi është të të kontribuoj plotësisht për klubin në një mënyrë. Me gola, asistime, me shpirt luftarak, duke qenë mentor jashtë fushe. Dua të kontribuoj sa më shumë të jetë e mundur. Synimi kryesor është titulli i kampionit dhe mendoj se do ta fitojmë titullin me kontributin e të gjithëve. Jam i gatshëm të bëj çdo gjë që kërkohet për Fenerbahçen”, ka theksuar Vedat Muriqi.

32-vjeçari luajti për Fenerbahçen në edicionin 2019/2020. Më pas luajti për Lazion dhe nga janari 2022 për Mallorcan.

source

You Might Also Like

Durmishi: Tetova tregoi pjekuri dhe nuk ra në provokime
Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi ndër më të avancuarit në procesin e integrimit në BE
Avokati i Popullit viziton Qendrën Edukuese Korrektuese për të Mitur në Lipjan në Ditën Ndërkombëtare kundër Torturës
Pa bashkëpunim juridik: Si ua dërgon Kosova ftesat e gjykatave të dyshuarve në Serbi?
Shpërthejnë protestat kundër Hamasit në Gaza

You Might Also Like

BE-ja godet Amazonin dhe Microsoftin
TOP Momenti

BE-ja godet Amazonin dhe Microsoftin

June 26, 2026
Digjet automjeti i një avokati në Shkup, MPB: Rasti është duke u hetuar
TOP Momenti

Digjet automjeti i një avokati në Shkup, MPB: Rasti është duke u hetuar

June 26, 2026
Paratë janë afrodiziaku më i mirë
TOP Momenti

Paratë janë afrodiziaku më i mirë

June 26, 2026
Ish-këshilltari i Trumpit, John Bolton pranon fajësinë për ‘‘keqmenaxhimin e dokumenteve të klasifikuara’’
TOP Momenti

Ish-këshilltari i Trumpit, John Bolton pranon fajësinë për ‘‘keqmenaxhimin e dokumenteve të klasifikuara’’

June 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?