By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dimitrieska-Koçoska: Ribalanci krijon kushte për investime më të mëdha dhe realizim më efikas të projekteve kapitale
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dimitrieska-Koçoska: Ribalanci krijon kushte për investime më të mëdha dhe realizim më efikas të projekteve kapitale
TOP Momenti

Dimitrieska-Koçoska: Ribalanci krijon kushte për investime më të mëdha dhe realizim më efikas të projekteve kapitale

Momenti
Published: June 26, 2026

Ministrja e Financave në podkastin “Ku janë paratë”, theksoi se ribalanci i buxhetit për vitin 2026 është i orientuar drejt sigurimit të mjeteve për realizimin e investimeve kapitale, përmbushjen e detyrimeve të ndërmarra me marrëveshjet kolektive dhe përkrahjen e politikave zhvillimore që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetesës së qytetarëve.

Duke folur për rritjen e shpenzimeve me ribalancin, ministrja theksoi se Ministria e Financave duhet të ketë parasysh jo vetëm shifrat, por edhe nevojat reale të qytetarëve dhe institucioneve.

Your browser does not support the video tag.

“Ministri i Financave ka rolin më të vështirë, sepse nëse duam t’i shohim gjërat vetëm nga aspekti i asaj se sa duhet të jetë deficiti buxhetor, do të themi – po, ministri i përmbahet me vendosmëri shifrës, por në anën tjetër kemi jetën dhe realitetin”, theksoi Dimitrieska-Koçoska.

Lidhur me investimet kapitale, ministrja nënvizoi se ato nuk duhet të shihen vetëm si shpenzime, por si investim në zhvillimin e ardhshëm të shtetit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve. Ajo theksoi se investimet kapitale japin kontribut të drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike, por kanë edhe efekte afatgjata në zhvillimin dhe standardin e jetesës.

“Investimet kapitale ndikojnë drejtpërdrejt ndaj produktit të brendshëm bruto, dhe pas reaalizimit të tyre, ato ndikojnë drejtpërdrejt dhe tërthorazi ndaj ekonomisë dhe në përmirësimit të cilësisë së jetës”, theksoi Dimitrieska-Koçoska dhe shtoi se vendimi për rritjen e shpenzimeve kapitale është rezultat i realizimit të përmirësuar të projekteve dhe gatishmërisë së shtuar të institucioneve për t’i zbatuar aktivitetet e planifikuara.

“Kemi arritur në përfundimin se në muajt e fundit, disa ministra kanë qenë të fokusuar dhe të përkushtuar në punën e tyre, dhe si rezultat i asaj thamë – në rregull, le të kemi realizim më të madh”, tha ministrja.

Sa i përket të ardhurave, ajo theksoi se arkëtimi i tatimeve po lëviz në përputhje me pritshmëritë dhe se treguesit deri më tani nuk tregojnë devijime të konsiderueshme nga projeksionet.

“Rritja e të ardhurave nga TVSH-ja dhe tatimet e tjera janë mbi nivelin e kërkuar për të përmbushur projeksionet vjetore. Të dhënat tregojnë se të ardhurat po lëvizin në përputhje me planin dhe nuk ka bazë për pretendime se buxheti po përballet me probleme në arkëtim: Nuk mund të them se ka devijime. Matematika deri më tani tregon se tatimet do të inkasohen”, theksoi Dimitrieska-Koçoska.

Duke iu referuar deficitit buxhetor, ministrja theksoi se deficiti nuk duhet të analizohet përmes shifrave absolute, por përmes pjesëmarrjes së tij në prodhimin e brendshëm bruto, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të bëhet krahasimi real ndërmjet viteve të ndryshme dhe kushteve ekonomike.

“Pikërisht për këtë ekzistojnë përqindjet – që të mund të bëhen krahasime. Nuk mund të krahasojmë diçka që nuk është e krahasueshme”, theksoi Dimitrieska-Koçoska, duke ritheksuar se në vitin 2020, vendi u përball me deficit buxhetor prej 8% të PBB-së, ku shtoi se procesi i konsolidimit fiskal është vështirësuar për shkak të sfidave dhe detyrimeve të trashëguara.

Lidhur me borxhin publik, ministrja theksoi se Ministria e Financave zhvillon politikë të kujdesshme të menaxhimit të financave publike dhe se besimi i tregjeve ndërkombëtare financiare është konfirmuar përmes emetimit të suksesshëm të euroobligacionit, me margjinën më të ulët historike.

“Pikërisht për këtë arsye, kur emetuam euroobligacionin, arritëm margjinën më të ulët deri më tani, në aspekt historik”, tha ministrja.

Ministrja theksoi se politika fiskale mbetet e orientuar drejt ruajtjes së stabilitetit, por edhe sigurimit të mjeteve për projekte zhvillimore, të cilat do të sjellin rezultate afatgjata për ekonominë.

You Might Also Like

Sot temperatura të larta, indeksi UV i lartë – rekomandohet kujdes i shtuar
Haradinaj: Kurti po kërkon “viktimë” për krizën politike, Aleanca do të protestojë
Pas dy vrasjeve, shoqëria civile kërkon që femicidi të trajtohet si urgjencë
Franca lehtëson rregullat e prodhimit të djathit pas thatësirës së zgjatur
Burgu i Dubravës: I akuzuari për dhunim, përfundon i dhunuar

LEXO GJITHASHTU

“Camp Nou” i Barcelonës favorit për ta pritur finalen e Ligës së Kampionëve më 2029
“Camp Nou” i Barcelonës favorit për ta pritur finalen e Ligës së Kampionëve më 2029
Lajme
Haradinaj për Boiken Abazin: Është një prej figurave kryesore të “Dhomave të zeza” të VV-së në Tiranë
Haradinaj për Boiken Abazin: Është një prej figurave kryesore të “Dhomave të zeza” të VV-së në Tiranë
Lajme
SHBA godet rrjetin kinez të hakerëve: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane
SHBA godet rrjetin kinez të hakerëve: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane
Lajme
Kongresmenët amerikanë kërkojnë sanksione ndaj zyrtarëve serbë, akuzojnë Vuçiqin për afrimin me Rusinë, Kinën dhe Iranin
Kongresmenët amerikanë kërkojnë sanksione ndaj zyrtarëve serbë, akuzojnë Vuçiqin për afrimin me Rusinë, Kinën dhe Iranin
Lajme
Skena të turpshme në Zvornik të RS-së: Qindra njerëz ndezën qirinj dhe brohoritën “Ratko Mladiq”
Skena të turpshme në Zvornik të RS-së: Qindra njerëz ndezën qirinj dhe brohoritën “Ratko Mladiq”
Lajme

You Might Also Like

Nga Zvërneci te kërkesat politike, protestuesit vijojnë ditën e 89-të të tubimit
TOP Momenti

Nga Zvërneci te kërkesat politike, protestuesit vijojnë ditën e 89-të të tubimit

August 28, 2026
Përpjekjet për president konsensual, Mustafa pesimist për marrëveshje
TOP Momenti

Përpjekjet për president konsensual, Mustafa pesimist për marrëveshje

August 28, 2026
“Këndi i Debatit”- 27.08.2026
TOP Momenti

“Këndi i Debatit”- 27.08.2026

August 28, 2026
Mungesa e vitaminës D në shtatzëni mund të ndikojë te foshnja
TOP Momenti

Mungesa e vitaminës D në shtatzëni mund të ndikojë te foshnja

August 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?