Ish-deputeti, Daut Haradinaj ka kritikuar ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu për dekretin që t’ia japë shtetësinë Boiken Abazit, i dëbuar nga shteti i Kosovës në vitin 2016 për cenim të sigurisë kombëtare.
“Ka qenë në listë të zezë për shkak të kërcënimit të sigurisë, por kjo është dëshmi se çfarë shteti kemi”, ka thënë Haradinaj në Klan Kosova.
Ai ka thënë se Boiken Abazi është shpërblyer për punën që e ka bërë në propagandë teksa ka shtuar se mund të ketë qenë pjesë e grupeve të Vetëvendosjes në Tiranë.
“Janë duke e shpaguar, jo vetëm këtë, por të gjitha kuzhinat që i kemi pasur që janë me dyshime shumë të thella në Tiranë. Është një prej figurave kryesore të dhomave të zeza, siç thojke Florin Krasniqi: “Dhomat e zeza të kompjuterëve e rrjeteve të rrejshme””, ka thënë Haradinaj.
The post Haradinaj për Boiken Abazin: Është një prej figurave kryesore të “Dhomave të zeza” të VV-së në Tiranë appeared first on Gazeta Express.

