By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gazi amerikan, Çitaku: Kosova po përballet me një nga momentet më të rëndësishme strategjike që nga pavarësia
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gazi amerikan, Çitaku: Kosova po përballet me një nga momentet më të rëndësishme strategjike që nga pavarësia
TOP Momenti

Gazi amerikan, Çitaku: Kosova po përballet me një nga momentet më të rëndësishme strategjike që nga pavarësia

Momenti
Published: June 25, 2026

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës tha sot se debati për gazin amerikan nuk është për një projekt teknik a për një central energjetik, por është debat për sigurinë kombëtare të Kosovës.

Çitaku në një postim në Facebook shkruan se Kosova po përballet me një nga momentet më të rëndësishme strategjike që nga shpallja e pavarësisë.

Your browser does not support the video tag.

​Gazi amerikan, Haxhiu: Çështja nuk është “po” apo “jo”- duhen diskutime

Lexoni të plotë postimin e saj:

Debati për gazin amerikan nuk është debat për një projekt teknik. Nuk është debat për një tubacion apo për një central energjetik. Ky është debat për sigurinë kombëtare të Kosovës.

Kosova po përballet me një nga momentet më të rëndësishme strategjike që nga shpallja e pavarësisë.

Në një botë ku siguria energjetike po bëhet po aq e rëndësishme sa siguria ushtarake, vendimet që marrim sot do të përcaktojnë jo vetëm mirëqenien e qytetarëve tanë, por edhe pozitën e Kosovës në hartën gjeopolitike të dekadave që vijnë.

Në botën e sotme, e cila po ndryshon vazhdimisht, pavarësia energjetike është pjesë e pavarësisë shtetërore. Luftërat moderne nuk zhvillohen vetëm me tanke dhe armë.

Ato zhvillohen me energji, me zinxhirë furnizimi, me kontroll mbi burimet strategjike dhe me aftësinë e një shteti për t’i mbrojtur qytetarët e vet nga krizat.

Prandaj, kur flasim për gazin amerikan, ne nuk flasim vetëm për energji. Ne flasim për siguri. Për ekonomi. Për diplomaci. Për partneritet strategjik. Për të ardhmen e Kosovës.

Fatkeqësisht, për vite me radhë, Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar pothuajse çdo projekt që do t’i siguronte Kosovës më shumë pavarësi energjetike. Fillimisht si opozitë, e më pas si qeveri. E shpeshherë edhe përmes formave të dhunshme.

Sot po e shohim rezultatin e kësaj politike.

Kosova po paguan energjinë më shtrenjtë se kurrë më parë. Importet e energjisë po rriten nga viti në vit. Bizneset po dëmtohen. Familjet po përballen me fatura gjithnjë e më të larta dhe gjithnjë e më të papërballueshme.

Ndërkohë, të gjitha vendet e rajonit po ndërtojnë lidhje të reja energjetike, po diversifikojnë furnizimin dhe po forcojnë sigurinë e tyre.

Vetëm Kosova ka mbetur jashtë.

Vetëm Kosova vazhdon të refuzojë një mundësi që aleati ynë më i madh strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka mbështetur vazhdimisht.

Partneriteti me SHBA-në nuk matet vetëm me deklarata. Ai matet me vendime konkrete. Me projekte konkrete.

Koha e izolimit duhet të marrë fund.

Kosova duhet të jetë pjesë e projekteve strategjike të Perëndimit, jo spektatore e tyre. /Telegrafi/


You Might Also Like

Prokuroria kërkon dënimin e Sveçlës, mbrojtja kërkon aktgjykim lirues
Dogana e Kosovës zbulon mbi 54 mijë euro të padeklaruara
Bastisje në Koçan, ndalohen dy persona
Vritet një 15-vjeçar në Prizren, theret me thikë nga një i mitur
“Zgjedhje të reja në horizont” – 44% e të rinjve duan të largohen, a i duhet Kosovës një ORA/FER 3.0?

LEXO GJITHASHTU

Besnik Tahiri: Kurti dhe LVV duan ta fusin Kosovën qëllimshëm në krizë identitare
Besnik Tahiri: Kurti dhe LVV duan ta fusin Kosovën qëllimshëm në krizë identitare
Lajme
Reçica-Kurtit: Vandal politik, ndali vandalizmat – kthehu në parlament
Reçica-Kurtit: Vandal politik, ndali vandalizmat – kthehu në parlament
Lajme
Haradinaj uron Turqinë për Ditën e Fitores, vlerëson mbështetjen ndaj Kosovës
Haradinaj uron Turqinë për Ditën e Fitores, vlerëson mbështetjen ndaj Kosovës
Lajme
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport nga Prokuroria e Pejës pas lirimit të të akuzuarve për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport nga Prokuroria e Pejës pas lirimit të të akuzuarve për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Lajme
Edhe në Skenderaj nisi “Ora e Pritjes” për çlirimtarët: Kosova po numëron ditët drejt 16 shtatorit
Edhe në Skenderaj nisi “Ora e Pritjes” për çlirimtarët: Kosova po numëron ditët drejt 16 shtatorit
Lajme

You Might Also Like

Mbështetje për fëmijët jetimë në prag të vitit të ri shkollor
TOP Momenti

Mbështetje për fëmijët jetimë në prag të vitit të ri shkollor

August 28, 2026
NTP: Nga 1 shtatori fillon orari dimëror i qarkullimit
TOP Momenti

NTP: Nga 1 shtatori fillon orari dimëror i qarkullimit

August 28, 2026
AMC i bashkohet Global Week for Action on NCDs
TOP Momenti

AMC i bashkohet Global Week for Action on NCDs

August 28, 2026
Grabitje në një market në Prishtinë, rasti po hetohet
TOP Momenti

Grabitje në një market në Prishtinë, rasti po hetohet

August 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?