By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kosova nuk mund të presë më, shefi i EULEX-it kërkon formimin e shpejtë të institucioneve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova nuk mund të presë më, shefi i EULEX-it kërkon formimin e shpejtë të institucioneve
TOP Momenti

Kosova nuk mund të presë më, shefi i EULEX-it kërkon formimin e shpejtë të institucioneve

Momenti
Published: June 25, 2026

Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, në përfundim të mandatit të tij, ka vlerësuar se Kosova ka shënuar përparim në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit, por ka paralajmëruar se kriza e zgjatur politike dhe mungesa e institucioneve të reja paraqesin rrezik për funksionimin demokratik të vendit.

Duke folur për bllokadën politike pas zgjedhjeve, në një intervistë për KosovaPress, shefi i EULEX-it theksoi se Kosova ka nevojë sa më shpejt për institucione të reja. Derisa fjalë të mira pati për procesin e fundit zgjedhor , për të cilin tha se është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe demokratike.

Your browser does not support the video tag.

“Procesi është zhvilluar në një atmosferë të qetë dhe ka mundësuar ushtrimin demokratik të votës pa ndonjë incident të rëndësishëm që do të ndikonte në siguri apo në mënyrën demokratike të konsultimit me elektoratin… Nevoja për një qeveri të plotë dhe funksionale është garanci për çdo përparim të mëtejshëm në Kosovë, si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Prandaj, është jashtëzakonisht e rëndësishme, për të mirën e të gjithë qytetarëve, të gjitha aktiviteteve në Kosovë dhe të ekonomisë, që sa më shpejt të konstituohet Kuvendi dhe të formohet qeveria. Natyrisht, kjo kërkon angazhimin e të gjithë aktorëve politikë. Tashmë është e nevojshme të tejkalohen ndarjet ekzistuese, duke pasur parasysh përgjegjësitë kushtetuese që secili aktor mban dhe duke ndryshuar qasjen që ka karakterizuar këtë krizë politike tashmë tepër të gjatë”, tha Barbano.

​Barbano: Situata në veri e qetë, por e brishtë – angazhimet e qeverisë në dialog kanë parandaluar incidente

Ai paralajmëroi se zvarritja e krizës politike mund të krijojë hapësirë për probleme institucionale.

“Sa më gjatë të vazhdojë një krizë politike pa mbikëqyrjen e një parlamenti dhe kuvendi plotësisht funksional, aq më të mëdha janë mundësitë që të ndodhin mospërputhje institucionale.

Prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme që të gjitha organet kushtetuese të jenë funksionale dhe të veprojnë siç duhet për të mbrojtur demokracinë, për të garantuar të drejtat e njeriut dhe për të vazhduar rrugën evropiane. Kjo do të mundësojë ndërmarrjen e hapave të nevojshëm për përafrimin e Kosovës me standardet që kërkohen për integrimin e saj të mundshëm në Bashkimin Evropian”, nënvizoi ai.

Sa i përket iniciativës për krijimin e Xhandarmërisë së Kosovës, Barbano tha se është ende herët për vlerësime përfundimtare, por nënvizoi se çdo mekanizëm i ri duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe me rolin e Policisë së Kosovës si institucioni kryesor për zbatimin e ligjit.

Ai shtoi se, në rast të themelimit të një strukture të tillë, ajo duhet të përfshihet në mekanizmat ekzistues të koordinimit me Policinë e Kosovës, KFOR-in dhe EULEX-in.

Duke folur për situatën në veri të vendit, Barbano tha se gjendja është përmirësuar ndjeshëm krahasuar me periudhën para sulmit në Banjskë, por mbetet e ndjeshme.

“Sot situata është padyshim e qetë, por ende e brishtë”, tha ai derisa vlerësoi angazhimin e e institucioneve në veri të vendit duke thënë se i njëjti ka rezultuar shumë i dobishëm dhe efektive në parandalimin e incidenteve.

Në intervistën e tij të fundit si shef i EULEX-it, Barbano tha se prania e misionit në Kosovë mbetet rezultat i mbështetjes së Bashkimit Evropian, por edhe i vlerësimit që institucionet kosovare i bëjnë punës së misionit.

“Dëshira e Bashkimit Evropian është ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt qëndrueshmërisë dhe efektivitetit të institucioneve të sundimit të ligjit, si dhe në rrugën e saj drejt Evropës. Mund t’ju them se në kontaktet e mia me autoritetet e Kosovës kam marrë vetëm fjalë vlerësimi dhe mirënjohjeje për punën tonë në mbështetje të institucioneve të sundimit të ligjit. Prandaj, është një kombinim i të dyjave. Për sa kohë që autoritetet dhe institucionet e Kosovës e kërkojnë praninë dhe mbështetjen tonë, ne do të jemi shumë të lumtur të vazhdojmë ta ofrojmë këtë mbështetje”, përfundoi ai. /KP/

You Might Also Like

Nga Zvërneci te kërkesat politike, protestuesit vijojnë ditën e 89-të të tubimit
Përpjekjet për president konsensual, Mustafa pesimist për marrëveshje
“Këndi i Debatit”- 27.08.2026
Mungesa e vitaminës D në shtatzëni mund të ndikojë te foshnja
Vdes 12-vjeçari në Lezhë pas goditjes nga vetura

LEXO GJITHASHTU

Arrat mund të ulin rrezikun e tensionit të lartë, ja çfarë zbuloi studimi
Arrat mund të ulin rrezikun e tensionit të lartë, ja çfarë zbuloi studimi
TOP Momenti
Vdes i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes në Malishevë
Vdes i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes në Malishevë
TOP Momenti
OKB: Rrjetet sociale duhet të bëhen më të sigurta për fëmijët
OKB: Rrjetet sociale duhet të bëhen më të sigurta për fëmijët
TOP Momenti
Ligjvënësit amerikanë mesazh Vuçiqit:Lufto korrupsionin ose do të përballesh me sanksione
Ligjvënësit amerikanë mesazh Vuçiqit:Lufto korrupsionin ose do të përballesh me sanksione
TOP Momenti
Shkodra thotë se është pritshme të ketë reagim qytetarë nëse nuk ka marrëveshje për presidentin
Shkodra thotë se është pritshme të ketë reagim qytetarë nëse nuk ka marrëveshje për presidentin
TOP Momenti

You Might Also Like

Drita eliminohet nga Interi i Andorrës
TOP Momenti

Drita eliminohet nga Interi i Andorrës

August 28, 2026
“InfoNata” 27.08.2026
TOP Momenti

“InfoNata” 27.08.2026

August 28, 2026
Politikani shqiptar në SHBA: Kosova ka nevojë për institucione stabile, Serbia e Republika Srpska lobojnë fuqishëm
TOP Momenti

Politikani shqiptar në SHBA: Kosova ka nevojë për institucione stabile, Serbia e Republika Srpska lobojnë fuqishëm

August 28, 2026
Gashi: S’ka besim mes LVV-së e LDK-së për president konsensual
TOP Momenti

Gashi: S’ka besim mes LVV-së e LDK-së për president konsensual

August 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?