By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​Begaj për protestën: Shqetësimet në mënyrë paqësore, e drejta për t’u shprehur- vlerë e mbrojtur
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​Begaj për protestën: Shqetësimet në mënyrë paqësore, e drejta për t’u shprehur- vlerë e mbrojtur
TOP Momenti

​Begaj për protestën: Shqetësimet në mënyrë paqësore, e drejta për t’u shprehur- vlerë e mbrojtur

Momenti
Published: June 24, 2026

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka reaguar për protestën qytetare, duke deklaruar se po shprehin shqetësimet e tyre në mënyrë paqësore.

Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se “e drejta për t’u shprehur në pajtim me Kushtetutën është vlerë e mbrojtur”.

Your browser does not support the video tag.

“Kam kënaqësinë e veçantë të jem sot mes jush në këtë përvjetor jubilar, përvjetor që shënon një shekull nga krijimi i Prefekturës së Tiranës, një shtyllë e rëndësishme që ka shoqëruar dhe dëshmuar rritjen e shtetit shqiptar në epoka të ndryshme të historisë sonë moderne.

Njëqind vjet histori për një institucion do të thotë një shekull përgjegjësi, përkushtim, sfida të mëdha dhe transformime të thella.

Është një rrugëtim gjatë të cilit Shqipëria ka kaluar nga hedhja e themeleve të administratës shtetërore, përmes stuhive të kohërave të trazuara, e deri te konsolidimi i vlerave demokratike dhe rruga e pakthyeshme drejt integrimit europian.

Krijimi i Prefekturës së Tiranës në vitin 1926 përkoi me një vullnet të madh kombëtar për modernizimin e vendit dhe forcimin e autoritetit të ligjit. Që prej asaj kohe, ky institucion ka shërbyer si një urë lidhëse e pacënueshme midis qeverisjes qendrore dhe komuniteteve vendore, duke garantuar stabilitet, rend dhe zhvillim.

Nëse Tirana e vitit 1926 ishte një kryeqytet i ri, me ambicie të mëdha, por me mundësi modeste, Tirana e sotme është krejt tjetër gjë. Ajo është zemra politike, ekonomike dhe kulturore e kombit, një metropol dinamik që reflekton energjinë, transformimin dhe aspiratat e Shqipërisë së shekullit të 21-të.

Në këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm, Prefektura ka qenë aty: pranë qytetarëve në ditë zhvillimi e prosperiteti, por edhe në momentet më të vështira të krizave apo fatkeqësive natyrore, duke mishëruar në çdo hap seriozitetin dhe vazhdimësinë e shtetit.

Përvjetorë të tillë janë para së gjithash, një ftesë për të nderuar kujtesën dhe kontributin. Ndaj, dëshiroj të shpreh mirënjohjen më të thellë për të gjithë ata që shërbyen këtu ndër vite: prefektët, nëpunësit dhe punonjësit e thjeshtë të administratës. Me profesionalizmin dhe integritetin e tyre, ata ndërtuan traditën shtet-formuese që ne e gëzojmë edhe sot.

Ky jubile nuk na fton vetëm të kthejmë kokën pas. Ai na kërkon të shohim me përgjegjësi drejt së ardhmes. Ky aktivitet zhvillohet në një moment kur qytetarë po shprehin publikisht shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre në mënyrë paqësore. Në respekt të pozicionit kushtetues, neutralitetit kushtetues, mund të theksoj se e drejta për t’u shprehur dhe për të marrë pjesë në jetën publike është një vlerë e mbrojtur nga Kushtetuta, e cila duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Konsolidimi i demokracisë dhe zhvillimi i qëndrueshëm i vendit mbështeten në angazhimin e përbashkët të qytetarëve dhe institucioneve për të vepruar në përputhje me Kushtetutën dhe interesin kombëtar dhe atë publik. Korniza kushtetuese, së bashku me rregullat e shtetit ligjor dhe demokracisë përbëjnë garancinë kryesore për funksionimin e drejtë të shoqërisë.

Si President i Republikës, mbetem i përkushtuar në mbrojtje të Kushtetutës, të të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, si dhe në nxitjen e një klime bashkëpunimi dhe dialogu që i shërben interesit kombëtar dhe publik, të ardhmes evropiane dhe përkatësisë dhe vlerave Euroatlantike të vendit.

Të nderuar pjesëmarrës, Ky jubile na fton të mendojmë për rëndësinë që administrata publike ka për qytetarët.

Të kërkojmë më shumë nga vetja! Të kërkojmë më shumë dhe nga njerëzit e shërbimit publik. Të rrisim cilësinë, sepse duke rritur cilësinë të forcojmë besimin!”, tha Begaj.

You Might Also Like

A bartin përgjegjësi penale qeveritarët në detyrë për mbajtjen e dy funksioneve?
Kelmendi: Riza Salihu kishte urdhëruar vrasjen e Jusuf Gërvallës
Kelmendi: Katër vendimmarrës vendosën që guerilja të quhej UÇK
Tensione në ditën e 89-të të protestës në Shqipëri, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn
Aksident tragjik në Lezhë, makina përplas fëmijën me monopatinë, humb jetën 12-vjeçari

LEXO GJITHASHTU

Haradinaj: Kurti po kërkon një “viktimë” për krizën politike, LDK-ja po bie në kurth
Haradinaj: Kurti po kërkon një “viktimë” për krizën politike, LDK-ja po bie në kurth
Lajme
Franca lehtëson rregullat e rrepta të prodhimit të djathit pas thatësirës së zgjatur
Franca lehtëson rregullat e rrepta të prodhimit të djathit pas thatësirës së zgjatur
Lajme
Të diplomuarit në universitetet zvicerane po përballen me vështirësi më të mëdha për të gjetur punë
Të diplomuarit në universitetet zvicerane po përballen me vështirësi më të mëdha për të gjetur punë
Lajme
“Ekziston një incizim 2-orësh”, Haradinaj: Sheholli dëshmoi kundër meje dhe Thaçit në UDB
“Ekziston një incizim 2-orësh”, Haradinaj: Sheholli dëshmoi kundër meje dhe Thaçit në UDB
Lajme
Haradinaj për verdiktin e 16 shtatorit: Pritjet e mia janë gjithmonë pafajësia e tyre
Haradinaj për verdiktin e 16 shtatorit: Pritjet e mia janë gjithmonë pafajësia e tyre
Lajme

You Might Also Like

Negociata të “vështira” për emrin e presidentit, a do të ketë marrëveshje LVV-LDK?
TOP Momenti

Negociata të “vështira” për emrin e presidentit, a do të ketë marrëveshje LVV-LDK?

August 27, 2026
Vdes 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë në Malishevë
TOP Momenti

Vdes 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë në Malishevë

August 27, 2026
Bajrami: Nuk ka para të mjaftueshme për libra, por për zgjedhje nga 100 euro për votë i keni të sigurta
TOP Momenti

Bajrami: Nuk ka para të mjaftueshme për libra, por për zgjedhje nga 100 euro për votë i keni të sigurta

August 27, 2026
Nga 60 deri në 100 euro, ekzekutohen mjetet financiare për tekstet shkollore
TOP Momenti

Nga 60 deri në 100 euro, ekzekutohen mjetet financiare për tekstet shkollore

August 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?