By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kontrolle në bizneset pranë shkollave për shitjen e cigareve elektronike te të miturit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kontrolle në bizneset pranë shkollave për shitjen e cigareve elektronike te të miturit
Lajme

Kontrolle në bizneset pranë shkollave për shitjen e cigareve elektronike te të miturit

Momenti
Published: June 24, 2026

Inspektorati Qendror i Tregut (IQMT), në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), ka intensifikuar aksionet inspektuese për parandalimin dhe luftimin e shitjes ilegale të cigareve elektronike te personat e mitur.

Sipas njoftimit të MINTI-t, gjatë pjesës së parë të muajit qershor 2026, inspektimet janë fokusuar kryesisht në bizneset që operojnë në afërsi të shkollave dhe që merren me shitjen e cigareve elektronike.

Kontrollet janë zhvilluar në komunat e Prishtinës, Prizrenit, Gjilanit, Vushtrrisë, Ferizajt dhe Vitisë, ku inspektorët kanë verifikuar zbatimin e Ligjit Nr. 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit, në veçanti dispozitat që lidhen me shitjen e produkteve të duhanit dhe produkteve të ngjashme.

Your browser does not support the video tag.

MINTI bëri të ditur se shkeljet e evidentuara gjatë këtyre inspektimeve janë në procedurë trajtimi dhe do të ndiqen në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Ndërkaq, Inspektorati Qendror i Tregut ka paralajmëruar se do të vazhdojë me aktivitete të ngjashme inspektuese në të gjithë territorin e Kosovës.

Your browser does not support the video tag.

“MINTI mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e shëndetit publik, veçanërisht të të rinjve, si dhe në zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit, duke vendosur theks të veçantë në mbrojtjen e të miturve nga qasja në produkte që mund të cenojnë mirëqenien e tyre”, thuhet në njoftim.

source

You Might Also Like

Mural në Mitrovicën e Veriut: Personat e angazhuar nga Komuna përfundojnë në Polici
Lista Serbe mobilizon punëtorët e Institucioneve paralele për të shkuar në tubimin e Vuçiçit në Beograd me 27 qershor
Qeveria ndan mbi 1.1 milion € për rrugë në katër komuna, në tri qeveris Vetëvendosje
Valë ekstreme të nxehti në Francë, dhjetëra mijëra shtëpi pa energji elektrike
Më 1 korrik intervistohen pesë kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit

You Might Also Like

LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri
Lajme

LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri

June 24, 2026
Lekaj: AAK s’bëhet “patericë” e Kurtit, nuk hyn në qeveri me VV-në
Lajme

Lekaj: AAK s’bëhet “patericë” e Kurtit, nuk hyn në qeveri me VV-në

June 24, 2026
LDK-ja në “krizë identitare opozitare”
Lajme

LDK-ja në “krizë identitare opozitare”

June 24, 2026
Haziri thotë se Vjosa Osmani mbetet i vetmi nominim i LDK-së për presidente
Lajme

Haziri thotë se Vjosa Osmani mbetet i vetmi nominim i LDK-së për presidente

June 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?