By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kurti: Arrestimi i të dyshuarve për Masakrën e Reçakut hap një kapitull të vonuar të drejtësisë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kurti: Arrestimi i të dyshuarve për Masakrën e Reçakut hap një kapitull të vonuar të drejtësisë
TOP Momenti

Kurti: Arrestimi i të dyshuarve për Masakrën e Reçakut hap një kapitull të vonuar të drejtësisë

Momenti
Published: June 24, 2026

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë komentoi arrestimin e pesë pjesëtarëve të Policisë së Serbisë të dyshuar për përfshirje në Masakrën e Reçakut, duke vlerësuar punën e institucioneve të sigurisë, por njëkohësisht duke kritikuar mungesën e veprimeve për më shumë se dy dekada lidhur me këtë rast.

Kurti tha se arrestimet e fundit janë rezultat i një hetimi gjashtëmujor dhe meritojnë vlerësim, por theksoi se është shqetësues fakti që për vite të tëra nuk është ndërmarrë asnjë veprim konkret për zbardhjen e rastit.

Your browser does not support the video tag.

“Afër 27 vjet e gjysmë pas Masakrës së Reçakut janë arrestuar pesë pjesëtarë të Policisë së Serbisë. Derisa në njërën anë e përgëzojmë Policinë për arrestimin e të dyshuarve pas një hetimi gjashtëmujor, nuk mund të mos vëmë në dukje faktin se deri në vitin 2020 askush nuk është marrë me këtë rast”, deklaroi ai, përcjell Telegrafi.

Sipas kryeministrit në detyrë, ndër mijëra lëndët e trashëguara nga EULEX, asnjëra nuk kishte të bënte me Masakrën e Reçakut, gjë që sipas tij dëshmon mungesën e përpjekjeve për të sjellë drejtësi për viktimat.

Your browser does not support the video tag.

“Rrjedhimisht, nga mijëra lëndë të trashëguara nga EULEX-i, asnjëra nuk ishte për Masakrën e Reçakut. Në njërën anë kemi arrestim pas gjashtë muajsh hetim, e në anën tjetër kemi më shumë se dy dekada dështim apo kurrfarë përpjekjesh për ndjekjen e përgjegjësve dhe zero angazhim për drejtësi lidhur me këtë rast”, u shpreh Kurti.

Ai paralajmëroi se kalimi i kohës po e vështirëson procesin e drejtësisë, pasi shumë dëshmitarë të ngjarjeve të luftës po plaken, ndërsa disa prej tyre kanë ndërruar jetë.

“Derisa po i afrohemi tri dekadave të plota nga lufta e fundit, dëshmitarët po plaken dhe jo pak prej tyre edhe kanë vdekur. Andaj është e domosdoshme që hetimet dhe gjykimet për krimet e kryera gjatë luftës të marrin hov dhe ritëm të shtuar”, tha ai.

Në fund, Kurti ritheksoi gatishmërinë e Qeverisë për të mbështetur institucionet e drejtësisë në trajtimin e krimeve të luftës. /Telegrafi/

You Might Also Like

Policia Financiare: Kallëzime penale ndaj inxhinierëve mbikëqyrës dhe kompanive, kanë përfituar mbi 50 milionë denarë në mënyrë të paligjshme
Janevska: Asnjë mësues nuk do të pushohet nga puna, po rrisim cilësinë e arsimit
​Barbano: Situata në veri e qetë, por e brishtë – angazhimet e qeverisë në dialog kanë parandaluar incidente
GAP: Numri i të angazhuarve me kontrata për shërbime të veçanta në komuna u rrit për rreth 40 për qind brenda një viti
​Haradinaj: Duhet ta ulim Kurtin nën 40% që të mos e zbatojë agjendën e tij të dëmshme

You Might Also Like

MPJ ka kërkuar shpjegim dhe hetim nga autoritetet në Sofje në lidhje me publikimin e notës për udhëtimin e familjes Mickoski
TOP Momenti

MPJ ka kërkuar shpjegim dhe hetim nga autoritetet në Sofje në lidhje me publikimin e notës për udhëtimin e familjes Mickoski

June 24, 2026
Përparim Rama për kryetar të LDK-së? Kërçeli: Fenomen që meriton të hyjë në librat e politikës botërore
TOP Momenti

Përparim Rama për kryetar të LDK-së? Kërçeli: Fenomen që meriton të hyjë në librat e politikës botërore

June 24, 2026
Pesë AK47, një M12 – Policia gjen arsenal armësh në dy valixhe në Podujevë, planifikohej dërgimi në Gjermani
TOP Momenti

Pesë AK47, një M12 – Policia gjen arsenal armësh në dy valixhe në Podujevë, planifikohej dërgimi në Gjermani

June 24, 2026
Micevski: Trotinetët elektrikë do të mund të ngasin persona mbi 18 vjeç, shpejtësia e lejuar deri 20 km/h
TOP Momenti

Micevski: Trotinetët elektrikë do të mund të ngasin persona mbi 18 vjeç, shpejtësia e lejuar deri 20 km/h

June 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?