By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Çka tha Hashim Thaçi
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Lajme

Çka tha Hashim Thaçi

Momenti
SHARE

Intervista e fundit e Hashim Thaçit prej Hagës nuk ishte veç intervistë. Ishte ni britmë prej ni njeriu që po mundohet me ia rikujtu Europës çka ka thanë dje, e çka po bon sot. Dyftyrësinë e saj.

Problemi ma i madh i këtij procesi nuk osht veç juridik. Problemi osht hipokrizia.

Europa sot flet për drejtësi universale, për standarde, për barazi para ligjit, për moral politik. Po e njëjta Europë, kur vjen puna te Kosova, sillet sikur historia fillon vetëm aty ku i konvenon asaj. Sikur krejt dhuna, krejt terrori, krejt spastrimet etnike, krejt masakrat, janë ni parathanie e lodhshme para ‘thelbit juridik’ që tash duhet me u trajtu.

E ky osht edhe momenti ku shumë njerëz në Kosovë e kanë humb besimin te sinqeriteti europian.

Qysh ka mundësi me fol për ‘përgjegjësi individuale’, kur vetë aktakuza përdor cilësimin ‘ndërmarrje e përbashkët kriminale’? Qysh mundesh me thanë se nuk po gjykohet UÇK-ja, kur në bankën e të akuzumve i ke figurat kryesore politike e ushtarake të luftës? Kujt po don me ia shitë këtë neutralitet juridik?

Kjo nuk osht veç gjuhë juridike. Kjo prodhon histori. Kjo prodhon narrativë. Kjo prodhon memorie kolektive.

Edhe Europa këtë e din shumë mirë.

Po puna osht se Europa gjithmonë ka pas problem m’i apliku në vete standardet që ua kërkon tjerëve. Gjithmonë.

Kur shtetet e fuqishme burgosin, torturojnë, zhdukin njerëz, atëherë papritmas drejtësia bohet fleksibile, diplomatike, strategjike.

Po kur vjen puna te kombet e vogla, aty morali aktivizohet menjëherë.

A e kish pranu Franca m’u gjyku rezistenca franceze e Luftës së Dytë Botërore me logjikën e ‘ndërmarrjes së përbashkët kriminale’? A kish pranu Britania m’u ulë në bankën e të akuzumve krejt udhëheqja e saj ushtarake e ‘historisë’? A kish pranu Amerika ndonjëherë ni tribunal ndërkombëtar real për Irakun, Guantanamon apo bombardimet civile?

Sepse fuqia politike gjithmonë po e kontrollon kufinin e drejtësisë.

Edhe k’tu osht problemi i madh që Thaçi mundohej m’e vizatu pa e thanë drejtpërdrejt: ky proces nuk po zhvillohet në vakum juridik. Ky proces osht produkt gjeopolitik.

Perëndimi e deshti UÇK-në kur ju duhej për me e ndal Sllobodan Millosheviq. E njejta botë sot mundohet m’u paraqit si arbitër krejt neutral, sikur historia fillon në momentin kur shqiptarët kanë marrë armën.

Kjo osht ajo që i lëndon njerëzit në Kosovë. Jo ideja që dikush mundet me u gjyku.
Po ideja që po tentohet m’u kriju ni barazi morale mes ni populli që luftoi për mos me u zhdukë dhe aparatit shtetnor që e kreu spastrimin etnik.

Edhe këtu fillon neveria dhe revolta.

Njerëzit nuk janë budallë. E shohin që gjuha e ‘vlerave europiane’ shumë shpesh përdoret si dekor moral për interesa strategjike. Kur ju konvenon flasin për të drejta të njeriut. Kur nuk ju konvenon flasin për stabilitet. Kur ju konvenon flasin për ligj. Kur nuk ju konvenon flasin për realizëm politik.

Për ma shumë, shumëkush në Kosovë e sheh krejt këtë proces si shembull të abuzimit të bashkësisë ndërkombëtare me pushtetin e saj superior, që prej paslufte.

Janë zhvillu gjyqe absurde ku në disa raste osht fol për krime edhe kur ka mungu trupi apo identiteti i plotë i viktimës, e megjithatë janë dhanë verdikte dënuese. Kjo ka kriju bindjen se në disa procese nuk ka mjaftu prova e pakontestueshme, por ka mjaftu klima politike dhe nevoja për me prodhu ni narrativë të caktume historike.

Edhe ma i randë osht perceptimi se rreth këtyne proceseve osht ndërtu ni ‘industri’ (skemë) e tanë financiare. Miliona euro të shpenzume në emër të drejtësisë ndërkombëtare, procese të stërzgjatuna pafund, presion medial e politik, rrjedhje selektive, izolime të gjata dhe haraçe për verdikte. Krejt kjo për shumë njerëz e ka çu drejtësinë në ni nivel që nganjëherë duket ma afër logjikës mafioze të shantazhit sesa standardit të paanshëm juridik.

Edhe k’tu lind ni pyetje që shumëkush nuk guxon m’e ba hapun: a duhet bashkësia ndërkombëtare vetë me u përballë me ni gjyq për abuzimet e stafit të saj me pushtetin, me paret dhe me ndikimin politik? A duhet me ekzistu ni mekanizëm n’Kosovë që i heton ata që pretendojnë se po sjellin drejtësi? Apo bashkësia ndërkombëtare e konsideron veten autoritetin e fundëm, pa përgjegjësi ndaj kujt, veç para Zoti?

E krejt kjo e ka prodhu ni cinizëm të madh në Kosovë ndaj Europës.

Intervista e Thaçit, në thelb, ishte pikërisht kjo: ni përpjekje me ia thanë Europës se problemi nuk osht vetëm çka po i ndodh atij/atyre. Problemi osht çka po tregon Europa për vetveten përmes këtij procesi.

Sepse drejtësia që përdoret me standarde të ndryshme nuk perceptohet ma si drejtësi.

Perceptohet si pushtet i pastër politik.

You Might Also Like

“Kapeni hajnin”
Abdixhiku: Kosova për herë të parë ka ushtrues detyre në tri pozitat kryesore shtetërore
Nuk ka fitues në ‘Anfield’, Liverpooli dhe Chelsea ndajnë pikët
Erdogan riafirmon mbështetjen e Turqisë për Emiratet e Bashkuara Arabe mes tensioneve rajonale
Posta shënon 70-vjetorin e pullës “Europa” me emision të ri filatelik
Share This Article
Facebook Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
FacebookLike
XFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Popular News
Trepça-Bashkimi në sytë e dy legjendave: Artan Mehmeti dhe Bledar Gjeqaj analizojnë finalen e madhe
Lajme

Trepça-Bashkimi në sytë e dy legjendave: Artan Mehmeti dhe Bledar Gjeqaj analizojnë finalen e madhe

Momenti
Momenti
May 9, 2026
Abdixhiku: Kosova për herë të parë ka ushtrues detyre në tri pozitat kryesore shtetërore
Muaji prill në rajonin e Ferizajt: 141 aksidente me 82 të lënduar, rreth 6 mijë gjoba të shqiptuara
S’ishte në Këshill, Hoti flet për kandidaturën e tij për deputet, në reagim adreson edhe ngjarjen e sotme në LDK
Nuk mori pjesë në mbledhjen e Këshillit, Hoti: Emrat vijnë e shkojnë, por LDK mbetet shtëpia politike e brezave që besojnë në demokraci
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Categories

  • ES Money
  • U.K News
  • The Escapist
  • Insider
  • Science
  • Technology
  • LifeStyle
  • Marketing

About US

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.
Quick Link
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?