Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar gjendjen institucionale në Kosovë, duke thënë se vendi po udhëhiqet nga ushtrues detyre në pozitat kryesore shtetërore.
Abdixhiku, gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë, tha se zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe ushtrimi i funksioneve me mandat të përkohshëm janë normalizuar në skenën politike të vendit.
“Pra jemi në fazën ku të shkosh në zgjedhjet jashtëzakonshme është krejt e zakonshme. Ku të qenurit në pozitë atë ushtruesit të detyrës nuk shihet më si problem substancial demokratik në Kosovë, por si pjesë normale e jetës kusinore institucionale. Siç thotë edhe vetë kundërshtari im politik, në një normalizim që tashmë tingëllon si vetëdije e re politike, unë mbetem si ushtrues detyre ama. Thuajse s’ka asgjë të parregullt me këtë konstatim. Por për Kosovën, gjendja e tanishme nuk ka qenë më rëndë se të ketë ushtrues detyre në çdo pozicion institucional. Ky ushtrues detyre nuk ka rëndësi tashmë është kryeministër, është kryetar kuvendi, a është president apo edhe trishtueshëm të tria të bashkërisht. Siç jemi sot për herë të parë në historinë politike të Republikës së Kosovës. Merreni me mend Kosova sot ka ushtrues detyre të kryetarit të kuvendit që ushtron detyrën e ushtruesit të presidentit të republikës”, tha ai.
Abdixhiku, mes tjerash, u shpreh se LDK-ja ishte angazhuar në diskutimet për zgjedhjen e presidentit me qëllim shmangien e krizës institucionale dhe ruajtjen e stabilitetit politik.


